LIVE UPDATES
Aktualitet

HISTORIA: Babai takon vajzën, e rrëmben dhe e qeth që të mos e njohin

Djemtë e çiftit janë sot 26 dhe 25 vjeç. Në vitin 2015 erdhi në jetë dhe vajza, por një vit më vonë çifti u nda.

25 Prill 2023, 22:08 Nga k.m.
HISTORIA: Babai takon vajzën, e rrëmben dhe e qeth që të mos
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vjollca Zyka ka drejtuar në emisionin “Stop” shqetësimin për vajzën dhe mbesën e saj. Ajo tregon, se vajza ka qenë e martuar nga viti 1996 dhe në 2012-ën vendoset së bashku me dy djemtë dhe burrin, Robert Gjinika, në Itali. Vjollca shprehet se nga kjo martesë vajza e saj ka vuajtur dhunën fizike e psikologjike. Djemtë e çiftit janë sot 26 dhe 25 vjeç. Në vitin 2015 erdhi në jetë dhe vajza, por një vit më vonë çifti u nda.

“Kishte tre fëmijë, dy djemtë janë të mëdhenj kurse vajza ka shumë diferencë me djemtë. Në 2012 janë vendosur në Itali si familje. E dhunonte, dhunë psikologjike dhe fizike. Nuk duronte më vajza. Djemtë i thonin rri ti se ai e ka fajin, por ti duro. Në 2015, lindi vajza, bëri vitin dhe u ndanë në 2016. Mori vajzën e vogël dhe u dorëzua në polici, në Itali. Atje e çuan në sociale. Ndenji 5 vjet e gjysmë atje. U bë vajza 6 vjeç e gjysmë. E futi në klasë të parë dhe vazhdoi atje deri në Dhjetor të vitit 2021”, tha Vjollca.

Ajo vazhdoi të jetonte në Itali dhe ish-burri me djemtë u kthyen në Shqipëri.

“Djemtë mbaruan shkollën dhe erdhën këtej. Pas dy vjetësh, në 2021 vazhdoi e ëma t’i tregonte vajzës, se u rrit vajza dhe e kërkonte ku i kam vëllezërit. Filluan të flasin në Skype se ata nuk kanë jetuar asnjë ditë me të motrën. I thonë hajde, pse të punosh, i thotë djali i madh. I tha ky e ka mendjen me babanë, le të jetojë me babanë. Ti do jetosh me mua. Djali i madh 26 bën në Korrik, tjetri bën 25 në Shtator”, tha Vjollca Zyka.

Sot mbesa e Vjollcës është 8 vjeç. Pas kërkesave të vazhdueshme të djemve për të takuar motrën e tyre, vajza e zonjës Vjollca, Saimira kthehet në Shqipëri në Dhjetor 2021. Gjatë takimit në djemtë dhe i ati rrëmbejnë vajzën dhe largohen.

“Futen atje siç ishin bashkë edhe i shoqi. Ajo tha pse ka dalë dhe ky se nuk donte që ta takonte. Kjo u besoi, pinë kafe dhe punë sekondash, i ati me gjithë vajzën e vogël marrin vajzën dhe dalin përjashta siç janë lokalet në Rinas. I thotë vajza po ç’u bënë ata nga ikën. Ja se te makina i thotë ky i madhi. Edhe e mbante me muhabet sa që këta të iknin. Dalin jashtë, bërtit vajza. U larguan ata. Ne nuk e dimë ku jetojnë ata”, tha Vjollca.

Saimira iu drejtua policisë në Rinas dhe më pas në Durrës, pasi atje kishte vendbanimin. Por vajza nuk u gjet. Pas denoncimeve i drejtohet gjykatës për zgjidhje martese dhe gjykata vendos t’i kthehet fëmija.

Në raportin e psikologes është përcaktuar se Robert Gjinika është një person i cili ka probleme me vetëkontrollin dhe ka luhatje të emocioneve. Gjithashtu është vënë re një përpjekje e vazhdueshme e Robert Gjinikës për të ndikuar negativisht tek vajza e tij si dhe për ushtruar presion psikologjik ndaj saj.

“U dha vendimi që t’i çohet vajza me urgjencë. Nuk e sollën vajzën ata. U bë zgjidhja e martesës, iu la vajza nënës së vet. Shkojmë tek zyra e Përmbarimit në Durrës. Meqë ata jetojnë në Tiranë thanë shkoni atje sesa të vijmë rrotull”, tha denoncuesja.

Çështja shkoi në Përmbarim, por vendimi ende nuk është ekzekutuar, pasi nuk i dihet adresa babait rrëmbyes.

“Asnjë gjë. Nga Dhjetori i 2021 vajza nuk e ka parë me sy vajzën, nuk ia ka dëgjuar as zërin edhe nuk e dimë se ku. Ata thonë që nuk e gjejmë. Ne kërkojmë drejtësi. Nuk kemi çfarë të bëjmë gjë tjetër, asgjëkundi, nuk kemi ku përplasemi”, tha denoncuesja.

Përmbaruesit shprehen se duhet të paraqitet vetë denoncuesja, pra Saimira Gjinika që çështja të kalojë në polici. Përmbaruesi thotë se kërkesën ia ka çuar policisë, por uniformat blu nuk e kanë gjetur rrëmbyesin.

“Në momentin që do vijë ajo do zbatohen procedurat përmbarimore. Është çështje sensitive. Duhen gjëra. Në momentin që ajo do vijë do të vazhdojnë procedurat, do të vijë të bëjë një kërkesë te Përmbarimi dhe do të njoftohet policia. Policia do dy javë të paktën. Do caktohet një psikologe, pastaj do paguhet psikologia. Do bëjmë çmos që të marrim fëmijën. Nuk është çështje që është e thjeshtë për t’u bërë”, tha përmbaruesi.

Nga informacionet tona vendndodhja e fundit që dihej e babait rrëmbyes dhe vajzës ishte Lapraka. Banorët treguan se babai e kishte qethur vajzën, që të mos njihej dhe ishte larguar.

Gazetarja: Ja qethi flokët vajzës zero? Në cilën shkollë e çoje vajzën? A e çonte edhe ai në të njëjtën shkollë?

Banori: Jo, jo. Tek ky pallati e ka pasur shtëpinë, por nuk është më aty. Ka ndenjur në kat të dytë tek ato rrobat, por tani ka ardhur banori i ri. Ka ikur është zhvendosur, ndoshta bëhen 4-5 muaj.

Banori tjetër: Kanë ikur, kanë qenë me qira. Po bën gati 1 vit. I njohu unë se ka punuar tek Lazja. Tek furra Laze, në Kombinat./tvklan.al

vjollca zyka robert gjinika

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit