LIVE UPDATES
Aktualitet

Laboratori i kokainës në Qerek! Ngarkesa e parë u transportua në një magazinë në Mullet. Përpunimi i drogës bëhej në “pika strategjike” të vendit, me qëllim që…

Ngarkesë që edhe këtë herë u tradhtua nga kërkimet e grupit kriminal, të cilët menjëherë sapo kontejneri mbërriti në Shqipëri, nisën kërkimet për të gjetur ‘acid tartarik’.

19 Shkurt 2025, 20:59 Nga r.ll
Laboratori i kokainës në Qerek! Ngarkesa e parë u transportua
foto ilustruese

TIRANË- Pasi ngarkesa e parë u nis nga Republika Dominikane më 11 Maj 2024 dhe mbërriti në Portin e Durrësit më datë 17 Korrik, më 21 Gusht kjo ngarkesë u transportua në objektin magazinë godina ish-Metabo Mullet.

45- Por më datë 23 Shtator 2024, nga informacionet që kemi marrë del se nga Porti Caucedo në Republikën Dominikane, është nisur një tjetër kontejner me një sasi prej 24 ton lëkurë gjedhësh me kripë, me vlerë blerje 20 mijë dollarë, me destinacion final Portin e Durrësit.

Ngarkesë e cila mbërriti në portin më të madh shqiptar më datë 8 Nëntor 2024. Që fillimisht kishte kaluar të gjitha procedurat doganore në Portin e Goia Tauro, në Kalabri.

Por nga hetimet e kryera u krijua bindja e arsyeshme se në brendësi të kontejnerëve të ngarkuar me lëkurë lopësh gjendet e fshehur një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike e llojit kokainë.

46- Ngarkesë që edhe këtë herë u tradhtua nga kërkimet e grupit kriminal, të cilët menjëherë sapo kontejneri mbërriti në Shqipëri, nisën kërkimet për të gjetur ‘acid tartarik’.

Një lloj acidi organik i bardhë, që gjendet rëndom në shumë fruta. Acidi mrekullibërës që në këtë rast do të shërbente në procesin e sintezës dhe do sillte përftimin e kokainës pasi të shkëputej nga lëkurët.

Përgjime ambientale dhe vëzhgime në terren që zbuluan njëkohësisht krahas bazave të ndryshme të shpërndara në Durrës dhe Tiranë, edhe Laboratorin e Kokainës të vendosur në fshatin Qerekë në Fushë-Krujë.

Baza të vendosura në Tiranë, në një nga zonat më chik të saj, atë të njohur si Kodra e Diellit. Aty ku banojnë politikanë dhe personazhe VIP të jetës së kryeqytetit.

47- Si edhe në Durrës, pranë portit… Një tjetër bazë kjo me pozita të mira logjistike. Laboratori i sofistikuar i kokainës i ngritur në fshatin Qerekë të Fushë Krujës dhe ambientet ndihmëse në Tiranë dhe Durrës, ishin të vendosura në pika strategjike të infrastrukturës kombëtare.

Kryesisht pranë aeroportit më të madh të vendit si dhe pranë portit të Durrësit, zona këto që vështirësonin monitorimin nga ajri prej agjencive ligjzbatuese, por që nga ana tjetër lehtësonin transportin e shpejtë të drogës dhe përzierësve kimike, duke siguruar qasje në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

48- Por interesante në të gjithë këtë histori të trafikimit ndërkombëtar të lëndës narkotike, ku të përfshirë dolën shtetas shqiptarë, është vetë tipologjia e këtij grupi kriminal.

I cili sipas gjetjeve të SPAK dhe partnerëve të tij në botë, në bashkëpunim edhe me Byronë Kombëtare të Hetimit, vepron si një rrjet ndërkombëtar kriminal, që vepron ngushtësisht me organizata kriminale në Amerikën e Jugut. Me qëllim trafikimin e kokainës në Shqipëri dhe më pas drejt Bashkimit Evropian.

Gjë që u pa jo vetëm në lidhjet që grupi siguroi në Amerikën Latine, por edhe te vetë prania e disa shtetasve nga Kolumbia dhe Venezuela, të njohur për specialitetin e tyre në procesin e ndarjes së kokainës, në këtë rast nga lëkura e kriposur e gjedhëve.

49- Ashtu siç në fakt kishte ndodhur edhe në raste të tjera të ngjashme, të kapjes së laboratorëve të drogës në Shqipëri. Ku sërish protaganistë janë emisarë apo ekspertë të thirrur nga Amerika e Jugut për ekstraktimin e kokainës. Siç ishte edhe prania në Shqipëri e Hiëlenn Ledezma Narvaez.

41 vjeçari nga Kolumbia, që bashkë me dy venezuelianët Joze Ramon Zacarias Vasquez dhe Samuel Alfonso Moreno Serrano, do të bënin të mundur ndarjen e kokainës nga lëkura e bagëtive.

Por që për çudinë e të gjithëve, Narvaez nuk është thjesht një kimist, por konsiderohet si kreu i një karteli kriminal që trafikoi 1 tonë kokainë nga Kolumbia drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

50- Dhe që sipas aktkakuzës ai rezulton se mbante kontakte me shqiptarin Klodian Zaimi i njohur me nofkën ‘El Gringo’ që pastronte paratë e organizatës.

Rezident në Kolumbi, i cili që nga nëntori I vitit 2023, ndodhet i arrestuar në këtë vend, gjatë një operacioni të koduar ‘Pacifico’, të ndërrmarrë mga autoritetet kolumbiane dhe DEA amerikane

Përfshirja e kolumbianit Ledezma dhe arrestimi i tij lidhur me laboratorin e Qerekës, që dëshmon qartë se pas sipërmarrjes kriminale mund të ketë të tjerë emra dhe jo vetëm ata që kanë përfunduar në pranga, teksa drekonin në një lokal në fshatin Vishnje, në periferi të Tiranës. Kjo nisur edhe nga fakti se për trafikimin e kësaj sasive të madhe kokaine, kërkohet shumë investim.

51- Dhe pikërisht shuma e madhe e parave e financuar për krijimin e laboratorit në fshatin Qerekë, por edhe vetë struktura njerëzore e cila u përfshi në këtë histori, tregoi vetvetiu edhe për fuqinë e grupit.

Të cilët ndërkohë po synonin të futeshin në sferat e larta të organizimit dhe përdorimit të teknologjisë së avancuar në përpunimin e drogës. Një projeksion që nëse do të përfundonte me sukses, mund t’i siguronte këtij grupimi kriminal jo vetëm prestigj dhe besueshmëri te bosët e kokainës në Amerikën e Jugut, por edhe miliona euro fitime.

Një provë të cilën ata nuk e kaluan dot, duke përfunduar sot pas hekurave të qelisë. Ndoshta sepse gjurmët që ata kishin lënë ishin më të mëdha se hapat që kishin hedhur deri më tani.

52- Gjatë sekuestrimit të laboratorit në fshatin Qerekë në Fushë-Krujë, u gjetën gjithashtu sasi të konsiderueshme materiali të papërpunuara ku dyshohet se është përzier dhe fshehur lënda narkotike.

Po kështu edhe sasi kokaine, përzierës kimikë, objekte të specializuara për fshehjen e drogës, pajisje laboratorike, shuma parash dhe mjete transporti të përdorura për veprimtarinë kriminale.

Shuma e madhe e parave e vënë në dispozicion të financimit të këtij aktiviteti, pajisjet teknologjike dhe mjetet e përpunimit të drogës tregojnë për nivelin e lartë të organizimit dhe burimeve financiare të këtij grupi kriminal.

53- Çka tregon jo vetëm për përmasën ndërkombëtare të grupit, por edhe synimet e tij për të operuar në nivele të larta të organizimit dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar në përpunimin e drogës.

Lajm, i cili mori edhe vëmendjen e Eurojust. Që i kushtoi një artikull të plotë, operacionit të ndërrmarrë nga SPAK. Ku ndër të tjera i dha një hapësirë të gjerë materialeve të gjetura në këtë laborator. Si edhe qëllimeve të organizatës kriminale. Struktura e grupit përfshinte shtetas nga disa qytete të vendit, role të mirë përcaktuara, duke përfshirë financues, transportues, përpunues si dhe shpërndarës.

54- Një nga aspektet më të veçanta të këtij rrjeti ishte përfshirja e ekspertëve nga Amerika Latine. Kolumbianë dhe venezuelianë, të njohur për ekspertizën e tyre të thelluar në trajtimin dhe përpunimin e kokainës.

‘Ekspertë’ që garantonin suksesin teknik të operacionit. Aftësia e të cilëve për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si ‘lëkurat e bagëtive’ e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë evropian./ "Në Shënjestër", Balkan Web

laboratori i kokaines ne qerek

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit