LIVE UPDATES
Aktualitet

Hetimi për shqiptarin çon në gjobitjen me gjysmë milionë euro për Louis Vuitton/ Kush është Thanas Bako, pastronte paratë e kriminelëve më të mëdhenj në botë

Louis Vuitton BV doli si e dyshuar gjatë një hetimi më të gjerë për pastrim parash të udhëhequr nga Zyra e Prokurorit Publik Kombëtar.

14 Shkurt 2026, 17:10 Nga DOSJA

Hetimi për shqiptarin çon në gjobitjen me gjysmë

Prokurorët kanë gjobitur degën holandeze të markës luksoze Louis Vuitton me 500,000 euro për shkelje të Aktit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit. Louis Vuitton BV doli si e dyshuar gjatë një hetimi më të gjerë për pastrim parash të udhëhequr nga Zyra e Prokurorit Publik Kombëtar. Gjatë një periudhe të zgjatur, kompania nuk i kontrolloi siç duhet identitetet e klientëve që kryenin vazhdimisht blerje të mëdha me para në dorë.

“Çështja po zgjidhet nëpërmjet një urdhri penal për të lehtësuar presionin mbi kapacitetin e kufizuar të sallës së gjyqit në Gjykatën e Qarkut të Roterdamit”, thanë prokurorët në një deklaratë.

Hetimi fillon nga një rast që përfshin një të dënuar të botës së krimit, 55-vjeçarin shqiptar nga Saranda, Thanas Bako, i cili mblodhi sasi të mëdha të ardhurash kriminale për pastrim parash. Prokurorët thonë se një grua 36-vjeçare nga Lelystad më pas i përdori ato para për të blerë artikuj luksozë në dyqane, përfshirë Louis Vuitton, duke përdorur pseudonime të shumta.

Autoritetet dyshojnë se midis gushtit 2021 dhe shkurtit 2023, gruaja, e identifikuar si Bei W., shpenzoi mbi 2 milionë euro fonde të paligjshme. Gjithashtu thuhet se ajo i dërgoi çantat luksoze në Kinë në kuti kartoni për t’i rishitur, duke i maskuar të ardhurat si tregti të ligjshme.

“Kjo praktikë, e njohur si tregtia ‘Daigou’, është një metodë e transferimit të parave kriminale përmes artikujve luksozë. Provat përfshijnë mesazhe në chat, fatura dhe pamje filmike nga kamerat e sigurisë”, deklaruan prokurorët.

Hetuesit gjetën gjithashtu kuti në shtëpinë e saj të përgatitura për dërgesë në Kinë. Skema thuhet se është ndihmuar nga një person i brendshëm. Një ish-asistente shitjesh e Louis Vuitton dyshohet se e ka ndihmuar W, duke e njoftuar atë për mbërritjet e reja të çantave të shtrenjta dhe duke e këshilluar atë për ndarjen e blerjeve për të shmangur shkaktimin e kërkesave ligjore për raportim.

Nga 1 janari 2026, ligji holandez ua ndalon tregtarëve pranimin e pagesave në para të gatshme prej 3,000 eurosh ose më shumë. Prokurorët theksojnë se markat luksoze kanë të njëjtin detyrim si bankat për të verifikuar klientët e tyre sipas rregullave të vendit kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (Wwft). Ndërsa Louis Vuitton e zgjidhi çështjen me një gjobë prej 500,000 eurosh, gjyqi kundër gruas 36-vjeçare, ish-anëtarit të stafit dhe një të pandehuri të tretë është ende duke u zhvilluar në Gjykatën e Qarkut të Roterdamit.

Kush është Thanas Bako

Thanas Bako rezulton i dënuar me 7 vjet burg në shtator 2024 nga një Gjykatë në Roterdam. Ai akuzohet si bankier kriminal i nëndheshëm i qindra milionë eurove dhe ishte i përfshirë në “forma të rënda të krimit të organizuar”, sipas gjykatës. Bako u arrestua në Athinë më 31 maj të vitit të kaluar me kërkesë të Holandës dhe tani ndodhet në një qeli holandeze për më shumë se një vit.

Ai thuhet se ka udhëhequr një rrjet korrierësh në Holandë nëpërmjet komunikimeve kripto, i cili ka lëvizur pothuajse një çerek miliardë euro në para për kriminelët. Kjo do të kishte ndodhur në periudhën midis qershorit 2020 dhe marsit 2021.

Rrjeti thuhet se ka funksionuar nga zyra të ndryshme në Holandë, duke përfshirë ëateringen dhe Amsterdam. Anëtarët e rrjetit të korrierëve u dënuan me vite burg në fillim të këtij viti. Europoli e konsideron Thanas Bakon si “një pastrues të njohur parash, që pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë”. 

Bako thuhet se ka menaxhuar korrierë parash në Holandë nga Athina. Korrierët punonin si hidraulikë, marangozë dhe pastrues xhamash, zakonisht me precedentë të pastër penalë për të mos u vënë re. Për një tarifë të madhe, ata përdorën furgonët e tyre për të transportuar para drejt dhe nga klientët kriminelë.

BISEDA

Klienti: “Kam një dërgesë për 2 milionë euro. Dua ti ndaj në 2 për siguri. 2 korrierë të ndryshëm, ata nuk mund ta dinë. Të dyja në të njëjtin vend. 12.00 1 makinë, 12.10 1 makinë”

Thanas Bako: Do ta bëj diferencën 30 minuta, është më mirë. Njëri djalë nuk e kalon tjetrin. Njëri 12.00, tjetri 12.30. Dy makina. Kjo është për mua më e sigurt.

Një vend i përafërt diskutohet dhe Thanasi dërgon dy korrierë aty. Vetëm minutën e fundit klienti tregon vendin e saktë ku do të merren paratë. Ishte një restaurant i quajtur “Bruis” në Blaricum. Teksa njerëzit po hanin drekë, 1 milionë euro u transferuan dy herë në secilën nga makinat në parking. Një orë pasi u morën paratë, një nga korrierët i dërgon Thanasit mesazh:

Korrieri: “Përshëndetje shok, jam i sigurt, sapo arrita. Do t’i numëroj paratë tani”

Pas kësaj ai dërgon fotografi të parave she thotë se janë 1 milionë euro. Thanasi përgjigjet: “Faleminderit”. Mesazhet e tjera tregojnë përqindjen që ky korrier merr.

Thanas Bako: “0.2 % komision. Transporti me vlerë 1 milionë do të japi 2000 euro”.

Korrieri: “Është shumë mirë. Jam i vendosur të bëj më të mirën”.

Thanas: “Kjo është ajo që dua të dëgjoj”.

NGJARJA E DATËS 23.02.2021

Dy vëllezër, në dy furgonë të ndarë shkojnë në një magazinë. Njëri futet direkt brenda ndërsa tjetri parkon jashtë. Ata nuk e vunë re një furgon të parkuar para tyre. Shoferi që parkoi jashtë tentoi të hynte në magazinë por u godit me shkelm nga një person i maskuar. Dy persona të tjerë erdhën dhe morën peng dy vëllezërit. Pengmarrësit detyruar vëllezërit të hynin në zyrën e magazinës dhe t’u jepnin “dicka” që ata donin. Ata kontrolluan magazinën dhe një nga furgonët por nuk zbuluan gjë. Furgoni gri i pengmarrësve tip “Renault” me targa FN-615-ZM u gjet më pas.

Ata kishin hequr targat dhe kishin tentuar ta digjnin por kishin dështuar. Një oficere policie që foli në një emision investigativ më pas, tha se viktimat nuk e kishin idenë pse ishin marrë peng dhe donin të grabiteshin. Sipas oficerët, viktimat ishin të pafajshme dhe me shumë mundësi pengmarrësit ishin në adresën e gabuar. Por ajo ishte gabim. “Viktimat” dinin ekzaktësisht cfarë donin pengmarrësit. Ata kishin ardhur për miliona e miliona euro.

Kjo magazinë sherbente si një nga pikat e grumbullimit të Thanas Bakos. Një person që e mori me qera më pas këtë magazinë tha se “cdo gjë është e siguruar mirë. Shumë luksoze për punën që supozohej se bëhej. Shikoni kamerat dhe butonat e alarmit. Kuzhina është e fshehur në fund dhe muret janë të veshura për izolim zhurrme. Pse duhet të bëhej kjo”. Pse? Për të numëruar 165 milionë e 718 mijë e 500 euro pa zhurrmën e numëruesve të parave që punonin me orë të tëra dhe mund të alarmonin komshinjtë. Kjo magazinë ishte një nga të dyja vendndodhjet që Thanas Bako përdorte si “banka”.

Dy personat që u morën peng ishin dy korrierët e tij më të besuar. U deshën vetëm 200 transaksione për të krijuar atë shume parash. Pra një transaksion mesatar kishte vlerë 828.000 euro. Sapo policia zbuloi se ishte “mashtruar”, bëri bashkë copat e “puzzle” dhe kuptoi se këta persona punonin për Thanasin dhe kështu investiguan më tej.

louis vuitton thanas bako

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj