Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin ku thuhet se në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
TIRANË- Letërsia shqiptare ka humbur ditën e djeshme shkrimtarin më të madh të trevave shqipfolëse dhe të njohur botërisht, Ismail Kadarenë. Dita e sotme dhe e nesërmja janë shpallur ditë zie kombëtare në nderim të kolosit të letrave shqipe, i cili ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin ku thuhet se në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
Në vendim thuhet se homazhet publike dhe ceremonia shtetërore të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, ditën e mërkurë, datë 3.7.2024, përkatësisht, nga ora 9:00 deri në orën 11:00, dhe nga ora 11:30 deri në orën 12:30. Po ashtu bëhet me dije se në orën 13:00, datë 3.7.2024, në nderim të tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje dhe se Radiotelevizioni Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes së homazheve dhe ceremonialit shtetëror, të transmetojë muzikë funebre.
Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e ditës së djeshme në moshën 88-vjeçare, konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ku shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij është shtrirë edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë. Kadare është nominuar 15 herë për çmimin Nobel në Letërsi, ndërsa është nderuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj të shekujve 20 dhe 21, dhe si një zë universal kundër totalitarizmit.
foto ilustruese TIRANË- Shërbimet janë pararojë e inovacionit ku të dhënat zyrtare tregtinë se ndërmarrjet që ...
foto ilustruese TIRANË- Rënia e popullsisë pritet që të përmirësojë automatikisht një nga treguesit q&eu...
Foto ilustruese SHËNGJIN- Investimet strategjike tashmë po i drejtohen pjesës veriore të vijës bregdetare shqiptare. Komiteti i In...
rexhep qosja, ismail kadare TIRANË- Shkrimtari Rexhep Qosja ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Kadare pas ndarjes së tij nga j...
foto ilustruese TIRANË -Biznese në sektorë të ndryshëm të ekonomisë po i drejtojnë sërish sytë te vendet ...
TIRANË- Në vitin 2023, censi i popullsisë dhe banesave gjeti mbi 34 mijë persona në vend me statusin i divorcuar. Divorcet sipas grup...
Foto ilustruese TIRANË- Vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Me mot t&eu...
Ismail Kadare TIRANA- Presitgjozja franceze “Le Figaro” i ka dedikuar një artikull ndarjes nga jeta të gjeniut të l...
Foto ilustruese GJIROKSTRA- Në qytetin e lindjes së Ismail Kadaresë, Gjirokastër, banorët shprehën hidhërimin e thell&eu...
Edi Rama dhe Albana Koçiu TIRANA- Aktivistës e “Qendresës Qytetare” protestuan të hënën në ambjentet ...