LIVE UPDATES
Aktualitet

Çudia në trevat shqiptare në Serbi! Personi që ka vdekur para 17 vitesh në Kosovë rezulton i gjallë, të porsalindurit nuk ekzistojnë

Familja humb të drejtën e trashëgimisë dhe gjithçkaje tjetër. Ndodh të shkosh në gjykatë për trashëgiminë dhe gjykatësi thotë sille babanë, ai për ne është gjallë.

19 Shkurt 2025, 21:51 Nga E. D
Çudia në trevat shqiptare në Serbi! Personi që ka vdekur
foto ilustruese

TIRANË- Dramatike është situata në rastet kur një person humb jetën në Kosovë. Këtë person nuk mund ta shlyejnë nga regjistrat në Serbi, nuk ka asnjë formë. Familja humb të drejtën e trashëgimisë dhe gjithçkaje tjetër. Ndodh të shkosh në gjykatë për trashëgiminë dhe gjykatësi thotë sille babanë, ai për ne është gjallë.

‘Personi që ka vdekur para 17 viteve këtu është i gjallë. Nëse vdes në Kosovë bartësi i pronësisë së familjes, dhe në këtë fushë ti do të paraqitësh në gjykatë se ka vdekur dhe të bësh trashëgiminë është e pamundur sepse në gjykatë ata do të thonë jo nuk ka vdekur për ne’, u shpreh Ragim Mustafa, Zv. Kr. Komuna Preshevë.

Nënkryetari I komunës së Preshevës, kërkon nga Shqipëria dhe Kosova të bëjnë më shumë për shqiptarët e Luginës. Ai apelon për pajisjen me dokumente shqiptare apo kosovare. Politikani që dikur ka shërbyer edhe si kryetar I komunës, kërkon hartimin e politikave afatgjata duke mos rrezikuar që Lugina e Preshevës të bëhet si Çamëria.

‘Kur diçka ta merr Beogradi duhet ta ofrojë Shqipëria duhet ta ofrojë Kosova dhe ata të bëjë garë cila ta ofrojë këtë qenka problem i madh të lëshohet një dokument identifikimi, gjithmonë duhet gjetur një mënyrë për të kapërcyer sfidën problemin që po të krijon shkau’ u shpreh Ragim Mustafa, Zv. Kr. Komuna Preshevë.

‘Rivalitete e brendshme politike ndonjëherë e ka zbehë qëndrimin tonë serioz politik në raport me Beogradin , prandaj ne kemi kërkuar edhe si shoqëri civile që edhe interesimi i Tiranës dhe i Prishtinës në mënyrë që çështjet parimore që e cenojnë drejtpërdrejtë komunitetin tonë të mos jenë pjesë e garës për pushtet politik lokal këtu’ u shpreh Nexhmedin Ademi, Kryetar Bashkia Islame në Luginë të Preshevës.

‘Unë mendoj se kjo çështje do të zgjidhet nëpërmjet faktorit ndërkombëtarë. Vetëm përmes këtij relacioni mendoj se duhet të arrihet një zgjidhje’ u shpreh Visar Memeti, Kryetari i APN.

Vazhdimisht kërkohet në takime apo diskutime ndërkombëtare që kanë në fokus dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që të mos përfshihen në diskutime shqiptarët në Luginë të Preshevës pasi ata duhet trajtuar si çështje më vete. Kjo është e qëllimshme, pasi siç ju treguam, të gjitha problematikat e shqiptarëve në Serbi vijnë nga mosnjohja shtetit të Kosovës dhe politikat që kanë për largimin e shqiptarëve nga Serbia. Pra i vdekuri mbetet i gjallë, fëmija i lindur nuk ekziston, shqiptarët nuk punësohen në Serbi, por kur punësohen në Kosovë mbeten pa identitet, pasojë e politikës serbe.

Nëse flitet për pakicat dhe vendosen në peshore serbët në veri të Kosovës dhe shqiptarët në jug të Serbisë, lehtësisht kuptohet se serbët në Kosovë janë të privilegjuar ndërsa shqiptarët në Serbi të diskriminuar.

‘Absolutisht janë dy botë të ndryshme, i tërë narrative politik i dy dekadave të fundit për të drejtat e pakicave ka degraduar në një drejtim të një pakicë, pakicës serbe në Kosovë që janë privilegje me qëllim që Beogradi ta synojë mekanizmin e kontrollit ta rrit në Kosovë. Kauza jonë ka mbetur nën hije totalisht, në këtë aspekt ne jemi pakicë jo e dorës së dytë por e dorës së tretë komplet’ u shpreh Arben Ferati, Përfaqësues i Këshillit Nacional për Medvegjë.

‘Ashtu siç Kosova garanton të drejta të plota të pakicave brenda territorit të vet sidomos për serbët, Serbia të marrë obligim që trajtojë njësoj shqiptarët në këtë rajon’ u shpreh Shaip Kamberi, deputet./Top Channel

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet