LIVE UPDATES
Aktualitet

I akuzuar për financim të terrorizmit, GJKKO shpall fajtor Muhamet Manollarin, e dënon me katër vjet burg

Manollari akuzohet se i ka dërguar babait të tij, Mehdi Manollari një shumë prej 864 euro në Siri nëpërmjet një institucioni që ofron shërbime financiare “transferta monetare”.

15 Prill 2025, 17:31 Nga N.F
I akuzuar për financim të terrorizmit, GJKKO shpall fajtor Muhamet
Foto ilustruese

TIRANË- GJKKO ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 4 vite burg, Muhamet Manollarin, i akuzuar për financim të terrorizmit. Manollari akuzohet se i ka dërguar babait të tij, Mehdi Manollari një shumë prej 864 euro në Siri nëpërmjet një institucioni që ofron shërbime financiare “transferta monetare”. Kjo dërgesë parash mësohet se është regjistruar në 19 nëntor 2018.

Sipas SPAK, Manollari nuk ia ka dërguar paratë në mënyrë të drejtëpërdrejtë të atit pasi ai ka qenë i listuar si person ndaj të cilit nuk mund të kryheshin transferta, por ia ka nisur një personi tjetër të referuar prej tij, shtetasit sirian me iniciale A.A.S.

Njoftimi: 

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale, që i përket procedimit penal nr. 255, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Muhamet Mehdi Manollari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, parashikuar nga neni 230/ç i Kodit Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Erjon Bani dhe Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 29, datë 15.04.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhamet Mehdi Manollari, për kryerjen e veprës penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, parashikuar nga neni 230/ç i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

2. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Muhamet Mehdi Manollari fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi, në momentin që merr formë të prerë, dhe ky dënim të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

3. Bazuar në nenin 190 dhe 391 të K.Pr.Penale, deklarimin e falsitetit të aktit konkretisht “Dërgesë Parash-KOPJA E Agjentit”, nr. ****, datë ****, ora ****, me shënimet “DËRGUESI A.N MARRËSI A.A.S”, e Unionit Financiar Tiranë sh.a (dokument i cili ndodhet bashkëngjitur Akt Ekspertimit grafik nr. 2213, datë 29.03.2024), duke urdhëruar fshirjen tërësore të këtij dokumenti me anë të asgjësimit sipas parashikimeve proceduriale.

4. Bazuar në nenin 190 dhe 224 të K.Pr.Penale, provat materiale që janë: CD të Përgjimeve sipas procesverbalit datë 21.02.2024, CD të dërguara me shkresat përkatëse nga Kompanitë Celuare, Cd të dërguara nga ana e institucioneve të ndryshme dhe DVD përkatëse, mbetën pjesë e dosjes.

5. Shpenzimet hetimore të llogaritura në shumën 12500 (dymbëshjetë mijë e pesëqind) lekë, dhe ato gjyqësore sipas formularit përkatës t’i ngarkohen të pandehurit.

6. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit

muhamet manollari gjkko

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj