LIVE UPDATES
Aktualitet

Henrik Hoxhaj rrëfen në GJKKO atentatin për vrasjen e Ismet Boriçit: Doja të mbaroja punë

Hoxhaj më tej theksoi se këto ishin motivet që sipas tij çuan në hakmarrje, si edhe përgatitjen dhe tentativën për atentat të ndodhur në vitin 2018.

5 Shkurt 2026, 14:10 Nga I.A
Henrik Hoxhaj rrëfen në GJKKO atentatin për vrasjen e Ismet
Henrik Hoxhaj

TIRANË- I arrestuari nga operacioni 'Plumbi i Artë' Henrik Hoxhaj ka dhënë detaje për konfliktin e tij të hershëm me Ismet Boriçin. Gjatë fjalës në seancën gjyqësore në GJKKO, Hoxhaj tha se konfliktet kanë nisur që në vitin 1999, për shkak të problemeve që një shok i tij i fëmijërisë, Vrion Kallanxhiu kishte me vëllezërit Boriçi.

Më pas ai ka rrëfyer dhe episodin e plagosjes me armë zjarri në vitin 2004, që sipas Hoxhajt autor ishte Ismet Boriçi. Hoxhaj më tej theksoi se këto ishin motivet që sipas tij çuan në hakmarrje, si edhe përgatitjen dhe tentativën për atentat të ndodhur në vitin 2018.

Henrik Hoxhaj: Konflikti ka ndodhur në vitin ’99–2000. Një shok i imi i fëmijërisë ka pasur probleme me këta (vëllezërit Boriçi). Arsyeja ka filluar në vitin 2004, kur unë duke ikur për në shtëpi jam plagosur me 3 plumba. Ismet Boriçi i ka plagosur vëllain Viron Kallanxhiut, shokut tim të fëmijërisë, që tani është në burg.
Boriçët janë fis i madh. U krijua një situatë kot, pa lidhje, “pse më sheh”. Ai nxori armën, unë ia kapa armën te tyta. Ai më qëlloi. Unë ika me vrap, aty më mori dikush.

Unë rrija me këtë shokun tim, më shkoi mendja mua që kishte lidhje me shokun tim që më qëlloi, se unë me njeri tjetër nuk kisha probleme. E dija historinë e Vironit me Boriçin. Vironi kishte ndërmarrë një veprim ndaj tij, e kishte goditur Ismetin në ’99 në Itali. Unë doja ta mbaroja punë me të. Ta mbaroja punë, ta vrisja pra… ç’a ta qirasja? Ai më gjuajti mua.

Në 2018 kisha marrë një makinë Renault të vjedhur dhe një pistoletë Glock. I kam thënë muhabetet edhe Skerdit, ai ishte në dijeni pak a shumë të muhabeteve. Ra dakord, bëmë gjërat gati, e prisnim. 3–4 herë gjatë ditës bënim nga një xhiro rreth pronës së tij për ta parë. I kemi parë me mjetin tonë vëllezërit. Skerdi goditi nga brenda, por i ngeci arma. Ata na pikasën se makina jonë ishte me xhama të zinj. Plumbat kur prekin xhamin ngecin dhe këta si përfundim vetëm u gërvishtën pak.

Qëllimi im ishte të merrja hak për plagosjen që më bënë. Me Vironin nuk bisedova asgjë. Nuk ka qenë fare Vironi në dijeni. Renato Çamin e njoh si person, si emër. Personalisht nuk e njoh. Vironin e kam shok të ngushtë sot e kësaj dite. Atë djalin që thua ti, nuk e kam takuar. Unë kam goditur nga timoni me pistoletë, Skerdi me automatik nga vendi i pasagjerit. Ne armët i kishim në makinë. Ne i kishim armët gjithmonë me vete te mjeti i goditjes, Renault-in, që kur t’i shikonim të godisnim direkt. Jo “e pashë edhe mos ta godas”. Kishim gjetur një palë targa greke, i kishte gjetur Skerdi. Makinën e pashë në gazetë. Qëllimi i marrjes së targave ishte që mjeti të mos lëvizte pa targa.

Prokurori Behar Dibra: Vendndodhja pak a shumë ku i goditët.

Henrik Hoxhaj: Ky ka një lokal te gjimnazi i ri, kanë një shtëpi trekatëshe. Ishin ulur në tavolinë, vetëm. Brenda nuk e di kush ishte, ndoshta kishte njerëz. Ata e nuhatën, mjeti jonë ishte me xhama të zinj, me targa të huaja. Tani ata me probleme janë edhe mua, po të më dalë para një makinë, do iki. Skerdi qëlloi me 2 plumba dhe pastaj iu bllokua arma. Pastaj ata u futën në lokal dhe ikën në shtëpi. Nuk dolëm nga makina. Armët i kemi pasur në shtëpi, kanë mbetur aty./Dosja.al

henrik hoxhaj

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri