LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjyqtari Flamur Kapllani përballet me vetingun

Hamitaj tha se nga analiza financiare paraprake për gjithë vitet ka rezultuar një bilanc negativ total në vlerën rreth 880 mijë lekë. Nga përllogaritja e pamundësive në momentin e kryerjes së shpenzimeve dhe investimeve, balanca negative shkon në shumën e rreth 1 milion lekëve.

2 Korrik 2024, 16:02 Nga I.A
Gjyqtari Flamur Kapllani përballet me vetingun
Flamur Kapllani

TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Tiranës, Flamur Kapllani u përball të matën më 2 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për disa bilance negative për pasurinë dhe për disa gjetje të konstatuara në denoncimet nga publiku. Për pastërtinë e figurës, Kapllani mori vlerësim pozitiv.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Kapllani po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Etleda Çiftjan. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.

Flamur Kapllani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 fillimisht si gjyqtar në Mirditë dhe më pas në 2007-ën u transferua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës. Në vitin 2010, Kapllani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe prej asaj kohe punon pranë Gjykatës së Tiranës, ku së fundmi mban edhe pozicionin e drejtuesit.

Për një apartament me sipërfaqe rreth 70 m2 në Tiranë, të blerë në vitin 2005 për çmimin 5 milionë e 70 mijë lekë, subjekti ka deklaruar si burime kursimet në vite dhe një kredi në vlerën 25 mijë euro, që është shlyer deri në vitin 2015. Sipas kontratës së porosisë së vitit 2004, është shlyer si paradhënie vlera 2 milionë lekë dhe janë përcaktuar afatet e shlyerjes së pjesës tjetër të çmimit deri në fund të atij viti.

Relatori Hamitaj konstatoi mospërputhje mes afateve të përcaktura për shlyerjen e çmimit të apartamentit dhe datave kur janë kryer këto pagesave, sipas mandateve të dorëzuara nga shoqëria ndërtuese. Analiza financiare është kryer bazuar në kohën kur janë kryer shlyerjet e kësteve, nga ka rezultuar se subjekti ka pasur mundësi për pagesat e kryera në vitin 2005. Lidhur me një pagesë prej 500 mijë lekësh në vitin 2006, është gjetur pamundësi në shumën rreth 230 mijë lekë.

Gjyqtari Kapllani deklaroi se bashkëshortja ka përfituar 600 mijë lekë të ardhura nga puna si përkthyese në një projekt të zbatuar nga një subjekt i huaj gjatë periudhës 2003-2007. Ai vërejti se kishte depozituar në KPK dokumentet që kishte mund të siguronte, si dhe prova të tërthorta që vërtetonin veprimtarinë e këtij subjekti. Subjekti pretendoi se aktet vërtetojnë marrëdhënien e punësimit të bashkëshortes dhe kërkoi që të konsiderohen në analizë të ardhurat e deklaruara.

Ai shtoi se bilanci negativ kishte rezultuar dhe si pasojë e përllogaritjes së kursit të këmbimit në atë kohë.

Komisioni konstaton se Kapllani ka blerë një automjet të llojit “Mercedez Benz” për 300 mijë lekë, pasuri e shitur në 2009-ën për çmimin 600 mijë lekë. Sipas Hamitajt, subjekti ka rezultuar me bilanc pozitiv për blerjen e kësaj makine, por është pyetur lidhur me shitjen e saj me dyfishin e çmimit të blerjes, katër vjet më vonë.

Subjekti deklaroi në seancë se kishte kryer investime për përmirësimin e këtij mjeti, por nuk kishte dokumentacion provues për këtë gjë. “Nuk kam pasur arsye të vendos çmim tjetër,” tha gjyqtari.

Hamitaj tha se në analizën financiare paraprake është konsideruar si e ardhur nga shitja vetëm shuma 300 mijë lekë, që përkon me çmimin e blerjes së këtij mjeti.

KPK konstaton pamundësi të subjektit në shumën rreth 200 mijë lekë për shlyerjen e parakohshme në vitin 2007, të një kredie të marrë në 2006-ën. Sipas relatorit, kjo kredi ka shërbyer për shlyerjen e kredisë së marrë në vitin 2005.

Kapllani tha se edhe në këtë rast pamundësia ka ardhur pasi KPK nuk ka konsideruar të ardhurat e bashkëshortes. Ndërkohë, ai kërkoi që të ulen një pjesë e shpenzimeve të udhëtimit, kur rezulton që ai të ketë qenë jashtë vendit për shkak të detyrës. Sipas Kapllanit, në këto raste gjithë shpenzimet kanë qenë të mbuluara nga organizatorët, si dhe kishte marrë dieta të mira që duhet të konsiderohen në analizën financare. Ai shtoi se në një udhëtim në Bruksel kishte qëndruar tek një kushëri, duke mos pasur shpenzime akomodimi.

Në vijim, Komisioni konstatoi pamundësi në shumën 763 mijë lekë për disa depozitime bankare të kryera nga bashkëshortja në vitin 2005.

Sipas gjyqtarit Kapllani, nëna e bashkëshortes kishte hapur një aktivitet në vitin 2005 dhe kishte çelur depozita dy-emërore dhe në emër të vajzës. Ai këmbënguli se shumat e depozituara i përkisnin vjehrrës dhe prandaj nuk i kishte deklaruar në vitin 2005. Po ashtu, vërejti se vlerat ishin depozituar dhe tërhequr brenda të njëjtit vit.

Ndërkohë, nuk janë gjetur probleme për llogaritë e bashkëshortes së subjektit si person fizik; për bashkëpronësinë e saj në apartamentin e prindërve me pjesë takuese 1/8-ën; për dy llogari bankare ku ka pasur shuma të vogla nga pagat; për blerjen e një ngastre toke në një fshat të Durrësit në vitin 2012 kundrejt çmimit 200 mijë lekë; si dhe për një makinë të blerë në 2016-ën.

Hamitaj tha se nga analiza financiare paraprake për gjithë vitet ka rezultuar një bilanc negativ total në vlerën rreth 880 mijë lekë. Nga përllogaritja e pamundësive në momentin e kryerjes së shpenzimeve dhe investimeve, balanca negative shkon në shumën e rreth 1 milion lekëve.

Kapllani ritheksoi se pamundësitë financiare kishin ardhur si pasojë e moskonsiderimit të të ardhurave të bashkëshortes. Ai kërkoi që të përfshihen ato shuma që janë deklaruar, duke argumentuar se janë pasqyruar në kohë reale dhe ILDKPKI kishte pasur kohën që t'i verifikonte deri në vitin 2007, kur subjekti ku punonte bashkëshortja ishte ende në Shqipëri.

Në vijim ai kërkoi uljen e shpenzimeve të jetesës, duke theksuar se kur kishte jetuar në Kukës, këto shpenzime kanë qenë dukshëm më të ulëta se në kryeqytet.

Gjyqtari Kapllani mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Lidhur me profesionalizmin u  evidentuan gjetjet për 12 denoncime nga publiku dhe një shkrim në media, prej të cilave nuk u gjetën probleme domethënëse.

Për tejkalimin e afateve të gjykimit të përcaktuara nga ish- Këshilli i Lartë i Drejtësisë, KLD, subjekti tha se ato nuk janë detyruese. Duke iu referuar legjislacionit përkatës, subjekti deklaroi se i kishte përfunduar gjykimet brenda afateve ligjore.

Lidhur me pretendimet e ngritura për moskryerjen e seancave gjyqësore në sallat me regjistrim të zërit, subjekti tha se në gjykatë kanë qenë katër salla të tilla, ndërkohë që ishin 20 gjyqtarë. Ai shtoi se kishte pasur ngarkesa të lartë në punë, duke argumentuar se tejkalonte ngarkesën maksimale që duhej të kishte një gjyqtar, megjithëse ishte anëtar i KLD-së dhe duhej të kishte pasur gjysmën e çështjeve.

Në përfundim, gjyqtari Flamur Kapllani kërkoi konfirmimin e tij në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më 3 korrik, në orën 09:50.

Marrë nga Reporter.al

flamur kapllani

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë