15 Maj 2022, 15:01
Nga DOSJA
Foto ilustruese
TIRANË- Një histori që jo çdo herë ndodh në Tiranë me vjedhjen e banesave, është regjistruar në zonën e “Kopshtit Botanik” në kryeqytet, ku hajduti është kapur nga pronari i shtëpisë dhe më pas e ka dorëzuar në postën policore Farkë.
Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews" se Tedi Neziri, hajduti serial i apartamenteve ishte në tentativë për të grabitur një banesë, por është kapur mat. Sipas dosjes hetimore, ngjarja ka ndodhur në 10 Maj 2022, ku rreth orës 21:30 Tedi Neziri, është kapur brenda në banesën e Bekim Bulicës, duke iu paraqitur si një njeri që shiste pizza. Me një kuti pizze në dorë, 39-vjeçari i ka rënë zilës së banesës por askush nuk i është përgjigjur. Por pak sekonda më vonë ai ka nxjerë diçka nga xhepi dhe ka arritur të hapi derën e vilës, duke depërtuar në ambientet e brendshme duke menduar se brenda në vilë nuk kishte njeri.
Por teksa ndodhej brenda, Tedi Neziri është pikasur nga pronari i shtëpisë, i cili së bashku me mikun e tij Olsi Mataj, kanë arritur ta neutralizojnë grabitësin. Më pas, në ndihmë të Bulicës dhe Mataj, kanë shkuar dhe tre shokë të tjerë, të cilën e kanë rrahur hajdutin dhe më pas dorëzuar në ambientet e Postës Policore të Farkës. Por edhe Neziri duket se ka bërë dëme pasi në dosjen hetimore thuhet se hajduti ka pasur dhe përdorur armë të ftohta. Me thikën që mbante me vete ka goditur dhe dëmtuar Bekim Bulicën dhe Olsi Matajn, madje ka dëmtuar edhe veten.
Neziri, dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Tiranë, duke bashkëpunuar edhe me persona të tjerë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime ndaj tij për akuzën e “Vjedhjes me dhunë”. Edhe pse Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, avokati i Nezirit, Detar Hysi kërkon që klienti të mjekohet në spital për shkak të plagëve që ka marrë.
Pa u hetuar nuk kanë shpëtuar as të tjerët, pasi paralelisht Prokuroria mësohet të ketë nisur edhe për pronarin e shtëpisë Bekim Bulica dhe 4 shokët e tij, që e kanë keqtrajtuar rëndë hajdutin Tedi Neziri.
(k.m/dosja.al)
Aktualitet
15 Maj 2022, 14:49
Foto ilustruese
TIRANË- Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka bërë me dije parashikimin e motit për javën që vjen në ...
Aktualitet
15 Maj 2022, 14:24
Foto ilustruese
SARANDË- Erlind Rumani është plagosur për herë të dytë brenda disa orëve. 38-vjeçari, që...
Aktualitet
15 Maj 2022, 13:47
Fotot e targave të veçanta
TIRANË- Që shqiptarët duan të jenë ndryshe e tregojnë edhe në vende të tjera...
Aktualitet
15 Maj 2022, 13:56
Foto ilustruese
DIVJAKË- Prej më shumë se 14 ditësh, një 49-vjeçar nga fshati Bregas i Divjakës është zhduku...
Aktualitet
15 Maj 2022, 14:00
Aurel Latifi
TIRANË- Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Aurel Latifin, i cili tentoi t&...
Aktualitet
15 Maj 2022, 13:56
Foto ilustruese
TIRANË- Një familje nga Puka është kërcënuar nga një i ri që e humbi kontrollin menjëherë...
Aktualitet
15 Maj 2022, 13:46
Mike Pompeo
TIRANË- Ish-sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo do të jetë nesër në Shqipëri për të mar...
Aktualitet
15 Maj 2022, 11:49
Foto ilustruese
SHKODËR- Një 19-vjeçar nga Shkodra ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohet se shp&...
Aktualitet
15 Maj 2022, 13:01
Policia greke
GREQI-Një rast mashtrimi ndaj një të moshuare, i ndodhur muajin e kaluar në Pieri të Greqisë, po hetohet në...
Aktualitet
15 Maj 2022, 12:55
Foto nga vendi i ngjarjes
LEZHË- “A kam plumba në kokë a kun’?,”-ky është reagimi i parë i Blerim Pre&ccedi...