19 Shkurt 2025, 17:53
Nga N.F
Policia
VLORË- Një operacion i madh është zhvilluar ditën e sotme nga policia e Vlorës dhe RENEA, ndaj personave të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore apo grupeve kriminale. Pas operacioneve policia ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka bërë me dije se janë arrestuar tre persona. Gjithashtu janë zbuluar 2 shtëpi bari në lagjen “24 Maji” dhe armë pa leje.
“Gjatë kontrollit të ushtruar brenda këtyre ambienteve të përshtatur për kultivim me anë të llambave, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 780 bimë kanabis, ku 482 prej tyre ishin të mbjella në kubikë. Lartësia e bimëve narkotike të kultivuara arrinte në një lartësi 90 deri në 110 cm. Gjithashtu u sekuestruan 80 llamba të fuqishme ndriçimi, 8 aspiratorë për ajrosjen e ambientit, 80 transformator, medikamente, plehra kimike dhe pajisje të tjera të specializuara për rritjen e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura”, tha Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtues Eldion Çela.
Mes të arrestuarve edhe Indrit Sadedini, i cili mësohet se pak ditë më parë ka mbërritur në Vlorë, pasi më herët ka qenë duke vuajtur dënimin në një shtet tjetër. Sadedini më parë ka qenë objekt sulmi, pasi i është vendosur lëndë plasëse në derën e garazhit, ku edhe pësoi dëmtime në gjymtyrët e poshtme.
Gjate kontrollit nga forcat operacionale dhe RENEA në Vlorë, Sadedinit iu sekuestrua dhe mjeti i blinduar, si dhe një armë zjarri. Bëhet me dije se janë ndaluar 3 persona dhe janë gjetur dy banesa shtëpi bari, me llamba dhe pajisje të sofistikuara për kultivimin e tyre.
“Bazuar në informacionet e inteligjencës policore dhe pas një operacioni të mirëkoordinuar, shërbimet operacionale bënë të mundur lokalizimin, neutralizimin dhe kapjen e shtetasit E. S., 38 vjeç, person me precedentë penalë të theksuar, i arrestuar dhe i hetuar më parë nga autoritetet e huaja për vepra penale të rënda në fushën e krimeve kundër personit. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, së bashku me një karikator me municion luftarak”, u shpreh Çela.
dy operacione në vlorë policia
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 17:45
N.F
Aksidenti
BULQIZË- Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Bulqizë. Një makin&eum...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 17:25
r.ll
foto ilustruese
KORÇË- Një armë zjarri kallashnikov është gjetur në zonën e stadiumit të Korçës....
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 17:21
N.F
Pamje nga vendi i ngjajres
KUKËS- Disa persona janë shoqëruar në komisariat në lidhje me plagosjen e 29-vjeçarit, Elvis Hal...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 17:04
r.ll
foto ilustruese
LEZHË- Një denoncim ka ardhur në redaksinë Dosja.al lidhur me disa ndërtime që janë bërë dhe j...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 17:00
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga dy persona. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi u gjet një sasi lënd...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 16:34
r.ll
pamje nga vendngjarja
KUKËS- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Bicaj në Kukës, nd&eum...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 16:08
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- SPAK ka dërguar për gjykim kolumbianin, Samir Rosales Rodriguez i cili u arrestua pas zbulimit të bazë...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 15:50
E. D
foto ilustruese
KUKËS- Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Bicaj të Kukësit ...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 15:32
E. D
foto ilustruese
KURBIN- Një 48-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kurbin, pasi dyshohet se mbante në banes&e...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 15:23
r.ll
aksidenti
BULQIZË- Një aksident është shënuar ditën e sotme në Bulqizë. Një automjet tip "BMW" ka qenë du...