LIVE UPDATES
Aktualitet

Përmbarimi prej 7 vitesh nuk ekzekuton vendimin gjyqësor të formës së prerë

Përmbaruesi justifikohet se nuk merr përgjigje nga institucionet dhe nuk ka dijeni për palën tjetër për të cilin ligji i jep të drejtën ta detyrojë për të ekzekutuar vendimin gjyqësor të formës së prerë.

24 Maj 2023, 21:11 Nga DOSJA
Përmbarimi prej 7 vitesh nuk ekzekuton vendimin gjyqësor të
foto ilustruese

TIRANE- Prej 7 vitesh një qytetar endet zyrave të përmbarimit, pasi nuk mundet të marr dot hipotekën e shtëpisë edhe pse ka një vendim të formës së prerë.

Përmbaruesi justifikohet se nuk merr përgjigje nga institucionet dhe nuk ka dijeni për palën tjetërpër të cilin ligji i jep të drejtën ta detyrojë për të ekzekutuar vendimin gjyqësor të formës së prerë.

Todi Dhimo u ankua në Fiks Fare se nuk po i ekzekutohet një vendim gjykate i cili ka marrë formë të prerë që në 2016. Kohë në të cilën i është drejtuar edhe Përmbarimit Shtetëror .

Zanafilla e të gjithë problemit të tij është se pasi bleu dy hyrje në një pallat , pronari  nuk pranoi t’i bënte kontratën  përfundimtare dhe më pas t’i kalonte pronësinë.  Z. Dhimo iu drejtua gjykatës në 2016, ku mori dhe vendimin e formës së prerë në favor të tij.

Në vendim thuhet se qytetari do marrë një pjesë parash nga ndërtuesi, pasi ka paguar për më shumë metra seç ka realisht dhe i kërkohet përmbarimit që të bëjë kalimin e shumës nga debitori tek kreditori ,gjë e cila është bërë që në 2017. Pika e cila është e pazbatuar është nënshkrimi i kontratës mes ndërtuesit dhe blerësit dhe kalimi i pronësisë tek ky i fundit.

Z.Dhimo thotë se sa here interesohet pranë përmbarimit  asnjëherë nuk merr një përgjigje njësoj. Duke u sorollatur për një kohë kaq të gjatë ai iu drejtua Fiks Fare për ta ndihmuar.

Qytetari takon përmbaruesin Benard Keçi, i cili ka dosjen e tij dhe i thotë se i ka bërë shkresë ZRPP dhe nuk ka marrë përgjigje. Për sa i përket  ndërtuesit ai thotë se nuk merr dijeni, pra që nuk dihet se ku është, pasi në adresën e regjistruar nuk figuron. “S’kemi çfarë bëjmë! Interesohu vetë  njëherë  në ZRPP dhe me thuaj çfarë të thonë dhe të di dhe unë si të veproj të vazhdoj” i thotë përmbaruesi Këçi .

Pra punën e përmbaruesit  ta bëjë qytetari, madje i thotë edhe tako ndërtuesin dhe bini dakord që ai të firmosë kontratën e të procedojë më vonë me hipotekën. Po nesë qytetari do binte dakord me ndërtuesin pse do shkonte në gjyq e më pas në përmbarim?!

Në këto kushte Fiksi telefonon drejtorin e Përmbarimit Shtëtërorz z. Piro Lutaj i cili i pret qytetarët në zyrën  e tij. Ai pasi dëgjon qytetarin thërret një punonjëse ku i kërkon që të kalohet në sitë gjithë dosja e qytetarit i cili ka 7 vite që sorollatet.  Ai kërkon të informohet mbi gjithçka për rastin në fjalë dhe i premton në fund qytetarit se çdo njëri i përfshirë do të mbajë përgjegjësitë  që i takojnë. ”Pasi të informohem do ju thërras përsëri e do u them se çfarë do të bëjmë në vazhdim”, përfundon takimi me drejtorin Lutaj.

Marrë nga Top Channel

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj