LIVE UPDATES
Aktualitet

“Hiq djalin nga shkolla!”, si lindi sherri mes Pëllumb Gjokës dhe Kleant Musabelliut, s’e kishte falur ish-policin e burgjeve

Goditjen me armë dhe plagosjen e tij, Gjoka e quan në bisedat e "Sky" si ulje reputacioni për të dhe se siç del edhe në komunikime që Gjoka bën me Behar Bajrin, vrasja e Musabelliut duhet të kryhet edhe për opinion.

10 Gusht 2023, 22:46 Nga m.s
“Hiq djalin nga shkolla!”, si lindi sherri mes Pëllumb
dy protagonistet e perplasjes me arme

Përplasja në 2017-s mes Pëllumb Gjokës dhe ish-punonjësit të policisë së Burgjeve, ka ndodhur për shkak të fëmijëve. Dy djemtë e protagonistëve të përplasjes ishin në një klasë, dhe janë konflikuar me njëri-tjetrin në ambientet e shkollës. I vënë në dijeni për këtë sherr, Kleant Musabelliu ka shkuar si prind në ambientet e shkollës dhe së bashku me mësuesen kujdestare dhe drejtorinë e shkollës, ka pajtuar dy shokët e klasës duke normalizuar situatën. Por në mbrëmjen e 11 shtatorit 2017, polici i burgjeve është telefonuar nga Pëllumb Gjoka dhe i ka kërkuar të takohen tek lokal "Rozafa".

Kleanti bashkë me djalin e tij dhe vëllain e tij si shofer, kanë shkuar dhe janë takuar me Pëllumb Gjoka. Ky i fundit i ka kërkuar në mënyrë ultimative që të heqë djalin nga shkolla, dhe ka filluar të konfliktohej fizikisht me të.

Kleanti është ndjerë i kërcënuar pasi veç Gjokës, kanë filluar ta godasin edhe disa persona të tjerë nga mbrapa, dhe në një moment dyshon që ka parë një person me armë. Në këto momente ka nxjerrë armën e shërbimit të policisë së burgjeve, dhe ka qëlluar disa herë në ajër dhe drejt personave që e godisnin.

Por nga të shtënat ka mbetur i plagosur në këmbën e majtë biznesmeni Pëllumb Gjoka. Musabelliu iku nga ambientet e "Rozafës" dhe shkoi u dorëzua në Komisariatin nr. 3, duke dorëzuar dhe armën.

Hetimet u zhvilluan nga Prokuroria e Tiranës, ku në dosje ndodhet dhe një deklaratë e Pëllumb Gjokës, i cili hiqte dorë për ndjekjen e konfliktit në rrugë ligjore, duke u shprehur se marrëdhëniet mes tyre ishin normalizuar.

Më tej në 20 dhjetor 2017, Pëllumbi është shprehur që e kanë dërguar në spital dhe nuk mban mend saktë.

Pas kësaj ngjarja është klasifikuar nga Prokuroria e Tiranës nga "Vrasje me dashje" mbetur në tentativë në "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Kanosje".

Të dyja këto akuza u pushuan nga Prokuroria e Tiranës, dhe pas disa muaj Musabelliu doli nga burgu. Por kjo ka qënë një kurth për të liruar nga burgu Musabelliun, pasi siç del nga bisedat në "Sky", Pëllumb Gjoka ka futur në punë 5 persona për të vrarë Kleant Musabelliun.

Gjoka kishte hequr dorë nga ndjekja ligjore, por nuk e kishte falur me Kanun ish-policin e burgjeve.

Për një periudhë kohe, Musabelliu dhe vëllai i tij ruheshin, pasi i ndruheshin një goditje të mundshme nga njerëzit e Gjokës.

Goditjen me armë dhe plagosjen e tij, Gjoka e quan në bisedat e "Sky" si ulje reputacioni për të dhe se siç del edhe në komunikime që Gjoka bën me Behar Bajrin, vrasja e Musabelliut duhet të kryhet edhe për opinion. Behari i shkruan që: “Nuk është punë borxhi, kët e kryn dhe atë herë ja kryj unë atë, ashtu e kena lënë sepse bëra muhabet edhe kur ika me taku Benin dhe më tha që do të ndihmoj, se duhet ma e kryj atë kurv në Tiranë. Tash po presim mu kry. Se më ka kap inati dhe mua për të, për opinion duhet me ik ai”.

Pëllumbi i shkruan që: “Po po, ai duhet me ik”. /Burimi i lajmit Ora News 

pëllumb gjoka kleant musabelliu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj