24 Gusht 2025, 10:52
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 41-vjeçar shqiptar është ekstraduar ditën e sotm nga Belgjika. Edson Jozëik alias Edson Pjetri akuzohet nga Gjykata e Posaçme si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.
Më 15 maj të vitit të kaluar, GJKKO i ka caktuar 41-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grup kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se Pjetri, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë periudhës qershor-nëntor 2020, ka trafikuar rreth 160 kg kanabis, nga Shqipëria në Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.
NJOFTIMI I POLICISË:
Interpol Tirana
Vijon bashkëpunimi me homologët për finalizimin e ekstradimeve të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kapur jashtë vendit.
Ekstradohet nga Belgjika, një shtetas i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Brukselit, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Belgjika në Shqipëri, i shtetasit E. J. alias E. P., 41 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grup kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë periudhës qershor-nëntor 2020, ka trafikuar rreth 160 kg lëndë narkotike cannabis sativa, nga Shqipëria në Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.
Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
edison pjetri ekstradim nga belgjika
Aktualitet
24 Gusht 2025, 10:45
r.ll
aksidenti
FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Fier. Një automjet ka humbur kontrollin në fshatin Kallm i Vog&eum...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 10:29
r.ll
foto ilustruese
BELGJIKË- Një shqiptar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga Holanda për trafik droge është...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 10:26
r.ll
protesta
VLORË- Një protestë po zhvillohet paraditen e sotme në Vlorë. Banorët e fshatrave Velçë, Bashaj, Ma...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 10:14
r.ll
artur zheji
TIRANË- Homazhet për gazetarin dhe analistin e njohur, Artur Zhejin, i cili u nda dje nga jeta në moshën 64-vjeçare,...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 09:49
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Anëtarët e dy familjeve me origjinë shqiptare janë përleshur fizikisht mes tyre në Itali, dhe si ...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 09:28
r.ll
foto ilustruese
LUSHNJE- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në një lokal në fshatin Çukas në...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 09:16
r.ll
aksidenti
BULQIZË- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Bulqizë-Peshkopi, në fshatin Peladhi. Sipa...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 08:45
r.ll
pandeli nakoleci
GREQI- 40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci i cili vrau paraditen e djeshme me thikë gruan e tij 36-vjeçare, Marjola N...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 08:18
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Të shtëna me armë zjarri, vjedhje, ndjekje nga policia dhe arrestime janë shënuar në orët e...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 07:38
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Moda e re ushqimore është e qartë: konsumatorët po braktisin dietat me pak kalori për ushqimet e pasu...