Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai u shpreh se një pjesë dërrmuese e drejtuesve policorë kanë lidhur më krimin e organizuar.
TIRANË- Kandidati për deputet i PD-së, Arjan Hoxha ka folur ditën e sotme lidhur me krimin e organizuar dhe Policinë e Shtetit. Hoxha ka deklarur në intervistën për Syri Tv se lidhjet e grupeve të krimit të organizuar arrijnë deri aty sa të emërojnë efektivë në Policinë e Shtetit. Ai u shpreh se një pjesë dërrmuese e drejtuesve policorë kanë lidhur më krimin e organizuar.
Ndërkohë më tej, Hoxha tha se politika ka ndërhyrë në çdo qelizë të Policisë së Shtetit dhe tha se kjo ndërhyrje ul dhe parametrat e sigurisë në vend. Ai komentoi aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje, ku tha se nëse politika nuk do t'i kishte lejuar, policia nuk do të përdorej për tu përballur me qytetarët për këtë çështje.
Hoxha: Elbasani është një nyje e rëndësishme ku operojnë grupet e rëndësishme të krimit të organizuar me ndikim kombëtar e ndërkombëtar. Organizatat kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, kanë lidhje të forta politike, ku arrijnë deri sa të nxjerrin me 20 e ca mijë vota një deputet apo deputete në parlamentin shqiptar.
Kjo ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara, pra nuk është se është vetëm tani, është në mënyrë permanente dhe absolutisht ndikimi, lidhjet e tyre dhe mundësia që ata të emërojnë drejtues të tillë në policinë vendore. Pra, kanë akumuluar një ekonomi në duart e tyre nga aktiviteti i tyre kriminal. Është e parashikuar në ligj: nëse ke vetëm kontakte me pjesëtarët e krimit të organizuar, ti nuk mund të marrësh çertifikatë sigurie.
Për fat të keq në Policinë e Shtetit, një pjesë dërrmuese e drejtuesve kanë lidhje me krimin e organizuar. Nuk mund të kërkojmë përmirësim të sigurisë publike, apo goditje të krimit kur kemi drejtues të tillë në policinë e shtetit. Konkursi për policinë ishte totalisht politik. Politika ndërhyn në çdo qelizë të Policisë së Shtetit. Ka humbur besueshmëria e publikut të drejtuesit e policisë. Politika sa më tepër ndërhyn aq më tepër ul parametrat e sigurisë në vend. Nëse politika nuk do të kishte lejuar ndërtimet pa leje, nuk do të përdorej policia si mashë për t'i goditur këto ndërtime.
gjkko TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Burim Ferizajn dhe Përparim Kalbajn, të cilët akuzohen se fut&eum...
rrahman kasa TIRANË- Unioni Turistik Shqipta ka deklaruar se fluksi i rezervimeve individuale ka qenë më i vakët nga se pritej, ndë...
foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme është shprehur në një deklaratë për mediat se nuk ekziston asnjë k...
Foto ilustruese KUKËS- 35-vjeçari turk Kadir Kuçukologu i dënuar në vendin e tij me 4 vite burgim për vjedhje m...
Foto ilustruese TIRANA- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi vijon "rrugëtimin" me qëllim e qartë, rrëmbimin...
saimir hasalla ELBASAN- Vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Hasalla, Denis Hasalla është shoqëruar në ...
foto ilustruese SIRI- Qindra civilë beduinë janë evakuuar nga qyteti Sveida i banuar kryesisht nga druzët në kuadër të ...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë këtë të hë...
foto ilustruese FIER- Prokuroria e Fierit ka dhënë pretencën për tre të akuzuarit, Albi Mecini, Ervis Cukali dhe Ar...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë një reagim lidhur situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit gjat&eu...