LIVE UPDATES
Aktualitet

Droga te Kodra e Diellit! “Do mbillja flokët”, “jam tregtar rrobash”, çfarë thanë të huajt që u kapën në laboratorin e kokainës

Takimet midis grupit dhe ekspertëve kolumbianë bëhen gjithmonë e më të shpeshta në vazhdim. Ku ata vihen re teksa takohen në lokacione të ndryshme në Tiranë dhe jashtë saj.

19 Shkurt 2025, 20:52 Nga r.ll
Droga te Kodra e Diellit! “Do mbillja flokët”, “jam
foto ilustruese

TIRANË- Ashtu siç edhe ishte paramenduar, në të njëjtën ditë kur edhe u telefonua, Artjon Çaushllari u paraqit vetë në Doganën e Tiranës.

Me qëllim kryerjen e procedurave ligjore si dhe tërheqjen më pas të kontejnerit që po këtë pasdite lëvizi dhe u shkarkua në një magazinë në fshatin Mullet. Ndërsa tani qëllimi ishte të vazhdonin me ndarjen e kokainës që kishte mbërritur më lëkurët e gjedhëve.

32- Ku sërish grupi vihet në lëvizje për të gjetur preparatë kimikë, që do të mundësojnë kryerjen me sukses të procesit. Ndërkohë që kanë krijuar infrastrukturën e nevojshme laboratorike, për të bërë të mundur përftimin e kokainës.

Siç janë edhe këto përgjime telefonike, ku rolin kryesor e ka Artjon Çaushllari. Po ku në vazhdim në lojë futen edhe ekspertët kimistë kolumbianë, që tashmë kanë mbërritur në Shqipëri dhe po presin të fillojnë nga puna.

Grafikë

Dosja Hetimore

Pas zhdoganimit të kontejnerit, Artjon Çaushllari del se është në kërkim të lëndëve kimike.

33- Për këtë arsye ai kontakton me administratorin e një kompanie që merret me preparate kimike, që dyshohet se nga ana e tij do pyeste dikë tjetër ku mund t’i siguronte këto lëndë. Artjon Çaushllari vazhdon kontaktet e tij me pjesën tjetër të grupit. Por edhe me dy personazhe të huaj, në dukje amerikano-latinë.

Të cilët krijojnë dyshimin te agjentët operacionalë në terren se janë thirrur nga grupi kriminal me qëllim përpunimin e lëndës narkotike që kishte mbërritur në Shqipëri.

Takimet midis grupit dhe ekspertëve kolumbianë bëhen gjithmonë e më të shpeshta në vazhdim. Ku ata vihen re teksa takohen në lokacione të ndryshme në Tiranë dhe jashtë saj.

34- Këtu ku agjentët arrijnë të zbulojnë edhe bazat e tyre logjistike si edhe laboratorët e drogës që kanë ngritur, midis Tiranës, Durrësit dhe Fushë-Krujës. Në disa prej pikave më strategjike kombëtare, që do t’u mundësonin atyre më shumë lehtësi në mbarëvajtjen e punëve.

Një nga personat e paidentifikuar fillimisht në tavolinë me anëtarët e grupit të trafikut dhe përpunimit të kokainës, ishte dhe Alejandro Martinez Alfonso. I cili vihet re shpesh në këto ditë në praninë e pjesëtarëve të grupit, të cilët e marrin me vete kudo që janë. Po kështu pjesë e grupit del të jetë edhe shtetasi Geis Sejfullai.

35- Grafikë

Dosja Hetimore

Më datë 25 Shtator 2024, ora 12:00, në parkimin numër ‘294’, rruga e Ftonjve, Kodra e Diellit 2, Selitë, Tiranë, vihet re i parkuar një automjet tip ‘Dacia’, në pronësi të një subjekti ekonomik me administrator shtetasin Geis Sejfullai. Si dhe një shtetas spanjoll me bluzë të zezë, mjekër dhe kapele, i identifikuar si Alejandro Martinez Alfonso.

Ku në lokal janë konstatuar dhe shtetasi i huaj Alejandro Martinez Alfonso, një mashkull me bluzë me mëngë të shkurtra si dhe një femër më flokë të gjata ngjyrë të zezë. Po në këtë datë, po këta persona vihen re në praninë e njëri-tjetrit në një tjetër lokal.

36- Këtu ku u bë i mundur edhe regjistrimi i bisedave të tyre nëpërmjet përgjimit ambiental. Ndërsa më datë 28 Shtator 2024 shtetasi i huaj u pa duke hipur në një taksi, në drejtim të Rinasit.

Po ndërsa Alejandro Martinez Alfonso, la mesaduket Shqipërinë, ata që mbetën këtu ishin tre kolumbianë të tjerë. Njëri që siç thamë ishte kolumbiani i shumëkërkuar nga DEA Amerikane, 41 vjeçari, Hiulenn Ledezma Narvaez.

Dhe dy të tjerët; 35 vjeçari Joze Ramon Zacarias Vasquez. Si dhe Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç. Të dy shtetas venezuelian.

37- Të cilët bashkë me kokën e grupit kolumbianin Narvaez janë tashmë të arrestuar në Shqipëri, në kuadër të operacionit që i dha fund përpunimit të kokainës në disa prej laboratorëve të sekuestruar nëpër Shqipëri, në fundin e muajit nëntor 2024.

Ku grupi hetues zbuloi se Jose Ramon Zacarias Vasquez dhe Samuel Alfonso Noreno Serrano janë shokë dhe kanë ardhur së bashku në Shqipëri. Por gjatë intervistimit ata mohuan që të kishin lidhje me aktivitetin kriminal të kokainës në Shqipëri. Ata thanë se ishin shokë të vjetër me njëri-tjetrin që në Venezuelë. Dhe i kishin mbajtur lidhjet me njëri-tjetrin edhe pse Jose ishte larguar për në Republikën Dominikane.

38- Samuel Serrano e justifikoi praninë e tij në Shqipëri me faktin se ishte këtu për të bërë biznes. Dhe se më pas do shkonte në Turqi. Ndërsa Jose Vasquez tha se ishte në vendin tonë për të mbjellë flokët dhe për ta vizituar atë.

Grafikë

Jose Vasquez

Unë doja të vija në Shqipëri dhe për këtë arsye i shkruajta mikut tim Samuelit, duke qenë se dhe ky donte të shkonte në Turqi për të parë disa mallra. Për këtë arsye unë i thashë shkojmë bashkë, pasi Shqipëria dhe Turqia janë afër. Kjo sepse unë doja të vija në Shqipëri për të mbjellë flokët.

Pasi erdhëm në Shqipëri, unë qëndrova disa ditë, ndërsa Samueli shkoi në Turqi për të parë për rroba.

39- Pasi u kthye në Shqipëri, Samueli donte të ikte. Por unë kërkova të qëndroja edhe disa ditë pasi disa shokë të mi do të vinin nga Madridi.  Për këtë arsye unë e shtyva dhe për 5 ditë kthimin.

Të njëjtën linjë qëndrimi me mikun e tij venezuelian mbajti edhe Samuel Serrano. i cili mohoi të ishte i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Samuel i cili pranoi njohjen e vjetër me Jose dhe që kërkoi ta linin të lirë, pasi kishte lënë gruan dhe dy fëmijët në Venezuelë, si dhe nënën në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Samuel Serrano

Unë jam tregtar dhe kam ardhur në Shqipëri për të parë rroba të cilësisë së lartë. Por në aeroport u ndalova. Jam kryefamiljar dhe me nënën të gjendje të vështirë shëndetësore.

Kam gruan dhe dy fëmijë që duhet të kujdesem për ta. Nuk jam marrë asnjëherë me trafik droge apo ndonjë vepër tjetër penale.

Po kështu akuzat i mohoi edhe një nga personat kryesorë të përfshirë në aktivitetin kriminal të përpunimit të kokainës nëpërmjet laboratorëve.

Endi Sejdini, i cili kishte vënë në dispozicion një nga katet e shtëpisë së tij në Qerekë, me qëllim përdorimin e saj si objekt për procesin e ndarjes së kokainës. I cili rezulton se është i punësuar tek biznesi në pronësi të Geis Sejfullait, me objekt dhënie me qira të apartamenteve.

41- Këtu ku ai thotë se është njohur me Artjon Çaushllari, si klient i biznesit ku ishte punësuar. Por dy javë përpara se të arrestoheshin ai thotë se Artjoni i kishte kërkuar një ambient me qira për vetëm dy ditë. Pa i shpjeguar sipas tij arsyet përse i nevojitej ky ambient.

Grafikë

Endi Sejdini

Artjoni më tha se donte një ambient me qira për dy ditë, por nuk më tha përse i nevojitej. Unë u josha nga shuma e parave që më ofroi, dhe duke qenë se banesa ku banoj me prindërit është me 3 kate, unë i dhashë me qira katin e tretë.

42- Ajo që mund të them është se gjatë kësaj kohe te banesa vinin dy persona me të cilët unë nuk kisha njohje të mëparshme, të cilët kanë qëndruar aty për dy ditë dhe një natë.

Por mesa duket Prokuroria e Posaçme nuk ndan të njëjtin mendim me anëtarët e grupit që kërkoi ta kthejë Shqipërinë në një laborator të madh droge, të përpunimit të kokainës.

Edhe pse idea e organizatorëve duket gjeniale për të fshehur lëndën narkotike në lëkurën e gjedhëve, ata duket se ishin të dekonspiruar që në fillimet e planeve të tyre.

Kjo pasi SPAK, në bashkëpunim me partnerët e vetë ndërkombëtarë, kishin pikasur dhe mbajtur prej kohësh në vëzhgim të gjithë operacionin e trafikimit dhe më pas përpunimit të një sasie të konsiderueshme kokaine që kishte nisur udhëtimin e saj të largët nga Amerika e Jugut dhe kishte kaluar ndërkohë Portin e Durrësit.

43- Por pa e ditur se ndërsa mendonin ditët e lumtura që do ti vinin në vazhdim, ata në fakt tashmë ishin bërë pjesë e një loje ku protagonistë kryesorë ishin autoritetet ligjzbatuese që po i ndiqnin kudo nga Amerika e Jugut deri në Shqipëri. Por edhe DEA Amerikane që u ishte vënë nga pas.

Siç ishte edhe loja për të lënë të lirë në Doganën e Tiranës, ngarkesën e parë që grupi kishte sjellë nga Republika Dominikane. Ngarkesë që fillimisht kishte kaluar në Portin e Pireut në Greqi. Që ata mendonin se u kishte shpëtuar syve vigjilentë të agjentëve të antidrogës. Por që në fakt nuk rezultoi të ishte kështu.

44- Pasi ky ishte karremi që organizata tashmë të mendonte të sillte në Shqipëri një tjetër ngarkesë të nisur po nga Republika Dominikane.

Edhe këtë herë e kamufluar nëpërmjet lëkurëve të kriposura të gjedhëve, po nëpërmjet kompanisë ‘Alb Lëkurë’ Që mendohet të ishte një sasi të konsiderueshme kokaine./ "Në Shënjestër", BalkanWeb

laboratori i kokaines ne qerek

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit