LIVE UPDATES
Aktualitet

Goditja nga të nxehtit, fluks vizitash në urgjencën e QSUT, mjekët: Arrestet kardiake më të shpeshtat

Sipas tij, vala e jashtëzakonshme e të nxehtit, për fat të keq, nuk është pa pasoja në shëndetin tonë, veçanërisht kur nuk respektojmë rregullat për të përballuar këto temperatura ekstreme.

27 Korrik 2022, 15:24 Nga k.m.
Goditja nga të nxehtit, fluks vizitash në urgjencën e QSUT,
Foto ilustruese

TIRANË- Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë shtuar rastet e arresteve kardiake. Mjekët thonë se në drejtim të numrave jeshil 119 dhe 127, që i përkasin dy spitaleve më të mëdha, urgjencës së QSUT dhe Spitalit të Traumës në Laprakë, janë shtuar thirrjet për ndihmë mjekësore si pasojë e goditjes nga dielli.

"Pas Covid-19, goditja nga dielli dhe ataku kardiak ka shtuar numrin e shtrimeve në urgjencë. Grupet më të prekura janë të moshuarit, veçanërisht pacientët me sëmundje kardio-respiratore, si dhe fëmijët shumë të vegjël. Një rëndësi të veçantë ka njohja e goditjes nga të nxehtit dhe dhënia e ndihmës së parë", thotë drejtori i shërbimit të Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj.

Sipas tij, vala e jashtëzakonshme e të nxehtit, për fat të keq, nuk është pa pasoja në shëndetin tonë, veçanërisht kur nuk respektojmë rregullat për të përballuar këto temperatura ekstreme.

"Është shumë e rëndësishme të parandalosh dhe të veprosh në raste urgjente", thotë mjeku Brataj.

Sipas tij, temperaturat dhe lagështia e lartë e ajrit mund të shkaktojnë një rritje të furnizimit me gjak të lëkurës, për përballimin e shkëmbimit të temperaturës.

"Në këto raste, zemra kontraktohet(rreh) më shpejt dhe qarkullon dy herë më shumë gjak në minutë sesa në një ditë normale. Për një zemër të sëmurë është dyfishim i punës", thotë Brataj.

Mjekët shpjegojnë se nxehtësia dhe djersitja gjithashtu mund të zvogëlojnë sasinë e lëngjeve në trup, ulin vëllimin e gjakut dhe të çojnë në dehidrim.

Sipas tyre, nxehtësia mund të ndikojë negativisht tek të gjithë, por duhet t’u kushtojmë vëmendje të madhe atyre që kanë probleme me zemrën, mushkëritë, veshkat, të moshuarit që ndjekin një dietë me pak kripë ose natrium, njerëzit që kanë sëmundje të qarkullimit të gjakut, personat hipertensivë që marrin diuretikë, qetësues dhe medikamente për presionin e lartë të gjakut.

Mjekët rekomandojnë për pacientët kardiakë apo me hipertension se në rastet kur marrin shumë ilaçe për hipertensionin, është e rëndësishme të konsultohen me kardiologun ose mjekun e familjes për të verifikuar nevojën për të reduktuar terapinë antihipertensive kur temperatura rritet kaq shumë.

"Vëmendje duhet treguar ndaj disa medikamenteve për zemrën si beta-bllokuesit, frenuesit e ACE, bllokuesit e kanaleve të kalciumit dhe diuretikët. Ato mund të sinergjohen me të nxehtit dhe ekzagjerojnë reagimin e efekteve në trupin tonë ndaj nxehtësisë dhe shpesh duhet të rimodelohen", thonë mjekët specialistë.

Dhimbje koke, marrje mendsh, dobësi, të përziera, të vjella, lëkurë e thatë, e nxehtë dhe e kuqe, frymëmarrje e shpejtë dhe e cekët, rritje të frekuencës kardiake, konvulsione, humbje të vetëdijes ose urinë e errët. Rreziku real është i shtuar në verë edhe nga frekuenca në plazhe e personave me këto sëmundje kronike, ku shpesh herë mund të çojnë edhe në arrest të papritur kardiak. 

Goditja nga të nxehtit prodhon edemë të trurit dhe mund të krijojë mosfunksionim multiorganik dhe multisistemik të tij dhe mund të jetë fatal nëse nuk njihet dhe trajtohet menjëherë.

Në rastin e goditjes nga dielli, pasi ta keni çuar pacientin në hije në një vend të freskët dhe të ajrosur, është e nevojshme ta lagni, duke e mbështjellë me rroba të lagura, duke e lagur me ujë ose duke i vendosur copa akulli të mbështjella me peshqir, në të dy anët e qafës, nën sqetull dhe në inguine(në rrëzë të kofshës). Kjo procedurë ftohjeje duhet të zgjasë të paktën 20 minuta, duke pritur që të mbërrijë 127, e cila duhet të thirret menjëherë.

Goditja nga dielli rriskon dhe kategoritë e tjera tē personave në rast se ata lëvizin në orët e pikut, sikurse janë personat që bëjnë aktivitet sportiv.

Mjekët rekomandojnë që të mos i kryejnë atë gjatë orëve të nxehta (nga mesdita deri në orën 15:00 sepse dielli zakonisht është më i fortë, duke e vënë personin në rrezik më të madh nga sëmundjet e lidhura me nxehtësinë). Gjithashtu, duhet të hidratohemi duke pirë ujë para dhe veçanërisht gjatë dhe pas stërvitjes. Në përgjithësi, duhen shmangur pijet me kafeinë ose alkool./Marrë nga GazetaSi

qsut tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj