Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sherri ka ndodhur në rrugën "Kostandi Kristoforidhi" ku 42-vjeçari, i identifikuar me inicialet P.B., pas një sherri ka goditur dy persona.
TIRANË- Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi goditi me kaçavidë dy persona në ambientet e një lokali në Tiranë. Sherri ka ndodhur në rrugën "Kostandi Kristoforidhi" ku 42-vjeçari Petrit Bilibashi qëllon me kaçavidë në ambientet një lokali në Tiranë, Mareglen Thaçin dhe Ruzhdi Llaçin, për motive banale. Ngjarja është regjistruar pasditen e së enjtes dhe siç shihet në pamjet e siguruara nga Tv Klan, 42-vjeçari fillimisht bashkëbisedon me 2 personat që ranë pre e sulmit dhe më pas largohet. Por vetëm për t’u rikthyer disa momente më pas e duke i sulmuar ato me një kaçavidë që nxjerr nga çanta e krahut.Petrit Bilibashi vijon së qëlluari për disa sekonda edhe pse klient të rastësishëm në lokal tentojnë ta ndalojnë atë. 42-vjeçari largohet, ndërsa dy personat e lënduar nga sulmi me kaçavidë dërgohen në spital, ku ndodhen jashtë rreziku për jetën. Tani i riu u arrestua nga blutë e kryeqytetit dhe tashmë 42-vjeçari do të përballet me akuzën e kanosjes, plagosjes me dashje si dhe për mbajtjen pa leje të armëve të ftohta.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Plagosi me mjet të fortë 2 shtetas, falë reagimit të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një lokali, një shtetas kishte goditur me mjet të fortë dy të tjerë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Falë reagimit të shërbimeve të Policisë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasi:
- P. B., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, ditën e djeshme, në ambientet e një lokali, në rrugën "Kostandin Kristoforidhi", gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (kaçavidë), shtetasit M. Th. dhe R. Ll., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., për veprat penale "Kanosja", "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Foto ilustruese TIRANË- Disa avokatë kanë 'thyer' bojkotin duke marrë pjesë në seancat për masat e sigurisë. Sot, 1...
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar pushimin e çësh...
Klaudio Mëhilli LEZHË- Djali i pronarit të servisit ku u vendos tritol gjatë natës së kaluar në Lezhë, Klaudio...
Foto Ilustruese GJIROKASTËR- Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen ’Zinxhira’ në Gj...
Gjykata KORÇË- Bojkoti i nisur nga avokatët në vend për shkak të hartës së re gjyqësore ka krijuar kaos n&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Mbrëmjen e dejshme te Kthesa e Kamzës në Tiranë janë regjistruar të shtëna me armë. Ra...
Momenti i arrestimit të Artur Haxhiut BIBIONE- Dalin pamjet nga arrestimi i Artur Haxhiut, një 55-vjeçar shqiptar që qëlloi me p...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Nafta është ulur me 6 lekë në Shqipëri! Ky lajm u bë i ditur ditën e sotme nga ministrja e...
Te moshuar TIRANË- Vapa dhe radha e gjatë në Postën Shqiptare ka bërë që një i moshuar të mos ndihet mirë...
Gjykata e Apelit Rodos GREQI- Tre persona, dy grekë dhe një shqiptar emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, do t...