1 Korrik 2022, 13:22
Nga e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Ndryshimet e propozuara në ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, do ju japë mundësi sportistëve elitarë të vendit që të konsiderohen si pjesë e Forcave të armatosura madje duke mbajtur dhe gradën e kolonelit apo atë të majorit.
Kështu është menduar të zgjidhet dhe problematika e trajtimit financiar të sportristëve të cilët tashmë do të marrin pagë si ushtarakë.
“Këto ndryshime i shërbejnë njohjes së kontributit të sportistëve në promovimin dhe lartësimin e emrit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare përmes performancës së tyre, si dhe në përmirësimin e mënyrës së menaxhimit të karrierës së ushtarakëve aktivë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” shkruhet në relacionin e nismës që është në proces konsultimi.
Grada honorifike i jepet sportistit elitar nga ministri I Mbrojtjes me propozim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Si do të “gradohen” financiarisht sportistët elitarë:
a) Sportisti, i cili thyen rekord olimpik/botëror/evropian- Kolonel
b) Vendi i parë deri në vendin e tretë në Lojërat Olimpike/kampionat botëror – Kolonel
c) Vendi i parë në kampionatin evropian – Kolonel
ç) Vendi i dytë deri në vendin e tretë në kampionatin evropian – Nënkolonel
d) Vendi i katërt deri në vendin e gjashtë në Lojërat Olimpike – Nënkolonel
dh) Vendi i shtatë deri në vendin e tetë në Lojërat Olimpike – Major
e) Vendi i katërt deri në vendin e gjashtë në kampionate botërore – Major
ë) Vendi i parë në Lojërat Mesdhetare – Major
Kjo masë synon që t’u ofrojë një shpërblim financiar sportistëve , në mënyrë që të mos joshen nga kombëtaret e huaja.
forcat e armatosura sportistet elitare lojerat olimpike
Aktualitet
1 Korrik 2022, 11:54
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Imami Ahmed Kalaja, hoxha i xhamisë 'Dine Hoxha' në Tiranë ka denoncuar një efektiv të Drejtoris...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 11:37
e.k
Pamje nga sherri në lokal
TIRANË- Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi g...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 11:29
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Disa avokatë kanë 'thyer' bojkotin duke marrë pjesë në seancat për masat e sigurisë. Sot, 1...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 11:17
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar pushimin e çësh...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 11:04
k.m.
Klaudio Mëhilli
LEZHË- Djali i pronarit të servisit ku u vendos tritol gjatë natës së kaluar në Lezhë, Klaudio...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 10:33
e.k
Foto Ilustruese
GJIROKASTËR- Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen ’Zinxhira’ në Gj...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 10:25
A.B
Gjykata
KORÇË- Bojkoti i nisur nga avokatët në vend për shkak të hartës së re gjyqësore ka krijuar kaos n&eu...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 10:16
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Mbrëmjen e dejshme te Kthesa e Kamzës në Tiranë janë regjistruar të shtëna me armë. Ra...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 10:07
k.m.
Momenti i arrestimit të Artur Haxhiut
BIBIONE- Dalin pamjet nga arrestimi i Artur Haxhiut, një 55-vjeçar shqiptar që qëlloi me p...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 10:03
k.m
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Nafta është ulur me 6 lekë në Shqipëri! Ky lajm u bë i ditur ditën e sotme nga ministrja e...