LIVE UPDATES
Aktualitet

Flasin vëllezërit e Gjergji Mullallit, tregojnë episodin me Luizën: Doktori tha ti je i sëmurë, ajo bën vetë

Një krim shumë i rëndë ndodhi në fshatin Zëmblak të Maliqit më 29 Korrik. Luiza Mullali, 46 vjeçe u vra nga bashkëshorti i saj Gjergji Mullali. Ky i fundit vrau veten një ditë më pas.

10 Gusht 2023, 15:42 Nga m.s
Flasin vëllezërit e Gjergji Mullallit, tregojnë episodin me
Gazmond dhe Arben Mullalli

MALIQ-Një krim shumë i rëndë ndodhi në fshatin Zëmblak të Maliqit më 29 Korrik. Luiza Mullali, 46 vjeçe u vra nga bashkëshorti i saj Gjergji Mullali. Ky i fundit vrau veten një ditë më pas.

Kjo ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik në të gjithë Shqipërinë. Emisioni Uniko nga gazetari Spartak Koka, solli detaje të reja në lidhje me këtë rast. Në studio ishin ftuar dy vëllezërit e Gjergjit, Gazmond dhe Arben Mullalli. Arbeni tregoi se kjo ngjarje mund të parandalohej. Ai u shpreh se familja Mullalli i ka kërkuar familjes së Luizës që ta bisedonin këtë problem, por është refuzuar nga babai i saj. Sipas tij, Luiza nuk e dëgjonte Gjergjin.

Ai rrëfeu edhe një episod që sipas tij, ka ndodhur disa vite më parë kur po shkonin në fshatin Pojan. Arben Mullalli rrëfeu se të gjithë u alarmuan kur panë Luizën të sëmurë dhe që nxirrte shkumë nga goja, por më pas në taksi, ajo hipi me këmbët e veta. Sipas Arbenit, doktori ka thënë që ajo bënte vetë dhe nuk kishte asnjë problem.

Arben Mullalli: Mund të parandalohej. Nuk e mbaj mend vitin, i kemi kërkuar të atit të vajzës, kishim ca probleme dhe të vinin të bisedonin. Përgjigja e tij e parë ishe, vajza ka tre fëmijë, atje të bëjë si të dojë, mua me këto probleme mos më thërrisni më. Fillojmë për këtë problemin e sotshëm. Babain e kemi të moshuar dhe na bie ne barra. Nga Amerika marr vëllain në telefon dhe i them meqenëse ti je nga ana që hytë mbles, thojini prapë që duam të bisedojmë që ta sheshojmë këtë problem.

Spartak Koka: Kush ishte problemi që duhej sheshuar?

Arben Mullalli: Problemi ishte ky që gruaja e atij nuk e dëgjonte.

Spartak Koka: Çfarë do të thotë që nuk e dëgjonte?

Arben Mullalli: Për shembull ikte në Greqi dhe nuk e pyeste, fare.

Spartak Koka: Këto probleme kanë lindur që në Greqi, apo u theksuan më shumë gjatë kohës kur u kthyen në Shqipëri?

Arben Mullalli: Këtë konflikt e kanë filluar pas dy fëmijëve të parë që e kuptuam ne se ata rrinin në Greqi. Ajo ka ardhur nga Greqia në Shqipëri që të martonte vëllanë në fshatin Pojan. Unë kam shkuar me makinën time, kur deri në një moment të caktuar kjo u bë e sëmurë. Na alarmoi. Dola përjashta e shikoj vëllain, e kishte marrë në krahë. Çfarë ke more? O burrë më merr fëmijët më tha mua, e kam gruan e sëmurë.

Spartak Koka: Çfarë kishte?

Arben Mullalli: Kur e shikoj në krahë kjo nxirrte shkumë nga goja, kur shikoj që e lëshoi në taksi ajo hipi me këmbët e saj. Unë mora fëmijët dhe shkova në shtëpi, ky zuri taksi. Shkuan në spital, i tha doktori këtij personi (i drejtohet vëllait në studio), ore çfarë e ke. Unë e kam kunatë tha. Kjo është mirë s’ka asgjë, ti je i sëmurë, tha, kjo bën vetë.

Spartak Koka: Janë akuza të forta këto. Unë i them ashtu siç e kam në zemër, nuk di të gënjej.

Vëllai tjetër, Gazmondi, tregoi se Gjergji jetoi dhe punoi në Greqi për 25 vite. Ai u martua me Luizën me mbles.

“Për këtë kishte hyrë vjehrri im se ish-kunatën time e kishte mbesën e të motrës”, tha ai.

Megjithatë, Gazmondi thotë se ishte e qartë se ata nuk shkonin mirë si çift.

“Morën një shtëpi më poshtë. Nuk shkonin mirë në atë periudhë. Kam qenë vetë. Ka ardhur edhe motra e Amerikës. Shikoheshim në sy, por s’ke çfarë t’i bësh. Nuk e kishin nivelin e një çifti që të bisedojnë për problemet që ka familja, për fëmijët, për ecurinë, për çdo gjë. Ne shqiptarët e kishim që pastërtia të jetë një çikë, nuk ishte në atë nivel”, tha ai./tvklan.al

gjergji mullali luiza mullali

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet