LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhuratë për Vitin e Ri! Shqipëria tërheq 50 të dënuar nga burgjet britanike, mediat: Më pak shpenzime për ne, janë vrasës dhe baronë droge

Në total, do të vijnë në Shqipëri 50 të burgosur, 10 të parët pritet të nisën gjatë javëve të para të janarit, ndërsa të tjerët pak më vonë.

29 Dhjetor 2022, 21:50 Nga F.M
Dhuratë për Vitin e Ri! Shqipëria tërheq 50 të
Ekstradim

BRITANI E MADHE- Shqiptarët e dënuar me burg në Britaninë e Madhe do të kthehen në atdhe për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit të tyre, i ‘vulosur’ nga gjyqtari anglez. Lajmin e ka bërë me dije DailyMail, media që shkruan se ky vendim është marrë nga qeveria shqiptare, si një ‘dhuratë’ për kriminelët shqiptarë, por kjo pikë është gjithashtu pjesë e marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut Rishi Sunak.

Në total, do të vijnë në Shqipëri 50 të burgosur, 10 të parët pritet të nisën gjatë javëve të para të janarit, ndërsa të tjerët pak më vonë.

“Ky është një hap i parë që sjell largimin e qindra kriminelëve shqiptarë të burgosur, duke kursyer miliona paund para të taksapaguesve britanikë dhe duke krijuar hapësirë ​​në burgjet e stërngarkuara. Të gjithë të burgosurit e dërguar në shtëpi do të vuajnë dënimin e plotë të vendosur nga gjyqtarët e Mbretërisë së Bashkuar. Bisedimet intensive mes Ministrisë së Drejtësisë së Britanisë dhe ministrit shqiptar Ulsi Manja, kanë çuar në një pakt për transferimet e para në burg. Ne kemi kapacitete të kufizuara në burgjet tona. Por për të treguar se jemi gati të përmbushim detyrimet tona, kemi rënë dakord të dërgojmë 50 shqiptarë që kanë shprehur gatishmërinë për t'u kthyer,”- shkruhet në artikull.

Shtetasit shqiptarë përfaqësojnë rreth 10 për qind të të huajve të mbajtur në burgjet angleze dhe të Uellsit. Në numërimin e fundit kishte më shumë se 1,336, numri më i madh i kriminelëve të huaj që ndodhen pas hekurave.

Disa prej shqiptarëve që vuajnë dënimet më të gjata në burg janë dy vrasës dhe tre ‘baronë’ të drogës, të cilët aktualisht janë dënuar me gjithsej 143 vjet burg - me një kosto prej 6,864,000 £.

Përmendim këtu Koçi Selamaj, 37 vjeç, që vuan dënimin më të gjatë mes 1,336 të burgosurve shqiptarë. Ai goditi mësuesen Sabina Nessa ndërsa ajo ecte nëpër një park në Londër në shtator 2021 dhe u dënua me 36 vjet.

Një tjetër vrasës, Ali Qazimaj, 48 vjeç, nga Tilbury, Essex, u dënua me 35 vjet në 2017 për vrasjen e Peter Stuart, 75 vjeç, gruaja e të cilit Sylvia, 69 vjeç, nuk u gjet kurrë. Mes mbretërve të drogës të burgosur janë Valjet Pepaj, 32 vjeç, me 27 vjet burg, Erald Mema, 37 vjeç me 25 vjet burg dhe Sami Qerkini, 57 vjeç, i dënuar me 20 vjet.

Të gjithë, në të ardhmen, do të jenë në burgjet shqiptare sipas marrëveshjes.

Lidhur me lajmin, mbështetësi i konservatorëve, Lee Anderson tha: Ky është një lajm i madh. Ne nuk i duam këta njerëz në burgjet tona dhe nuk i duam këta njerëz në vendin tone!

Më shumë se 13,000 kanë arritur në Britani nga Franca veriore këtë vit dhe tani përbëjnë një të tretën e emigrantëve të paligjshëm, pavarësisht se Shqipëria është një aleat i sigurt i NATO-s që dëshiron të bashkohet me BE.

Ambasadori shqiptar në Britani pranoi në fillim të këtij muaji se emigrantët nga vendi i tij 'po pretendojnë' se jenë viktima të ‘skllavërisë moderne’. Qirjako Qirko u tha deputetëve se shumë shqiptarë që kalojnë Kanalin me gomone janë 'thjesht emigrantë ekonomikë'.

Ai gjithashtu deklaroi vazhdimisht se vendi i tij është 'i sigurt', që do të thotë se nuk kishte nevojë që qytetarët e tij të iknin si azilkërkues. Në nëntor, zyrtarë të lartë të FBI-së thanë se kriminelët shqiptarë po kryejnë 'manipulim të hapur' dhe madje janë 'trajnuar' se çfarë të thonë nëse arrestohen. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) tha se grupet shqiptare të krimit të organizuar po sjellin punëtorë në Britani, për të punuar në tregtinë e drogës, si fermat e kanabisit.

Tregtia e drogës e lidhur me Shqipërinë është aktive në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në qytete, qyteza dhe madje edhe zona rurale. Disa avokatë, kontabilistë dhe profesionistë të tjerë shqiptarë me bazë në MB mendohet se po mbështesin sipërmarrje të mëdha kriminale, shtuan zyrtarët.

Ish-sekretari i Brexit, David Davis, u ka kërkuar ministrave të ndjekin shembullin e më shumë se një duzinë vendeve evropiane, të cilat refuzojnë të gjitha kërkesat për azil nga shqiptarët. Deputeti konservator tha se të dhënat tregojnë se Britania e Madhe pranoi kërkesat e Shqipërisë për azil në një nga normat më të larta në botë. Ai publikoi shifra që tregonin se 14 vende evropiane nuk pranuan asnjë kërkesë për azil nga shqiptarët që ishte bërë vitin e kaluar.

birtani e madhe te burgosurit shqiptare shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë