LIVE UPDATES
Aktualitet

'Shfaqja spektakolare'/ Historia e fermerit që u hetua nga SPAK për paratë e autokombajnës (VIDEO)

Përmes kësaj shfaqjeje spektakolare, SPAK pyeti mbi 240 fshatarë për të hetuar një fermer që quhej Bektash Shtëpenja. Fermeri i njohur, njihej jo vetëm në Kozarë, Kuçovë e Berat por edhe më gjerë për shërbimin që ofronte me autokombajnën e tij në mbi 3 dekada.

24 Maj 2023, 21:40 Nga A.B
'Shfaqja spektakolare'/ Historia e fermerit që u hetua nga SPAK
Banoret

Është data 22 qershor e vitit 2022. Këta që shihni janë burrat e fshatit Kozarë në Kuçovë. Ata, pritën radhën për të dëshmuar njëri pas tjetrit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Burri i çdo familjeje atë ditë ishte në dyert e SPAK. Në fshatin që mori të gjithë vëmendjen publike, nuk kishte ndodhur asgjë e jashtëzakonshme për të merituar atë lloj publiciteti. Kozara u zbraz nga burrat që futeshin njëri pas tjetrit në institucionin e ngritur për të goditur peshqit e mëdhenj…

Përmes kësaj shfaqjeje spektakolare, SPAK pyeti mbi 240 fshatarë për të hetuar një fermer që quhej Bektash Shtëpenja. Fermeri i njohur, njihej jo vetëm në Kozarë, Kuçovë e Berat por edhe më gjerë për shërbimin që ofronte me autokombajnën e tij në mbi 3 dekada.

Por, Bektashi i famshëm i autokombajnës kishte rënë në rrjetën e SPAK për hetim pasurie. Struktura e drejtësisë së re, kërkonte konfiskimin e pasurisë së tij, që fermeri pretendonte se ishin fitimet e gjithë jetës duke korrur grurë.

Në Muajin Maj 2021 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur kërkesë në Gjykatë me objekt konfiskimin e pasurive të Bektashit. Fjala ishte për 7 pasuri, konkretisht 2 apartamente në Sauk dhe Durrës, 1 garazh, 2 makina, 1700 metra katrorë tokë në Sauk, dhe një motor.

Problemet e Bektashit nisën pasi një prej 3 djemve të tij u dënua në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Hetuesit dyshonin se pronat e tij janë burim i parave të jashtëligjshme të të birit të quajtur Andrea Shtëpenja.

Ne udhëtuam drejt Kozarës ku historia e Bektashit ende ka mbetur e gjallë. Aty takuam disa fermerë të cilët e thonë hapur atë që dëshmuan në SPAK, pagesën për shërbimin e autokombajnës e kanë kryer dorazi, siç ndodh rëndom në ekonominë informale shqiptare. Për këtë arsye 30 vite lekët për korrjen e grurit Bektashi i ka marrë pa fatura. Prandaj ai nuk provon dot në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nëse pasuria është vënë apo jo nga puna me autokombajnat.

Bektash Shtëpenja në vitin ’90 përfitoi autokombanjën e parë kur u privatizua ish-SMT-ja. Aktualisht, ka tre të tilla, dhe zanatin ia ka trashëguar edhe të birit të madh me të cilin jeton, Sokolit. Ne komunikuam me Sokolin i cili nuk preferoi të komentojë për sa kohë çështja është ende në proces.

Pala e akuzuar ka pretenduar në proces se pas viteve 1990 Bektashi ka punuar në tokat e fermerëve të zonës duke i ndihmuar ata kundrejt shpërblimit që të korrnin produktet bujqësore. Në mungesë të dokumentacionit dhe faturave, i gjithë fshati shkoi në SPAK për të treguar se Bektashin e kanë paguar me para cash.

Pavarësisht se si do të rezultojë e vërteta në fund të kësaj historie, pompoziteti me të cilën u ndoq çështja e një fermeri u kthye në një histori të denjë barcolete.

Në 2019 Prokuroria e Posaçme SPAK dhe Gjykata e Posaçme nisën punën me dy qëllime kryesore; luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër korrupsionit të niveleve të larta. Për këtë, u bë një reformë edhe në sistemin e pagave të prokurorëve si një prej mekanizmave për të shmangur korruptimin. Referuar data bazës me listën e pagave në Republikën e Shqipërisë i cili rrodhi si informacion në 2021, pagat e hetuesve dhe prokurorve të SPAK variojnë nga 170 deri në 600 mijë lekë. Pra, me shumë se 3-fishi i presidentit që është kreu i shtetit./Marre nga Top Channel

inside story spak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj