17 Shkurt 2023, 20:26
Nga k.m.
Intervista
“Ishte një traumë një shkatërrim i madh,”- kështu e nis rrëfimin për Euronews Albania, Nebi Muçaj, drejtor i qendrës vullnetare të Emergjencave Civile pas kthimit nga Malatia, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 6 shkurtit që goditi Turqinë jugore.
Për 7 ditë së bashku me Shkëlzenin, Bujarin dhe të tjerë anëtarë të qendrës vullnetare të Emergjencave Civile shqiptare, ata kërkuan nën rrënoja. Ishin në kërkim të jetës, por fati deshi të gjenin vetëm viktima. e këto momente i kanë ende në mendje.
“Gjetëm vetëm viktima… jam vrarë shpirtërisht kur gjetëm babë e bir që i kishte hedhur krahun; i ati mbi të, fëmija nën të. Atëherë e kam humbur, kam qarë, më kanë ndihmuar ushtarët turq, nuk durova dot më,”- tregon Bujar Rrapo, pjesë e ekipit të vullnetarëve.
“Ishte shumë e dhimbshme që mos t’iu japësh një shpresë se njerëzit mund tua nxjerrësh të gjallë, por ishte e pamundur,”- rrëfen Shkëlzen Shatri, pjesë e ekipit të vullnetarëve në Malatia.
Shpresa nuk shuhej. Dhe çdo ditë niste me lutjet për jetën.
“Njerëz që rrinin në heshtje, duke gërmuar në këto rrënojë ku shpresa ishte: ishalla këtu do gjejmë një jetë,”- thotë Muçaj.
Misioni në Malatia u mbyll, por për vullnetarët që shërbyen morën me vete dhimbjen.
“Jam kthyer me një zemër të thyer; gjysmën e dhimbjes e kam lënë në Turqi e gjysmën e kam marrë me vetë,”- shprehet Nebi Muçaj, drejtor i qendrës vullnetare të Emergjencave Civile.
Në Malatia u shkatërruan 280 ndërtesa 5-katëshe dhe u regjistruan qindra viktima./Euronews
malatia termet ne turqi
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 20:15
k.m.
Foto ilustruese
Alma Spathara, drejtuesja e një biznesi guide turistike, është e detyruar ta shmangë pjesën juglindore të mal...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 20:14
A.B
Policia
ITALI- Arrestohet shqiptari në Perugia. 27-vjeçari akuzohet për trafik droge. Policia e ndaloi shqiptarin në parkingun e ish-...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 19:58
A.B
Në Tiranë, mediat hasin të njëjtat vështirësi, presione politike dhe censurë edhe kur raportojnë mbi ecurinë e in...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 19:28
A.B
Foto ilustruese
ITALI- Gramoz dhe Klaudian Karina janë dy vëllezërit shqiptarë që përfunduan në burg në Itali. Ato ...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 19:16
a.l
Ksamil
Shqipëria është renditur sërish në listën e destinacioneve më të mira për t'u vizituar në Evrop&eu...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 19:13
A.B
Taksist
SHKODËR- Ditën e sotme, taksistët e liçensuar dolën në protestë pasi sipas tyre informaliteti po i dëmton...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 19:05
A.B
Evis Kushi
TIRANË- Të diplomuarit në një fushë të ngjashme ose të përafërt me fushën e mësuesisë...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 19:00
k.m.
Foto ilustruese
Institucionet e ngarkuara me monitorimin e zonave të mbrojtura përreth Tiranës kanë shfaqur mangësi dhe për r...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 18:54
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije të dhënat më të fundit lidhur me pandemi...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 17:57
A.B
Ambulance
MALIQ- Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë. Policia bën të ditur se personi me inicialet H.B, në gjendje të ...