Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë vijojnë qëndresën: Shqipëri e re
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
Dyshohet se i përket Eglant Koçit/ Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë 18 Qershor, 18:11 Gjetja e trupit...
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
Programi i trajnimit "Raportimi efektiv mbi procesin e integrimit në BE" u zhvillua në dy faza.
TIRANË- Gazetarët shqiptarë certifikohen për raportimin efektiv mbi procesin e integrimit në BE Njëzet gazetarë që mbulojnë çështjet politike, të integrimit, institucionet dhe zhvillimet socio-ekonomike në Shqipëri, së bashku me një përfaqësues të Agjencisë së Medias dhe Informimit, u certifikuan në Kolegjin e Evropës në Tiranë, duke shënuar përmbylljen e programit të trajnimit "Raportimi efektiv mbi procesin e integrimit në BE".
"Procesi i anëtarësimit nuk është thjesht diçka që kryhet mes teknokratëve – ai është në thelb një proces transformues," tha Ambasadori i BE-së.
"Që qytetarët të kuptojnë se çfarë qëndron pas reformave, dhe që t'i ndiejnë këto reforma si të vetat, nevojitet informacioni. Pikërisht për këtë, gazetarët janë ndërtuesit e urave: ju mund të kontribuoni në një kuptim më të mirë nga qytetarët e zakonshëm se për çfarë bëhet fjalë në të gjithë këtë proces."
Anëtarësimi në BE nuk është vetëm një proces teknik dhe politik, por një transformim i gjerë institucional dhe shoqëror. Qytetarët kanë të drejtë të kuptojnë se çfarë do të thotë ai për jetën e tyre të përditshme: në punësim, sigurinë ushqimore, mjedisin, drejtësinë dhe mundësitë, ndërsa gazetarët janë ura lidhëse mes tryezës së negociatave dhe publikut.
Programi u zhvillua nga Kolegji i Evropës në kuadër të Projektit për Mbështetjen e Integrimit në BE (EUIS), i zbatuar nga DAI, Abkons dhe WeGlobal, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Në ceremoninë e certifikimit mori pjesë Ambasadori i BE-së në Shqipëri, i cili përgëzoi pjesëmarrësit dhe theksoi rolin e gazetarisë së informuar dhe të pavarur në ruajtjen e mbështetjes publike për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Programi i trajnimit "Raportimi efektiv mbi procesin e integrimit në BE" u zhvillua në dy faza.
Faza e parë u zhvillua në 3 dhe 5 mars 2026 në Tiranë, gjatë së cilës pjesëmarrësit thelluan njohuritë e tyre mbi kuadrin institucional të Bashkimit Evropian, proceset vendimmarrëse, strukturën e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe organizimin e grupkapitujve të negociatave, me vëmendje të veçantë ndaj Planit të Rritjes së BE-së dhe bashkëpunimit rajonal në procesin e zgjerimit.
Faza e dytë e programit, e zhvilluar më 9–10 qershor në Durrës, iu kushtua zbatimit praktik dhe përvojës së drejtpërdrejtë të anëtarësimit. Gjatë dy ditëve intensive, pjesëmarrësit shqyrtuan mënyrën se si të interpretojnë raportet dhe kriteret matëse të BE-së, përmbajtjen e grupkapitujve kryesorë të negociatave, përafrimin e legjislacionit shqiptar me acquis të BE-së, si dhe çështje që kanë të bëjnë me dezinformimin dhe narrativat anti-BE. Gjatë fazës së dytë gazetarët patën mundësi të mësonin nga përvoja kroate e anëtarësimit dhe qasjes së medias në këtë proces.
Duke iu referuar kësaj çështjeje, Ambasadori theksoi përgjegjësinë që mbartin pjesëmarrësit: "Qasja në informacion të verifikuar dhe të paanshëm është jashtëzakonisht e rëndësishme për shoqëritë tona demokratike. Ju duhet ta shihni veten si një nga shtyllat e shoqërive demokratike sot."
Ambasadori kujtoi gjithashtu se një mjedis i lirë dhe i pavarur mediatik qëndron në thelb të procesit të anëtarësimit. "Liria e medias dhe liria e shprehjes janë vlera thelbësore të procesit të anëtarësimit," vuri ai në dukje, "dhe ne dëshirojmë që ky proces të jetë sa më transparent dhe gjithëpërfshirës."
Programi u mbyll në Tiranë me 16 Qershor 2026 me një ceremoni shpërndarjeje të certifikatave dhe me shkëmbime me ekipin e Komunikimit të Parlamentit Evropian, Delegacionin e BE-së në Shqipëri, Kolegjin e Evropës dhe përfaqësues të projektit EUIS./Dosja.al
Eglant Koçi TIRANË- Trupi i të riut Eglant Koçi, i cili ishte zhdukur dy javë më parë është gjetur&nb...
Pëllumb Gjoka TIRANË- GJKKO ka dhënë vendimin dhe ka dënuar me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka, në kuadë...
Foto ilustruse VLORA- Një incident i rrezikshëm është regjistruar ditën e sotme në bregdetin e Vlorës, ku një ...
TIRANË- Erjon Rama, një nga personat e akuzuar si pjesë e grupit kriminal të Luçiano Kuçekut është vetëd...
FUSH ARRËZ- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur në Fushë Arrëz, ku një çiftin e...
pamjet ELBASAN- Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik. Bëhet me ...
AMP KORÇË- Agjencia e Mbikëqyrjes Polico ka dhënë detaje pak orë pas operacionit të SPAK dhe BKH në qarkun e Kor&...
SPAK DEVOLL- SPAK ka "zbarkuar" këtë të enjte në Devoll, ku ka zhvilluar kontrollle në banesa e Devi Agos, ish-punonjës i AM...
pamjet TIRANË- Një operacion i gjerë policor i koduar “Tjetërsimi” ka çuar në goditjen e një skeme t&...
pamjet TIRANË- Sot mbahet protesta e 19 ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeveris&eum...