29 Dhjetor 2022, 17:28
Nga F.M
Erisa Fero
TIRANË- Erisa Fero, punonjësja e AKSHI-t e cila ditën e sotme u kap në Pogradec duke transportuar 58 kilogramë kanabis ishte mjaft aktive në rrjetet sociale, kryesisht në ‘Tik Tok’ ku reklamonte jetën e saj të përditshme. Në një prej videove të postuara, Fero shihet teksa kërcen nën ritmet e muzikës.
“U tërbofsh se na tërbove,”- shkruan ajo krah videos.
Në një tjetër video ajo shkruan me humor se do të preferonte të mbytej në det, para se t’i besonte sërish ‘atij’.
Ditën e mbajtjes së Samitit BE-Ballkani Perëndimor, Erisa është ndjerë mjaft krenare për faktin që kreu i qeverisë Edi Rama ka rrethuar zonën dhe ka ngritur një perimetër sigurie, të cilin ish-i dashuri i saj nuk do të mund ta kalonte dot, pasi nuk është pjesë e administratës, si ajo.
Sulmi ish-kryeministrit Sali Berisha nga Gert Shehu, ngjarje e ndodhur në protestën e 6 dhjetorit, ka qenë një arsye më shumë që Erisa të qeshte.
“Nuk mund të ndaloj së pari kaq shumë here,”- shkruan ajo teksa shpërndan videon e sulmit.
Jetën që bënte, ajo e justifikon me një video ‘humoristike’.
“Kur ajo të pyet gjithë kohën me çfarë merresh që ke kaq shumë lekë, ndërkohë ti, pa punë!,”- shkruan ajo në një video ku duke një makinë me targa angleze.
Fero ishte anëtare e Partisë Socialiste edhe si pjesë e komisionit të numërimit të votave në vitin 2021. Në atë kohë, ajo është kallëzuar në prokurori për manipulim të votave. Ajo u arrestua së bashkë me Likmend Bashën, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja dhe me një 17-vjeçar me inicialet M.K.. vajza kishte rolin e transportueses, ndërsa dy djemtë do të monitoronin rrugën ku do të kalonte ngarkesa me 58 kilogram kanabis drejt Maqedonisë së Veriut.
erisa fero operacion antidroge ne korce
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 16:51
I.A
Cody Fisher
ANGLI- Një person i tretë është arrestuar me dyshimin për vrasjen e një njeriu që u godit me thikë p&eu...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 16:28
k.m.
Foto ilustruese
Gjykata e Tiranës shpalli fajtore një grua nga Tirana e cila kreu denoncim të rremë kundër burrit duke shkaktuar b...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 15:14
I.A
Foto ilustruese
ITALI- Një fejesë është bërë shkak për një përleshje masive fizike në Itali. Më...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 14:29
a.l
Qafë-Thanë
QAFË THANË - Vetëm tre ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve dhe duket se emigrantët k...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 14:43
A.B
Ambulance
ITALI- Një shqiptar ka mbetur i plagosur pasi tentoi që të grabiste një banesë. Sipas asaj që shkruajnë mediat...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 13:59
a.l
aksident
TIRANË- Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme të 'Komuna e Parisit', ku janë përplasur...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 13:53
A.B
Hoteli
SHKODËR- Uji i cili konsumuan tre personat në një lokal në Shkodër, ishte brenda normave të konsumit. Kjo ësht&eu...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 13:36
f.g
Foto ilustruese
TIRANE- Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku rreth orës 23:...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 13:55
k.m.
Sonila Kruja
SHKODËR- Flet administratorja e hotelit në Shkodër, Sonila Kruja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku pas k...
Aktualitet
29 Dhjetor 2022, 13:41
A.B
Parate
KUKËS- Një 45-vjeçar është vënë nën hetim nga policia pasi është zbuluar me 60 mijë euro t&...