LIVE UPDATES
Aktualitet

Gripi i Shpendëve dhe paqartësia e Ministrisë së Bujqësisë për asgjësimin e pulave të ngordhura

 Drejtori i Veterinarisë Tiranë shtoi gjithashtu se operatorët e asgjesimit të shpendëve të ngodhur janë zgjedhur nga drejtuesit e pularive, deklaratë që është kundërshtuar kategorikisht nga këta të fundit.

4 Prill 2025, 21:11 Nga N.F
Gripi i Shpendëve dhe paqartësia e Ministrisë së
Denaj

TIRANË- Në fillim të muajit mars, Shqipëria u përball sërish me gripin e shpendëve. Dy stabilimente të rëndësishme të tregut shqiptar, që operojnë në qarkun e Durrësit deklaruan se kanë patur një numër të madh ngordhjesh nga kjo sëmundje.

Por ku përfunduan këto shpendë, që do të konsumoheshin nga familjet shqiptare dhe a u zbatua ligji për veterinarinë, i cili thotë që dy metodat e asgjësimit janë groposja ose djegia. Për këtë pyetëm Ministrinë e Bujqësisë e cila na u përgjigj se asgjesimi i këtyre pulave të ngordhura është bërë nga kompanitë: Inca shpk, në pronësi të Enio Zusi, një nga ndotëset më të mëdha të mjedisit në zonën e Lezhës që e kemi denoncuar sezonin e shkuar, dhe A.Z Rendering, që jo edhe aq rastësisht, është në pronësi të Alban Zusit, babait të pronarit të Incës.

Por në rastin e INCA jemi përpara një absurdi, sepse pavarësisht se është e pezulluar nga Ministria e Mjedisit për shkak të ndotjes që shkakton, Ministria e Bujqësisë nuk ka hezituar aspak ta kontraktojë për të asgjësuar shpendët të ngordhur.

Të paktën kështu pretendojnë drejtuesit e stabilimenteve të shpendëve. Por nuk është ky problemi i vetëm në këtë aferë. Një paqartësi tjetër po aq e rëndësishme ka të bëjë me metodën e përzgjedhur për asgjesimin e këtyre shpendëve.

Nga dy pronarët babë e bir nuk morëm asnjë përgjigje për mënyrën e asgjësimit, prandaj iu drejtuam zyrtarisht Ministrisë së Bujqësisë, e cila na sqaroi se metoda e përdorur për asgjesimin e pulave të ngordhura është e bazuar në urdhrin 411, Për Miratimin e Planit të Kontigjencës për sëmundjen e gripit të shpendëve, i cili thotë: “Trajtimi i mbeturinave, plehut, kadavrave, vezëve, puplave, kryhet në bazë të ligjit 10465, për shërbimin veterinar, në të cilin pasqyrohen vetëm dy metoda: groposje ose djegie. Por si ka ndodhur në realitet?

“I kemi bërë me rendering, kështu ka dalë urdhri nga ministria”-deklaruan drejtuesit e pularive.

Për ata që se dinë, metoda Rendering është grirja apo bluarja e kafshëve të ngordhura, dhe më pas autoklavimi i tyre. po nga doli vallë kjo metodë?

“Eshtë bërë me Rendering sipas urdhrit”-sqaroi Sulejman Kullolli, drejtori i Veterinarisë.

Është e paqartë ajo që thotë zoti Kullolli, sepse kjo metodë nuk pasqyrohet aspak në urdhërin e vitit 2022, në të cilin thuhet se bazuar në ligj, duhet bërë groposje, ose djegie. Duket qartë që Ministria e Bujqësisë edhe vetë është konfuze lidhur me urdhërat që lëshon vetë.  Drejtori i Veterinarisë Tiranë shtoi gjithashtu se operatorët e asgjesimit të shpendëve të ngodhur janë zgjedhur nga drejtuesit e pularive, deklaratë që është kundërshtuar kategorikisht nga këta të fundit.

Teksa ende jemi të paqartë për metodën e përzgjedhur për asgjesimin e pulave, ka mbetur edhe një element tjetër, tepër i rëndësishmë pa u sqaruar. Ku përfunduan vezët e pulave të sëmura?

“I kemi në magazinë, të bllokuara, deri sa Ministria të gjejë vendin ku t’i çojmë” –qartësojnë stabilimentet.

Edhe këtu një tjetër kontradiktë, sepse pas një pyetje të analistit Enton Abilekaj, ministrja e Bujqësisë Anila Denaj do të deklaronte asgjësimin e 1 milion vezëve. Lidhur me gjithë këto paqartësi, Piranjat pyetën drejtpërdrejtë Anila Denaj, ministren e Bujqësisë, por ajo nuk dha asnjë përgjigje. Por pyetjet mbeten ende me fuqi, me shpresën se një ditë do të marrin përgjigjen e qartë.

gripi i shpendeve ministria e bujqesise pulat e ngordhura

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje