LIVE UPDATES
Aktualitet

Punishtja e kokainës në Qerek! Artjon Çaushllari u vu në kërkim të një lënde kimike. Së bashku me një kolumbian shkuan në një vilë të braktisur në Durrës

Një ditë më pas, më datë 7 shkurt, Çaushllari është ndalur në një rrugën Vangjush Furxhi, ku ka marë në një banesë, një lidhje të tij kolumbiane.

19 Shkurt 2025, 20:14 Nga E. D
Punishtja e kokainës në Qerek! Artjon Çaushllari u vu në
foto ilustruese

TIRANË- Në bazë të përgjimeve telefonike të përftuara, rezulton se midis datave 5-6 shkurt 2024, Artjon Çaushllari është shpesh në kërkim të një lënde kimike të llojit Permanganat Kaliumi dhe Bisulfit Sodiumi.

Një ditë më pas, më datë 7 shkurt, Çaushllari është ndalur në një rrugën Vangjush Furxhi, ku ka marë në një banesë, një lidhje të tij kolumbiane.

Kontakt i cili është fotografuar.

Nga ku më pas të dy kanë shkuar në ambientet e një kompanie, ku dyshohet se kanë siguruar lëndët kimike, të cilat do i përdornin si prekursorë për ekstraktimin apo përpunimin e kokainës.

Është kjo ndjekje e cila duket se çon agjentët operacionalë në bazën e parë të përpunimit të kokainës nga grupi kriminal.

Atë të një laboratori droge të fshehur në një vilë të braktisur në fshatin Manzë të Durrësit.

Këtu, ku nga raporti i vëzhgimit, del se Artjon Çaushllari pasi ka siguruar kimikatet, lë të vetëm në banesë kolumbianin që kishte marrë me vete në Tiranë.

Me siguri që tashmë ai të vazhdojë punën i pavarur për ekstraktimin e kokainës.

Pasi Artjon Çaushllari dhe lidhja e tij kolumbiane siguruan lëndët kimike në Tiranë, ata vihen re teksa udhëtojnë në drejtim të zonës së Radës, Durrës.

Në orën 11.20, të dy takojnë shtetasin Baki Huqi, në lokalin e këtij të fundit, dhe më pas të tre nisen drejt zonës së Manzës në Durrës.

Ku shihen teksa frekuentojnë një vilë në lagjen nr 9, në një rrugicë pa dalje, të pabanuar me dritare të mbyllura dhe e nxjerrë në shitje nga pronarët.

Vetëm një orë më pas Artjon Çaushllari dhe Baki Huqi dalin nga vila, dhe lënë brenda saj shtetasin kolumbian.

Ku dyshimet janë se ambientet e vilës shfrytëzohen me qëllim ekstraktimin apo përpunimin e lëndës narkotike të llojit kokainë.

Ky duket se është edhe momenti kulmor, ku tashmë Artjon Çaushllari, krijon bindjen se më në fund kishin mundur të kryenin procesin e ekstraktimit të kokainës.

Kjo pasi kolumbiani duket se ia kishte dalë me sukses të kryente këtë proces në laboratorin e vendosur në vilën e braktisur në fshatin Manzë.

Çka duket se sjell një lumturi të pamatë te Çaushllari vetë.

I cili nuk vonon ta ndajë këtë lajm të jashtëzakonshëm që do u ndryshonte jetën, edhe memiqtë e tij. Midis të cilëve edhe Klajdi Birçe.

Edhe ky një tjetër i arrestuar në kuadër të të njëjtit grup kriminal, në operacionin që përfundoi me sekuestrimin e laboratorit të Qerekës në Fushë-Krujë./"Në Shënjestër", Balkan Web

artjon Çaushllari laboratori i kokaines ne qerek

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet