LIVE UPDATES
Aktualitet

"Nuk na dha asnjë alternativë"/ Banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi 2 orësh me Ramën: Nuk tërhiqemi

Një nga përfaqësuesit që ishte pjesë e takimit tha se Rama ishte i prerë se projekti do të zbatohet dhe atyre nuk u është ofruar asnjë alternativë tjetër përveç pranimit të tij.

14 Shkurt 2026, 14:41 Nga I.A
"Nuk na dha asnjë alternativë"/ Banorët e Durrësit
Banoret

DURRËS- Banorët e prekur nga projekti TID kanë dalë të zhgënjyer nga takimi mbi 2 orë me kryeministrin Edi Rama në bashkinë e Durrësit. Një nga përfaqësuesit që ishte pjesë e takimit tha se Rama ishte i prerë se projekti do të zbatohet dhe atyre nuk u është ofruar asnjë alternativë tjetër përveç pranimit të tij.

“Në fillim të mbledhjes na u tha qartë që nuk keni alternativë përveçse ta pranoni, pra projekti do bëhet. Dhe fjala e parë që i thamë ishte kjo, ne nuk jemi kundër projektit por përderisa ne kemi konstatuar gabime a nuk jeni për rishikim të projektit? Nuk jemi, do prishet çdo gjë. Ne jemi këtu vetëm për t'ju dhënë alternativa çmimesh, opsione strehimesh dhe objekte ku mund t'ju strehojmë.

Gjatë bisedës, të gjithë ishin të acaruar që nga fakti që u fol në mënyrë të prerë. Dhe kur filluam t'i dëshmojmë objekte, për aq sa i dëshmuan, objekte që kanë vlera arkitektonike historike, të cilat çuditërisht nuk janë as në listën e shpronësimit thanë po rishikojnë diçka. Por megjithatë, kryesorja që duhet të bëjë kjo bashki dhe kjo administrate, duke ja kërkuar kryetares së bashkisë ta bëjë pikërisht, duhet të anulojë të gjithë letrat, të gjithë vendimet e IKMT-së në mënyrë urgjente, ose njerëzit pastaj do të jenë bashkë në çdo godinë që ta mbrojmë. Po s'u anuluan ato, asnjë fjalë që u tha sot nuk ka vlerë.

Janë shumë objekte që prishen, në dorë të parë janë 35. Po ato që do jenë më vonë janë sipër 100. Ata nuk i diskutojnë akoma përderisa nuk kanë dalë edhe kur ne i përmendim, ato thonë, ato janë pjesë e projektit, po pse flisni në emër të tyre përderisa s'ju ka dalë akoma vendimi për shpronësimit, por ata janë të pritshëm shpejt. Në dorë të parë janë këto të rrethit të amfiteatrit, që VKM-ja ka qenë që në 2023-shin, pra që në një farë mënyre ka dalë edhe jashtë kohe, sepse dhe shpronësimi ka një kohë limit dhe dhe kjo e jona, 74 banesat, ku ne na morën vetëm për objektet, sepse trojet është një histori më vete e trojeve, që këto kanë shkuar, kanë shpronësuar troje që nuk shpronësohen, si të komuniteteve fetare.

Njerëzit janë shumë të pezmatuar nga fakti që nuk lejojnë opsionin e rishikimit të projektit dhe gabimeve. Vetëm me dy raste që u treguan aty u dëshmua që këtu ka projekte që nuk janë studiuar si duhet. Dhe ne kemi mbi gjashtë muaj që që themi pikërisht këtë. Projektet janë bërë shumë keq, janë bërë gabim dhe nga gabimet pikërisht nga kjo vijnë. Kjo është pak luftë force me sa duket.

Të hënën atyre u është kërkuar të lirohen banesat dhe pavarësisht nga bisedimet që po bëjmë sot, njerëzve u kanë ardhur letra të tjera nëpër shtëpia," thanë banorët./Dosja.al

projekti tid

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës