23 Maj 2025, 15:16
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) njoftoi se kishte shpallur 86 ndërmarrje të mikro, të vogla dhe të mesme si fituese të granteve që synojnë rritjen e konkurrueshmërisë. Në një listë të bërë publikë të paktën 10 pre tyre i takojnë granteve të dedikuara për artizanatin, 19 ndërmarrje që duan fokus tek konkurueshmëria dhe 57 ndërmarrje që do të përfitojnë grante për shpenizme korrente.
“Në vijim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 26, datë 10.01.2025, për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), të cilat synojnë rritjen e konkurrueshmërisë së tyre, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin dhe rinovimin e teknologjisë, zhvillimin e artizanatit si dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse me qëllim nxitjen drejt eksportit dhe forcimin e aftësive të NMVM-ve lidhur me shërbimet dhe produktet për një treg të qëndrueshëm, AIDA, shpalli dhe administroi thirrjen për grante për vitin 2025 gjatë periudhës 30 janar-28 shkurt 2025. Gjatë kësaj periudhe në adresën e AIDA-s, mbërritën 443 kërkesa për mbështetje financiare”, njoftoi Agjencia të enjten e kësaj jave.
Në lidhje me mbështetjen me grante AIDA aplikon dy skema ku e para mbështetje financiare për shpenzime korrente me vlerë financimi deri në 2.5 milionë lekë dhe mbulim të kostove në 100 për qind. Në kostot e mbulueshme hyjnë disa prej tyre duke nisur nga certifikimi i standardeve deri tek materialet promovuese.
Në skemën e dytë është ajo mbështetje për shpenzimet kapitale ku bëjnë pjesë projektet e konkurrueshmërisë me vlerë financimi deri në 1.5 milionë lekë dhe mbulim kostosh 100 për qind si dhe projekte artizanati me vlerë financimi deri në 1 milionë lekë dhe mbulim të kostove 100 për qind.
Në rastin e parë për projektet e konkurrueshmërisë kostot e mbulueshme përfshijnë blerje të makinerive që ndikojnë në rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së produktit kurse sa i takon artizanatit blerje të makinerive tradicionale dhe/ose teknologjike për të përmirësuar kushtet e punës për biznesin si dhe blerje e aplikacioneve dhe/ose programeve të e-commerce./ Monitor
artizanati
Aktualitet
23 Maj 2025, 14:46
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një 42-vjeçar ka shkaktuar rrëmujë në rrugët e Tiranës gjatë paradites së sotme...
Aktualitet
23 Maj 2025, 14:14
I.A
Artan Lame
GJERMANI- Artan Lame ka ndërruar jetën ditën e sotme. Lajmin e ka konfirmuar nëna e Lames, me anë të një...
Aktualitet
23 Maj 2025, 14:13
M.L
Foto ilustruese
ELBASAN- Policia Rrugore e Elbasanit ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin me mjete bashkëkohore në të gjitha aks...
Aktualitet
23 Maj 2025, 13:51
M.L
Foto ilustruese
KORÇË- Një 42-vjeçar është proceduar pënalisht ditën e sotme në qytetin e Korç...
Aktualitet
23 Maj 2025, 13:48
M.L
Foto ilustruese
VLORË- Një 27-vjeçare është shpallur në kërkim ditën e sotme në qytetin e Vlorës. ...
Aktualitet
23 Maj 2025, 13:41
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në afërsi të Aeroportit 'N&eum...
Aktualitet
23 Maj 2025, 12:52
M.L
Altin Morina
TIRANA- Nga hetimet e SPAK-ut kanë dalë transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC. Kët...
Aktualitet
23 Maj 2025, 12:49
Elton Qyno
TIRANË- Pas 6 vite hetime të zhvilluara në Itali dhe Shqipëri, prokuroria e posaçme SPAK, arriti që në muajin Maj 2025 t&...
Aktualitet
23 Maj 2025, 12:12
M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Është vënë në pranga 42-vjeçari që shkaktoi skenën e frikshme në Tiran&eum...
Aktualitet
23 Maj 2025, 12:06
I.A
Flobenc Meçja
DURRËS- Flobenc Meçja është mes 7 personave të arrestuar gjatë operacionit policor Enigma në...