11 Qershor 2026, 12:17
Nga E. D
Elda Hoti
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti gjatë fjalës së saj në Kuvend foli lidhur me heqjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj Kryedemokratit Sali Berisha. Hoti theksoi se Berisha është një figurë politike që ka luftuar dhe nuk është dorëzuar për të vërtetën e tij dhe është rikthyer më krenar se kurrë. Demokratja theksoi ndër të tjera se e vërteta e Berishës ka triumfuar përballë akuzave dhe shpifjeve të kundërshtarëve politikë.
"Është Sali Berisha ai o budallanj... Nuk dëgjoni zë të Sali Berishës. Ai luftoi dhe nuk u dorëzua për të vërtetën e tij dhe sot u rikthye më krenar se kurrë, sepse e vërteta e Sali Berishës triumfoi kundrejt gjithë shpifjeve të të gjithëve ju së bashku. Sot zgjodha të vij me këtë pankartë në Kuvend: “Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”, sepse kjo pankartë është zëri i një brezi të cilit ju i keni vjedhur gjithçka. I keni vjedhur shpresën, i keni vjedhur ëndrrat, i keni vjedhur të ardhmen. Sot kjo pankartë është zëri i një brezi të cilët janë atje në protestë, duke protestuar sepse ju e keni detyruar të zgjedhin midis mbijetesës dhe emigrimit.
Vetëm në një vit janë larguar mbi 33 mijë të rinj nga Shqipëria, dhe nuk janë larguar sepse nuk e duan vendin e tyre. Janë larguar nga një qeveri e cila është e babëzitur për të vjedhur dhe vlon nga korrupsioni dhe nuk ka vend për të rinjtë e saj. Po protestojnë sepse janë lodhur nga kjo qeveri dhe kërkojnë dorëheqjen tuaj. Dhe ju, në vend që të ulni kokën dhe të ndërgjegjësoheni e t’i dëgjoni ata të rinj, ju vazhdoni t’i ironizoni. Por një gjë ta ketë të qartë Edi Rama: betejën me këtë brez e ka të humbur, sepse ky është një brez i cili nuk hesht. Është një brez i cili do t’ju marrë përpara. Është një brez i cili ka dalë aty dhe nuk pyet për ironitë as për propagandën tuaj, por po ju bën meme që duhet të turpëroheni secili prej jush. Ky është brezi i cili është zgjuar dhe do t’ju rrëzojë. Faleminderit," tha Hoti./Dosja.al
elda hoti
Politike
11 Qershor 2026, 12:05
E. D
TIRANË- Përgjatë dhjetë ditëve të protestave masive në Tiranë, të cilët kërkojnë ndalimin e p...
Politike
11 Qershor 2026, 11:59
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Kuvendi është përfshirë në euforinë e thirrjeve të protestuesve në Bulevard. Në m...
Politike
11 Qershor 2026, 11:53
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Në replikën e tij me deputetin demokrat Belind Këlliçi, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla...
Politike
11 Qershor 2026, 11:46
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një prononcim për gazetarët jashtë sallës s&eum...
Politike
11 Qershor 2026, 11:31
E. D
Tritan Shehu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu duke folur për heqjen e sanksioneve të Sali Berishës th...
Politike
11 Qershor 2026, 11:33
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar nga foltorja e Kuvendit lidhur me protestat që po zhvillohen p...
Politike
11 Qershor 2026, 11:26
E. D
Redi Muçi
TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi u shpreh se projektligjet për procesin e integrimit nuk...
Politike
11 Qershor 2026, 11:16
E. D
Agron Shehaj
TIRANË- Seanca plenare u shoqërua me tensione, pas fjalës së deputetit të Partisë Socialiste, Ardit Bido.&...
Politike
11 Qershor 2026, 10:56
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka replikuar me Agron Shehajt. Pas deklaratave të Sheha...
Politike
11 Qershor 2026, 11:00
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka pranuar ditën e sotme se ka ndikuar me Reuters. Gjat&eum...