2 Korrik 2024, 14:10
Nga r.ll
zabit fisniku
TIRANË- SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze kanë goditur një grup kriminal me bazë në Francë që trafikonte lëndë narkotike. Në kuadër të këtij hetimi në Francë u arrestuan 16 persona, shqiptarë e të huaj, ndërsa tre shqiptarë të tjerë Redian Doda, Zabit Fisniku, Fabi Isaku, u kapën në vendin tonë me urdhër-arresti nga SPAK.
Zabit Fisniku ishte dhe kreu i bandës kriminale, aktivitetin e të cilës e kontrollonte nga Shqipëria, ku edhe banonte. Zabit Fisniku alias Artur Fisniku, 47 vjeç, banues në fshatin Trenë, Dibër, në vitin 2005, është dënuar mr 16 vite burg nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucio, kryer në bashkëpunim”.
Nga kontrolle të tjera në kuadër të SPAK, në Shqipëri janë sekuestruar 15 makina, 34.270 Euro cash, 1000 Franga zvicerane, 180 mijë Lekë të reja, 9 celularë, 3 tableta, 1 kamera, dokumente e karta SIM. Sipas SPAK vlera e drogës së sekuestruar arrin vlerën e mbi 1 milion eurove, ndërsa vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
zabit fisniku spak
Aktualitet
2 Korrik 2024, 13:57
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit ka lajmëruar ditën e sotme se janë hapur vende bosh për 400 pozicione në radhë...
Aktualitet
2 Korrik 2024, 14:00
I.A
Lulzim Berisha
SPANJË- Lulzim Berisha, një nga të arratisurit më të kërkuar nga autoritetet shqiptare pasi ka planifikuar dhe...
Aktualitet
2 Korrik 2024, 13:29
r.ll
ismail kadare
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail...
Aktualitet
2 Korrik 2024, 13:31
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një person i shpallur në kërkim është vënë në pranga ditën e sotme në...
Aktualitet
2 Korrik 2024, 13:11
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në Regjistrimin e Përgjithshëm të Popullsisë dhe Banesave të vitit 2001 dhe në Censusin e v...
Aktualitet
2 Korrik 2024, 12:49
r.ll
ismail kadare dhe emmanuel macron
FRANCË- Presidenca franceze ka reaguar ditën e sotme për ndarjen nga jeta të shkrimtarit më t&eu...
Aktualitet
2 Korrik 2024, 12:41
r.ll
foto ilustruese
ULQIZË- Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 8 muaj burg për shpërdorim d...
Aktualitet
2 Korrik 2024, 12:28
r.ll
zjarri
SARANDË- Një sipërfaqe me shkurre në zonën midis Ksamilit dhe Butrintit është përfshirë nga një z...
Aktualitet
2 Korrik 2024, 11:51
r.ll
spak
TIRANË- SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze kanë goditur një grup kriminal me bazë në Francë që t...
Aktualitet
2 Korrik 2024, 11:35
r.ll
aureljo dervishi
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër të rinjtë e përfs...