5 Shkurt 2026, 15:02
Nga D.S
Sokol Sanxhaktarin dhe Henrik Hoxhaj
TIRANË- Një nga të pandehurit e dosjes “Plumbi i artë”, Henrik Hoxhaj ka rrëfyer sot në Gjykatën e Posaçme porosinë e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini.
I pyetur nga prokurori i çështjes se kush ishte i interesuar për të goditur Sanxhaktarin, Hoxhaj u shpreh se, kishte marrë një 'ofertë' prej 200 mijë euro nga i pandehuri i drejtësisë Nuredin Dumani. Gjithashtu Hoxhaj tha se Dumani nuk i kishte thënë se kush ishte investitori duke shtuar se i kishte komunikuar se 'shënjestra' është dhëndri i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit.
Hoxhaj: "Ndërsa po përgatitesha për vrasjen e vëllezërve Haxhia, diskutuam me Nuredin Dumanin për një punë tjetër. Ai fliste në telefon gjithë kohën. Kishte ditëlindjen atë dite. Nuk e di me kë. Më tha për Sokol Sanxhaktarin."
Prokurori: Kush ishte i interesuar për të goditur Sokol Sanxhaktarin?
Hoxhaj: “Unë kam marrë një ofertë, tha Nuredin Dumani, për Sokol Sanxhaktarin. Më tha se do bënim takim. Jepeshin 200 mijë euro. Më pyeti nëse isha i interesuar. Por mbeti këtu, nuk u bë më shumë muhabet. Nuk më tha kush ishte investitori. Nuk më është përmendur Suel Çela. Më tha se është dhëndri i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit. Nuk më tha pse, o prokuror. Nuk mbaj mend të jetë përmendur më”.
Prokurori: Një Bledar Muça, a ju ka thënë ndonjë gjë Nuredini?
Hoxhaj: "Jo. Nuk kam qenë i interesuar. Nuk u morëm më me Sokolin, se u morëm me atë çfarë ishim aty. Ditën e arrestimit të Sokolit nuk e di a kam biseduar apo jo, se nuk më ka interesuar.
Prokurori: "Në 30 korrik 2020, kur Sokol Sanxhaktari vrau Florian Lamçen, Nuredini të ka shkruar ty: Na humbën 200 mijë euro.
Hoxhaj: Po, se nuk u mbarua puna, pra…/Dosja.al
nuredin dumani henrik hoxhaj sokol sanxhaktari plumbi i arte
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 14:36
I.A
Fqinjet
PEQIN- Fshati Gryksh i Madh i Peqinit është zhytur në zi pas tragjedisë së familjes Kola në Itali, 4 anëtarë...
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 14:10
I.A
Henrik Hoxhaj
TIRANË- I arrestuari nga operacioni 'Plumbi i Artë' Henrik Hoxhaj ka dhënë detaje për konfliktin e tij të ...
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 14:05
I.A
Foto Ilustruese
GJIROKASTËR- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme për rrëmbim dhe dhunim në Gjirokastër. M&eum...
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 12:53
I.A
Brunilda Laboviti dhe Valbona Treska
TIRANË- Valbona Treska, e vetëdeklaruar si Presidente e Urdhërit të Psikologut edhe pas zgjedhjeve...
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 12:17
I.A
Rruga
THETH- Aksi Qafë Thore-Theth është bllokuar ditën e sotme për shkak të ortekëve që kanë rënë. ...
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 12:05
I.A
Qytetaret
BERAT- Qytetarët e tre fshatrave në Berat kanë nisur një protestë para Bashkisë, për shkak të munges...
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 11:44
I.A
Saimir Gjoka
ITALI- Familjarët e Saimir Gjokës, shqiptarit që humbi jetën në një aksident në Itali kanë bër&eu...
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 11:33
E. D
foto ilustruese
BELSH- Një ngjarje e rëndë tronditi dje zonën e Cerragës në Belsh, ku një 65-vjeçare humbi j...
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 11:08
E. D
VELIPOJË- Një person me veshje civile ka dhunuar protestuesit në Rrjoll të Velipojës, të cilët po protestojnë kund&eum...
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 10:41
E. D
Agim Ismaili
TIRANË- Ish drejtori i Burgjeve Agim Ismaili është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Ai është...