Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas njoftimit bëhet fjalë për asete me vlerë 875 000 euro, në pronësi të të riut që aktualisht po vuan dënimin, për vrasje me paramendim dhe pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.
TIRANË- Rreth një milion euro pasuri i janë sekuestruar një 32-vjeçari në kuadër të operacionit “Asset lock”. Sipas njoftimit bëhet fjalë për asete me vlerë 875 000 euro, në pronësi të të riut që aktualisht po vuan dënimin, për vrasje me paramendim dhe pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike. Pasuritë e sekuestruara janë 2 garazhe, 1 apartament, 1 sipërfaqe truall dhe 1 subjekt tregtar.
Konkretisht 32-vjeçari me iniciale P.P rezulton i dënuar për veprat penale “vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të struktuar kriminal.
Njoftimi i Policisë:
Sekuestrohen pasuri me vlerë 875 000 euro, në pronësi të një 32-vjeçari që aktualisht po vuan dënimin, për vrasje me paramendim dhe pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan në kuadër të operacionit “Asset lock”, vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e 5 pasurive në pronësi të shtetasit P. P., 32 vjeç, i cili aktualisht po vuan dënimin, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të struktuar kriminal.
Pasuritë e sekuestruara, konkretisht: 2 garazhe, 1 apartament, 1 sipërfaqe truall dhe 1 subjekt tregtar ishin të regjistruara në emër të 32-vjeçarit ose të familjarëve të tij.
Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim veprimtartë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme
Thethi THETH- Një përplasje ka ndodhur në fshatin Theth ditën e sotme, ku disa nga banorët kanë qëlluar me molotov ...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Zjarri tek shtëpia dy-katshte te Pazari i Ri duket se është ndezur sërish. Siç shihet n...
foto ilustruese KOSOVË- Autoritetet kosovare i kanë mbyllur përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate gjatë një operacio...
pamje nga vendngjarja FIER- Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qendër t&...
Foto ilustruese POGRADEC- Një vatër zjarri është regjistruar sot në fshatin Hudënisht të Pogradecit. Mësohet s...
Foto ilustruese TIRANA- Policia ka dhënë një njoftim lidhur me sekuestrimin e pasurive të Paris Prengës teksa bë...
Foto ilustruese VLORA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditëne sotme Vlorë ku një turiste ukrainase nd&eum...
Foto ilustruese VLORA- Tre vajza nga Venezuela janë proceduar penalisht në Vlorë pasi ushtronin prostitucion në një apartament t&e...
Bashkëshortja SHKODRA- Bashkëshortja e kapitenit të anijes në Shkodër, Arben Anamali, i cili humbi jetën për të...
Snajperi KURBIN- 25-vjeçari Orgest Mehi alias Orgest Shehaj i cili konsiderohet person me rrezikshmëri shoqërore është arrestuar...