Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
23-vjeçari Mark Antony Samson rrëfen vrasjen e studentes shqiptare dhe tentativën për të fshehur trupin
ITALI - Mark Antony Samson, 23-vjeçari i akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, ka deklaruar para gjykatësit hetues se nuk e kishte paramenduar krimin. Marrja në pyetje, që zgjati mbi pesë orë në burgun Regina Coeli, u zhvillua për të vërtetuar arrestimin e tij.
Sipas hetimeve, Samson e vrau Ilaria Sulën në mëngjesin e 26 marsit, pasi ajo kishte kaluar natën në shtëpinë e tij në Romë. Ai shpjegoi se viktima kishte ardhur në apartamentin e tij në Via Homs, lagjja Afrikane, mbrëmjen e 25 marsit për t’i kthyer disa rroba.
Pasi qëndroi deri vonë, ajo vendosi të flinte atje për të shmangur udhëtimin me transportin publik. Sipas tij, ata së fundmi kishin përfunduar një lidhje që kishte zgjatur disa muaj, por që kishte pasur shumë ulje-ngritje.
Prokurorët e akuzojnë Samsonin për vrasje të rëndë me dashje dhe fshehje të kufomës, pasi ai tentoi të eliminonte trupin e Ilarisë duke e futur në një valixhe dhe duke e hedhur në një luginë.
“Unë i bëra të gjitha vetë” Gjatë marrjes në pyetje, 23-vjeçari pretendoi se e kishte kryer gjithçka i vetëm dhe nuk pranoi të jepte informacione mbi rolin e prindërve të tij, duke ushtruar të drejtën për të mos u përgjigjur. Ai pranoi se e kishte pastruar vendin e krimit për të fshehur provat para se të largohej.
“Ajo më solli disa rroba më pas ndaloi të flinte në shtëpinë time. Mëngjesin e 26 marsit e godita me thikë pasi pashë një mesazh që mori nga një djalë tjetër. E mbështolla trupin me celofan dhe më pas me një qese dhe e futa në valixhe. Nuk e kam paramenduar krimin," tha ai.
Hetimet vazhdojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë provat për të përcaktuar nëse ai kishte ndihmës apo nëse vrasja ishte vërtet një veprim i paramenduar.
Aksident KURBIN- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Milot-Laç. Policia bën me dije se aksidenti ka nd...
Shqiptarët e denuar ANGLI- Dy shqiptarë janë dënuar me 14 vite burg nga autoritetet angleze. Mësohet se ata u vendosën në...
foto ilustruese TIRANË- Gripi i shpendëve për një periudhë një mujore ka shuar disa kapanone me pula të fermave q&e...
Foto ilustrueste ZVICËR- Autoritetet zvicerane kanë vënë në pranga një 24-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij erdhi ...
Foto ilustruese ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion antidrogë ku shkatërruan një bandë italo-s...
foto ilustruese KOSOVË- Në vitet e fundit, numri i aktakuzave të ngritura në Kosovë për kryerjen e veprës penale “...
Foto ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shqiptar 51-vjeçar. Mësohet se i arrestuari është m...
foto ilustruese TIRANË- Një tjetër skandal me frutat e importuara nga jashtë është raportuar në Shqipëri. Ndry...
Ceremonia KOSOVË- Me nderime shtetërore janë rivarrosur eshtrat e 10 viktimave të luftës që ishin në listën e perso...
Protesta KOSOVË- Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot rreth orës 14:00 në një protestë paqësore për ...