LIVE UPDATES
Aktualitet

Banorët e Baks-Rrjolli protestë para SPAK/ Avokati: Kallëzim penal për korrupsion, falsifikim, ndikim të paligjshëm dhe grup...

Përfaqësuesit ligjorë të banorëve shprehen se prej një viti kanë depozituar një kallëzim në SPAK, por çështja është transferuar në prokurorinë e Shkodrës dhe hetimet kanë ngecur pa asnjë informacion konkret.

5 Shkurt 2026, 10:29 Nga I.A
Banorët e Baks-Rrjolli protestë para SPAK/ Avokati: Kallëzim
Banoret

TIRANË- Banorët e fshatit Baks-Rrjolli kanë nisur një protestë para Prokurorisë së Posaçme kundër ndërtimit të një restorti në zonën e Velipojës.  Dhjetëra banorë protestuan ditën e sotme, duke akuzuar biznesmenin dhe qeverinë për grabitje pronash dhe ndërtim të paligjshëm.

Përfaqësuesit ligjorë të banorëve shprehen se prej një viti kanë depozituar një kallëzim në SPAK, por çështja është transferuar në prokurorinë e Shkodrës dhe hetimet kanë ngecur pa asnjë informacion konkret.

Një nga përfaqësuesit e protestuesve hodhi akuza të rënda, duke deklaruar se pas këtij projekti fshihen interesa të fuqishme dhe "personazhe të fortë të botës së krimit". Ai theksoi se statusi strategjik dhe ndërtimi i një autostrade aty pranë janë të lidhura drejtpërdrejt me lehtësimin e këtij projekti. Banorët e Baks-Rrjollit janë të vendosur të vazhdojnë betejën e tyre ligjore, duke kërkuar nga drejtësia të hetojë me themel atë që ata e cilësojnë si një skemë grabitjeje pronash me bekimin e zyrtarëve të lartë.

Avokati Ndue Pjetri:  Tani veprat penale së fundit është ndërtime pa leje në kompani, e cila është, që vazhdon punimet pa leje. Janë shkërkuar IKMT-së, IMT-së, gjithë institucioneve të vijnë ta verifikojnë. Ky popull ka thënë që në qoftë se është në rregull, ne ikim, pra qysh në ditën e parë. Dhe nuk do me ushtruar dhunë, asgjë. Dhe as IMT-ja, as IKMT-ja nuk paraqiten për të parë dokumentacionin të cilin ata, po themi, duhet ta vënë në dispozicion të dikujt.

Pra, grabitja e pronave ekziston. Jemi në gjyq civil dhe kemi bërë kallëzim penal. Në këto momente, jemi në pritje të dy verdikteve që ka ligji. Në momentin që ata, pra janë munduar me e marrë tokën me forma të ndryshme, ëh, ne do të ndjekim gjithmonë ligjin, zbatimin. Ai tani ka ardhur forcerisht, ka hyrë brenda, në dispozicion gjithë Policinë e Shtetit dhe i kemi njoftuar të gjithë institucionet dhe asnjë nuk vjen. Ne çuditërisht kemi qenë aty, i themi, kush është drejtuesi i policisë këtu, nuk denjon asnjë me u identifikuar.

Atëherë, bëhet fjalë që është marrë një status strategjik, nga një nëndegë e shoqërisë Gener 2 Sh.p.k. Dhe kjo është mjaft e kuptueshme tashmë dhe fakti pse është bërë ajo autostradë. Autostradë edhe vazhdimi i autostradës që është pikërisht për ta çuar në pikën kulmore të ndërtimit të një resorti strategjik, turistik. Duke pasur parasysh këtë, ka një sot një kallëzim penal për ushtrim ndikimi të paligjshëm, për korrupsion, për falsifikim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pse i themi të gjitha këto dhe kush janë?

Çfarë frike do kishte shoqëria, një nëndegë e Gener 2-shit, që duke mbirë nga hiçi, të kërkojë takim me banorët, t'ju ofrojë përfitime të paligjshme, tipike për veprat penale të korrupsionit. Pra çfarë interesi do të kishte shoqëria për t'i thirrur të gjithë banorët, për t'i qetësuar, për të negociuar me to për shpërblimin, për marrjen prej kësaj prone, duke qenë se ishin mjaft të sigurt që nuk kishte pronë asnjë prej këtyre qytetarëve. Dhe është fakt i pakundërshtueshëm, fakt i pranueshëm që këtyre banorëve për mbi 100 vjet më përpara, shteti komunist edhe në kohën e mbretërisë ua ka sekuestruar këtyre pronat. Ky është fakti penal pak a shumë që po heton edhe Prokuroria e Posaçme, e cila është kërkuar edhe ushtrimi i ndjekjes penale. 

E dyta çfarë është më e rëndësishme. Nëse nga ato mesazhe që ne kemi parë të gjithë në opinionin publik, edhe që bëhet debat në Gjykatën Kushtetuese, nëse duhet të ketë imunitet apo jo zëvendëskryeministri, nëse për autostradën është bërë nderi i parë i jetës, ky resorti turistik do jetë nderi i dytë i jetës, sipas këtyre komunikimeve dhe hamendësimeve që ne me të drejtë i ngremë. Pse pikërisht forca shtrënguese e shtetit? Pse pikërisht një kohë kaq e gjatë?

Apo fakti se këto prona kanë pasur dritëhije të personazheve të fortë të botës së krimit, që kanë qenë drejtpërdrejtë të interesuar për atë vend. Kështu që ca gjëra do t'i themi sepse nuk kam frikë. Këto njerëz vijnë sepse e shohin SPAK-un si derën e vetme të shpresës. Është pompuar kaq shumë nga ndërkombëtarët, nga opinioni, të gjitha llojet e trajtimeve, ama kjo që është aktuale, nëse ne vazhdojmë të diskutojmë dhe të hetohen gjëra që i përkasin para shtatë viteve, kur do t'i vijë radha këtyre? Kur të kenë vdekur edhe ato që kanë vdekur përpara këtyre? Apo kur të jetë ndërtuar resorti dhe mos të ketë më mundësi që të zhbëhen ato të drejta.

E treta që është më e rëndësishme. Si ka mundësi? Sot policia, IMT-ja, IKMT-ja, një qytetari që vendos një pllakë në tualet i shkojnë 20 inspektoriate. Ndërsa një vend që është me 146 hektarë, pa asnjë procedurë ligjore, pa asnjë njoftim paraprak, pa asnjë tabelë, dhe vetëm pasi filluan protestat, denjuan dhe vendosin tabelat për fillimin e punimeve.

Si ka mundësi se sot kemi tunele që janë vepra kombëtare, që janë pa u zbardhur lejet e ndërtimit të tyre, që është një nga, një nga kriteret kryesore. 

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri