LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata mori vendim të formës së prerë, Kadastra nuk i regjistron pronën e qytetares

Gjykata e Beratit e më pas ajo e Apelit Vlorë, urdhërojnë Bashkinë e Kuçovës dhe Kadastrën e Kuçovës që të njohin 5 trashëgimtarët si pronarë të një apartamenti 2+1 në fshatin Perondi.

29 Dhjetor 2022, 22:17 Nga DOSJA
Gjykata mori vendim të formës së prerë, Kadastra nuk i
Emisioni i STOP

TIRANË- Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan është ankuar Teuta Gjolena. Pas ndarjes nga jeta të kryefamiljarit, familja e saj iu drejtua Kadastrës që të bëhej njohja e tyre si trashëgimtarë pasi nuk kishin një dokument pronësie. Shtëpia është banuar që nga vitet ‘80. Gjykata e Beratit e më pas ajo e Apelit Vlorë, urdhërojnë Bashkinë e Kuçovës dhe Kadastrën e Kuçovës që të njohin 5 trashëgimtarët si pronarë të një apartamenti 2+1 në fshatin Perondi. Kadastra shprehet se nuk mund të bëhet regjistrimi sepse bashkia si palë e paditur nuk është pronare e kësaj banese. Ndërkohë në regjistrat e Kadastrës, “Stop” shikoi emrin e kryefamiljarit të ndjerë. Këto banesa janë përftuar nga ish-ndërmarrjet e aviacionit para shumë viteve.

Juristi i Kadastrës Kuçovë: Bashkia aktualisht nga kartelat e pasurisë nuk figuron që të jetë pronare e kësaj pasurie, nga e cila palët kërkojnë njohjen e pronësisë. Pasuria që kërkohet që të bëhet regjistrimi, duhet të jetë e regjistruar më parë!

Denoncuesja: Kush e ka regjistruar më përpara këtë pasuri? E ke parë ti në Kadastër?

Juristi i Kadastrës Kuçovë: Nuk ka asnjë dokument se mbi bazën e kujt është bërë ky regjistrim. Ky është bërë mbi bazën e librit të Kadastrave.

Denoncuesja: Ja, “Shaban Gjolena”, babai im!

Juristi i Kadastrës Kuçovë: Është libri i ngastrave…

Denoncuesja: Kështu që figuroj këtu, kështu që duhet ta regjistrojnë direkt!

Denoncuesja: Më gjej rrugën e drejtë dhe hajde ta mbyllim për dy ditë regjistrimin e shtëpisë! Futu në arkivën tënde, kush e ka pasur atë banesë, në filan pallat!

Juristi i Kadastrës Kuçovë: Nuk e ka pasur, se nuk është e regjistruar.

Denoncuesja: Po si? Unë paguaj tatimet, unë paguaj ujin, dritat, paguaj për banesën, paguaj për tokën. Toka, pse më njihet mua?

Gazetari: Gjykata, kjo është lëshuar në 24 Prill 2022 , drejtuar Zyrës së Regjistrimit… Atëherë, në qoftë se ka lajthitur Gjykata, ka lajthitur Gjykata.

Denoncuesja: Më thuaj rrugën, që duhet të ndjek? Ku është e shkruar?

Juristi i Kadastrës Kuçovë: Unë bëj regjistrimin e akteve.

Denoncuesja: Po si të lihem unë, në rrugë të madhe, se nuk po e kuptoj?

Juristi i Kadastrës Kuçovë: Do bëhet shtjellimi i të gjithë problematikës, nga A tek Zh, i gjithë dokumentacioni dhe do i kërkojmë vendim, se si duhet të veprojmë.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Kuçovë nuk e merr fare parasysh vendimin e formës së prerë të Gjykatës. Procese të tëra gjyqësore të realizuara ndër vite dhe në këtë mënyrë, emisioni investigativ “Stop” i drejtohet Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Tiranë ku nëpërmjet kërkesës për informacion, i kërkohet që pas verifikimit dhe shqyrtimit të kësaj ankese, familjes Gjolena t’i jepet një zgjidhje sa më parë.

Drejtoria është treguar shumë bashkëpunuese me emisionin “Stop”. Vetë Kadastra Qendrore i është drejtuar me një kërkesë të posaçme. Kërkohet nga Kadastra Qendrore që të merren masat nga ana e Kadastrës së Kuçovës duke informuar subjektin e interesuar brenda 3 ditëve nga marrja në dijeni e kësaj shkrese.

Ndërkohë pas disa muajsh pa një zgjidhje për problemin, gazetari i emsionit “Stop” së bashku me denoncuesen i janë drejtuar sërish Kadastrës Kuçovë.

Gazetari: Nuk dihen ende se sa muaj të tjera apo vite do t’i duhen Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Kuçovë për t’i dhënë zgjidhje një problem që është i zgjidhshëm.

Denoncuesja: Vazhdohet akoma, dërgohen letra në zyrën qëndrore në Tiranë, kthehen përgjigje, dërgohet përsëri letër dhe asnjëherë nuk merret një vendim.

Denoncuesja Teuta Gjolena ka pasur një takim me juristin e Kadastrës, ku i ka bërë të ditur edhe njëherë problemin.

Teuta Gjolena, denoncuese: Nuk jam njohur akoma. I kam shkruar disa herë (drejtorit) më thotë se do të të kthej përgjigje, me atë po merrem. Dje më thane se do të të kthej përgjigje sot, sot më thanë përsëri që me atë po merremi dhe akoma asnjë lloj përgjigje. Thjesht më shmangin.

Juristi i Kadastrës: Në referim të kësaj shkrese, i është drejtuar projekt-urdhri, i cili miratohet nga Drejtoria e Përgjithshme, mbi refuzimin e kërkesës për refuzim, për të njëjtat arsye që kemi folur edhe herën e kaluar. Sepse unë nuk po them që vendimi i gjykatës është i drejtë ose është i padrejtë. Kjo nuk më takon mua!

Gazetari: Ju po bëni interpretimin.

Juristi i Kadastrës: Jo, jo, absolutisht!

Gazetari: Ju atë po bëni. Atë jeni duke bërë, sepse ju kapeni te pala që është e paditur.

Denoncuesja: Ore, cili është problem që nuk do që të ma japësh këtë prone sepse më duket që nuk do ti, që e ke fiksuar që nuk do ia jap dhe pikë!

Gazetari: O zotëri! Po janë hetime, që duhet t’i bëni ju që nga ka ardhur kjo pronë nga ka rrjedhur, kush figuron si emër aty? E ke dokumentin aty, se e pamë që në Kadastër ishte babai i ndjerë. Ishte? Cfarë dokumenti ishte ai? Pse ishte aty?

Juristi i Kadastrës: Po me çfarë ishte regjistruar?

Juristi i Kadastrës: Me çfarë dokumenti?

Gazetari: Ai mund të mos ishte fare.

Kadastra e Kuçovës thotë se ka qenë gabim objekti i gjykimit përderisa ka qenë si palë e paditur Bashkia e Kuçovës edhe pse si palë e tretë ka qenë Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

“Stop” ka shkuar tek Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Beratit për të depozituar një kërkesë ku i thuhet “a ka qenë gabim gjithë gjykimi që është bërë me këtë padi”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat në përgjigjen që i ktheu emisionit “Stop” theksoi dhe njëherë se ky vendim konsiderohet i formës së prerë i lënë në fuqi nga Apeli i Vlorës. Kjo do të thotë edhe njëherë tjetër se Kadastra e Kuçovës duhet të regjistrojë pronën e qytetares në zbatim të këtij vendimi.

Marrë nga tvklan.al

emisioni i stop

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj