LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Mes satirës dhe glorifikimit, videot AI mbi komunizmin ngrenë shqetësime etike

 Për ata që e kanë jetuar periudhën e regjimit komunist, imazhet simbolike që mund t’u vijnë ndërmend lidhen me radhët e gjata në të gdhirë për qumësht apo vajguri, grumbullimet e njerëzve në furrat e bukës apo dyqanet thuajse bosh në fund të viteve ’80.

26 Nëntor 2025, 09:42 Nga E.d
BIRN: Mes satirës dhe glorifikimit, videot AI mbi komunizmin ngrenë
Foto ilustruse

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale për të evokuar figura apo ngjarje historike në mungesë të kontekstit apo një qasjeje kritike rrezikon sipas ekspertëve që të krijojë perceptime të gabuara apo glorifikim të diktaturës komuniste. Për ata që e kanë jetuar periudhën e regjimit komunist, imazhet simbolike që mund t’u vijnë ndërmend lidhen me radhët e gjata në të gdhirë për qumësht apo vajguri, grumbullimet e njerëzve në furrat e bukës apo dyqanet thuajse bosh në fund të viteve ’80.

Bashkë me postulatet propagandistike apo vetë figurën e diktatorit Enver Hoxha, këto imazhe po transformohen në video satirike përmes Inteligjencës Artificiale dhe po shpërndahen në rrjetin social Facebook. Në njërën prej videove të krijuara me Inteligjencë Artificiale, një foto virale e njerëzve që presin pas hekurave për të marrë një bukë nis e lëviz me njerëzit që prekin si të babëzitur bukët dhe paratë që shitësja mban mbi banak, ndërsa portreti i qeshur i diktatorit shfaqet me nënshkrimin: “Ju ka marrë malli për radhat mo?”

Videoja është publikuar në faqen “Mendje” të dedikuar për art dhe argëtim dhe duket se ka për qëllim satirën ndaj fenomeneve të së shkuarës. Megjithatë, në mungesë të një konteksti historik, imazhe apo video të ngjashme të krijuara me IA rrezikojnë gjithashtu që të glorifikojnë regjimin komunist, sidomos për një shoqëri që ende nuk është përballuar plotësisht me të shkuarën e saj totalitare. Përdorimi i Inteligjencës Artificiale për ngjarje apo figura historike ka zgjuar shqetësime etike mes historianëve, të cilët i frikësohen perceptimeve të gabuara ndaj të vërtetave historike apo glorifikimit të figurave historike përmes kombinimit të kreativitetit me teknologjinë.

“Imazhet ose zërat e gjeneruar prej IA mund të krijojnë një ndjesi normalizimi dhe distancimi emocional nga dhuna, frika dhe izolimi që ka karakterizuar regjimin totalitar komunist të Shqipërisë së Enver Hoxhës,” i tha BIRN Enriketa Papa, pedagoge në departamentin e Historisë në Universitetin e Tiranës.

Papa, një pasardhëse e një familjeje të persekutuar nga regjimi komunist i Hoxhës, thotë se përdorimi i videove të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale “krijojnë disa dilema serioze etike për historianët”. Sipas saj, kjo tregon se sa lehtë teknologjitë e reja, veçanërisht modelet gjenerative të AI mund të prodhojnë interpretime dhe versione të reja të së kaluarës. “Kjo ndodh shpesh pa verifikime shkencore dhe jashtë konteksteve historike,” theksoi Papa.

Shumica e modeleve që prodhon Inteligjenca Artificiale mbështeten mbi përmbajtje që merren nga interneti, një hapësirë ku nostalgjia për diktaturën, propaganda e vjetër dhe narrativat e shtrembëruara janë të pranishme. Për Ermal Hasimen, pedagog i Shkencave Politike,  varet sesi Intelegjenca Artificiale përdoret në raport me historinë dhe në çfarë konteksti dhe rreziku rritet veçanërisht, kur përdoret për të zbutur ose normalizuar krimet e komunizmit.

“Nëse imazhi i diktatorit përdoret për të treguar mbrapshtësinë ideologjike dhe vuajtjet e komunizmit, atëherë mund të ishte një mënyrë shtesë për të ndërgjegjësuar të rinjtë, por nëse përdoret për të relativizuar komunizmin, për shembull duke e treguar si një sistem pothuajse normal të krahasueshëm me të sotmen, atëherë do të ishte shumë problem,” argumenton ai.

Hasimja i sheh video të tilla satirike si ushtrim të lirisë së shprehjes, por apelon gjithsesi që në mungesë të një analize ideologjike të regjimit dhe mungesës së dekomunistizimit,  normalizimi i komunizmit përmes humorit është tejet i rrezikshëm. Hasimja sugjeron që kujdesi duhet treguar nëse IA përdoret për të glorifikuar komunizmin.

“Në këtë rast kjo duhet të trajtohet njësoj si glorifikimi i nazizmit,” thotë ai.

Në mungesë të një qasjeje kritike, narrativat që evokojnë të shkuarën përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale rrezikojnë të riprodhohen si ‘informacion’, të relativizojnë krime apo të shtrembërojnë të vërtetën historike. Teknologjia u mundëson tashmë diktatorëve të vdekur “një rikthim në jetë” përmes imazheve apo videove. Por sipas historianëve, kjo rrezikon që të krijojë një të shkuar alternative – një sfidë e vërtetë për të mbrojtur memorien historike nga videot që ofrojnë një ‘realitet’ të rremë.

“Në rastin e Enver Hoxhës, përdorimi i Inteligjencës Artificiale për rikrijime vizuale, audio apo biseda të imagjinuara mund të çojë drejt një forme relativizimi të së keqes, duke zhvendosur fokusin nga krimet dhe trauma drejt një versioni nostalgjik dhe relativizues së diktaturës,” thotë Papa, ndërsa shton se në hapësirën digjitale ekzistojnë faqe pozitiviste ndaj figurës së Hoxhës. Sipas saj, ndalimi i përmbajtjeve që glorifikojnë të shkuarën dhe figurën e diktatorit mund të rregullohen vetëm me dispozita ligjore dhe përdorim etik të IA.

“Ne nuk mund të ndalojmë zhvillimin e Inteligjencës Artificiale, por mund dhe në fakt duhet të kërkojmë, që ajo të përdoret me ndershmëri, me shënim të qartë të përmbajtjeve të gjeneruara dhe me kontekst interpretues që ruan të vërtetën historike dhe dinjitetin e viktimave,” shtoi Papa. Nga ana tjetër, përdorimi i Inteligjencës Artificiale në histori ngre dilema morale dhe profesionale, që sipas Papës, në mungesë të rregullave dhe etikës, historia rrezikon të kthehet në një show, e zvetënuar, aspak kritike ndaj ngjarjeve apo figurave të së kaluarës.

“Ndaj për të mos u kthyer në historishkrues mekaniko-robotikë duhet një rregullim dhe etikë e re në përdorimin e teknologjisë që të garantojë transparencë, verifikim dhe vërtetësi të burimeve historike,” përfundoi ajo./Reporter.al

ia vajguri inteligjencë artificiale

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet