LIVE UPDATES
Aktualitet

Hapi tender për të ndërtuar urë pranë shtëpisë së motrës! GJKKO kalon për gjykim ish-kryetaren Zyra Islamaj dhe ndërtuesin Rrok Gega

Islamaj akuzohet se ka ndikuar tek ndërtuesi në mënyrë që të ndërtohej një urë mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj, duke favorizuar interesin personal.

26 Nëntor 2025, 10:31 Nga M.L
Hapi tender për të ndërtuar urë pranë
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka depozituar në gjykatë Zyra Islamaj, ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tropojës, dhe ndërtuesin Rrok Gega, për procedim penal.

Islamaj akuzohet se ka ndikuar tek ndërtuesi në mënyrë që të ndërtohej një urë mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj, duke favorizuar interesin personal. Kërkesa për gjykim u pranua nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ndërsa ditën e djeshme u zhvillua edhe seanca paraprake.

Në seancën paraprake të 25 nëntorit 2025, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Irena Gjoka shqyrtoi pretendimet e palëve dhe, me vendimin nr. 149, vendosi:

– Pranimin e kërkesës së SPAK për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të dy të pandehurve Rrok Gega dhe Zyra Islamaj;
– Dërgimin e dosjes për shqyrtim te një trup tjetër gjykues i Gjykatës së Posaçme;
– Përfshirjen në fashikullin gjyqësor të të gjitha akteve të hetimit paraprak, me përjashtim të deklarimeve të personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes;
– Pavlefshmërinë e ankimit, pasi kundër këtij vendimi nuk lejohet apelim.

Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, Zyra Islamaj, ndërsa ishte në detyrën e kryetares së Bashkisë Tropojë, ka tentuar të favorizojë familjarët e saj përmes një tenderi të hapur.

Hetuesit thonë se ajo ka ndikuar tek ndërtuesi Rrok Gega për të ngritur një urë mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj, duke përfituar për interes personal.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë  29.09.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të  çështjes penale me nr. 15/2026, në ngarkim të të pandehurve: Rrok Gega, akuzuar për  kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,  parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal dhe Zyra Islamaj, akuzuar për kryerjen e veprës  penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga  neni 259/2 i Kodit Penal”.

2. Në seancën e datës 25.11.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së  Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja  Irena Gjoka, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, bazuar në nenet 112, 332/dh, pika  1, gërma “a”, 332/ë, 332/gj, pika 1 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 149, datë 25.11.2025,  vendosi: 

I. Pranimin e kërkesës së palës kërkuese, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit  dhe Krimit të Organizuar për dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket  procedimit penal nr.15, viti 2025 në ngarkim të të pandehurve:

1. Rrok Gega, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i  personave që ushtrojnë funksione publike“, parashikuar nga neni 244,  paragrafi i dytë i Kodit Penal.

2. Zyra Islamaj, akuzuar për kryerjen e veprës penrrok ale “Korrupsioni pasiv i  personave që ushtrojnë funksione publike“, parashikuar nga neni 259,  paragrafi i dytë i Kodit Penal.

II. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për  Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues.

III. Fashikulli i gjykimit do të përmbajë të gjitha aktet e hetimit paraprak, të përfshira  në 1 volum hetimor (përveç deklarimeve të shtetasve të pyetur me cilësinë e  personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes).

IV. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim./ Dosja.al

zyra islamaj rrok gega spak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj