LIVE UPDATES
Aktualitet

Humbja që sjell “shpresë”, Kushtetuesja e Serbisë refuzon kërkesën e shqiptarit, por i hap rrugën drejtësisë së Strasburgut

Shqipëri i vetëm që ka arritur të ezaurojë të gjitha shkallët e gjyqësorit në Serbi është Safet Demiri nga Medvegja. Gjykata kushtetuese serbe ka legjitimuar tërë procesin e çregjistrimit të adresave të shqiptarëve.

19 Shkurt 2025, 22:05 Nga E. D
Humbja që sjell “shpresë”, Kushtetuesja e Serbisë
foto ilustruese

TIRANË- Beteja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës kundër pasivizimit të adresave me qëllime spastrimi etnik, ka mbërritur deri në Gjykatën Kushtetuese të Serbisë, me gjithë pengesat e shumta.

Shqipëri i vetëm që ka arritur të ezaurojë të gjitha shkallët e gjyqësorit në Serbi është Safet Demiri nga Medvegja. Gjykata kushtetuese serbe ka legjitimuar tërë procesin e çregjistrimit të adresave të shqiptarëve.

Edhe pse Kushtetuesja la lënë në fuqi pasivizimin e adresës, kjo mund të konsiderohet një fitore e vogël pasi i hap rrugën shqyrtimit nga drejtësia ndërkombëtare.

Gjykata kushtetuese vlerësoi se ky kufizim i lirisë së qëndrimit të kërkuesit ishte i justifikuar dhe proporcional, d.m.th. në proporcion me qëllimin legjitim që kërkohet të arrihet në një shoqëri demokratike dhe që në akt gjykimin e kundërshtuar dhe aktet e tjera jepen arsye të mjaftueshme dhe të pranueshme nga Kushtetuta.

‘Kemi një rast që ka kaluar edhe nga gjykata kushtetuese dhe tani është në kohën që të ike në gjykatën e Strasburgut dhe kjo është një pjesë që ne po e presim me padurim nëse ai do te dalë pozitiv, nëse i kthehet e drejta e pronësisë apo të jetë banor i këtyre trojeve’ u shpreh Enkel Rexhepi, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Inside Story shkoi në shtëpinë e Safet Demirit në Medvegjë. Ai ka bërë një investim të madh duke ndërtuar një shtëpi 5 katëshe me kushte bashkëkohore. E rrethuar me mure të larta ndërtesa monitorohet nga kamerat, për shkak se i druhet ndonjë veprimi dashakeqës të organizuar nga serbët. Ngjitur me godinën që ka ndërtuar është shtëpia ku ka lindur dhe është rritur. Aty banojnë prindërit e tij.  Ne biseduam me nënën e cila tregon se dy djemtë dhe nipi janë çregjistruar nga kjo adresë duke bërë që ata të humbasin çdo të drejtë në vendin e tyre.

Fatimja tregon se djemtë janë informuar rastësisht për çregjistrimin e adresës kur janë paraqitur në stacionin policor për t’u pajisur me kartë identiteti. Ata nuk janë njoftuar se ka nisur një proces ndaj tyre dhe kanë humbur mundësinë e ankimimit. Por Safeti, ka arritur të ndjekë procesin deri në Gjykatën Kushtetuese, duke krijuar precedentin që i hap rrugë ankimimit në Strasburg. Djali tjetër nuk ka nisur një proces gjyqësor, ndërsa së fundmi janë informuar se ka hyrë në fuqi aktvendimi i pasivizimit edhe për nipin e mitur.

Çështje të tjera janë dërguar nëpër gjykatat serbe por shumica ngecin rrugës. Për shkak të presionit që ju bëhet apo kostove të larta financiare, shqiptarët heqin dorë nga procesi dhe tërhiqen.

‘I ndjekin procedurat e para por realisht kur vjen procedura tek pjesa e ku ata realisht kërcënohen prej shtetit ata tërhiqen. Realisht kërcënime gojore, që i theksojnë se nuk ke gjë tjetër ose që nuk të lejojmë më pas të hysh në Serbi dhe ata detyrohen që për të mos pasur probleme për tu kthyer në vendlindjen e tyre sa herë që duan ata shlyhen dhe tërhiqen nga ai proces që e kanë filluar në gjykatë’, u shpreh Enkel Rexhepi, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë./Top Channel

strasburg

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj