14 Nëntor 2024, 16:37
Nga r.ll
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
TIRANË - Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën drejtimin e Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastas, u mblodh sot, më 14 nëntor 2024, në selinë e Kryepiskopatës së Hirshme të Tiranës, në përputhje me Statutin e Kishës, dhe zgjodhi me vota të plota si Mitropolit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësinë e tij, Episkopin e deritanishëm të Bylisit, z. Asti.
Fronëzimi i Mitropolitit të ri do të bëhet më 21 nëntor 2024, në orën 12:00, në Kishën Katedrale të Shën Dhimitrit, në Berat.
Jetëshkrim i shkurtër i Mitropolitit të ri
Hirësia e tij, Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, z. Asti (Bakallbashi), lindi në Durrës, në vitin 1974. Ai kreu studimet teologjike në Seminarin Teologjik Hieratik, në Durrës (1993-1997), në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Selanikut (1998-2003), dhe studimet pasuniversitare (master) në Omilitikë në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Selanikut (2010-2012).
U dorëzua dhjakon (gusht 2003), kryedhjakon (i Kryepiskopatës) (nëntor 2006), hieromonak (nëntor 2009), arkimandrit (nëntor 2009) dhe Episkop, si Episkop Titullar i Bylisit (janar 2012).
Nga vitit 2012 ka shërbyer si Episkop Ndihmës i Kryepiskopit dhe nga fillimi i 2018-ës si Protosingjel i Kryepiskopatës së Tiranës.
Krahas veprës liturgjike dhe pimantike, ka shërbyer edhe në disa sektorë të tjerë të Kishës: Në administratën e Kryepiskopatës së Tiranës, si petagog i jashtëm i Akademisë Teologjike në Shën Vlash të Durrësit, ku ka dhënë lëndën e Liturgjikës (2004-2017) dhe të Omilitikës (2015-2017); ka qenë bashkëpunëtor dhe bashkëdrejtues i Stacionit Radiofonik “Ngjallja” (që nga viti 2005), bashkëdrejtues i Lidhjes Rinore të Mitropolisë së Tiranës (2010-2018) dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë (2018 e deri më sot).
Gjatë shërbimit të tij, ai ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare dhe ka përfaqësuar Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në takime të ndryshme ndërorthodhoske dhe ndërkristiane.
asti bakallbashi
asti bakallbashi mitropolit i beratit vlores dhe kanines
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 16:15
N.F
Rilind Thaqi
ITALI- Një aksident tragjik është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Mësohet se n...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 16:12
E. D
fotot ilustruese
POGRADEC- Një aksident ka ndhodhur pasditen e sotme në rrugën Korçë-Pogradec. Mësohet se dy automjete jan&...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 15:49
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vijon të jetë i mbuluar me mister atentati i 30 tetorit në Shkodër, ku humbën jetën Hamza Lici, ...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 15:39
E. D
fotot ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion në komunën Vittoria dhe Chiaramonte Gulfi, në ndjek...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 14:50
M.B
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Një aksident është regjistruar në aksin e rrugës kombëtare Përrenjas-Librazhd në fsh...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 14:35
ZH.LL
Viktima, vëllai dhe vrasësi
TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore ndaj autorit të vrasjes së 3 ...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 14:38
M.B
Tonin Vocaj
TIRANA- Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka shkruar një letër falënderimi që lidhet me largi...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 14:02
ZH.LL
Foto nga aksidenti
LUSHNJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lushnjë, në kryqëzimin e fshat...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 14:09
I.A
Arrestimi
GJERMANI- Mediat gjermane Zeit.de i ka kushtuar një artikull arrestimit të Princ Dobroshit në Tiranë pak ditë ...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 13:45
ZH.LL
Edlira Cepani
MOLDAVI- "Përmbushjen e një misioni si amanet", kështu e ka quajtur Edlira Çepani rikthimin e saj në punë pas...