31 Maj 2025, 11:14
Nga M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 36-vjeçar, si edhe është identifikuar dhe shpallur në kërkim Erkid Kazazi, si autori i dyshuar i ngjarjes. Mësohet se Arbër Goreja, i cili mbeti i plagosur, po udhëtonte në automjet me dy të mitur të moshës 14 dhe 15-vjeç, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime. Më tej nga hetimet ka rezultuar se disa ditë më parë, Arbër Goreja ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të autorit të dyshuar, i cili ka pësuar dëmtime fizike jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë vijuar veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 30.05.2025, në aksin rrugor “Katër Rrugët e Fllakës–Katund Sukth”, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit K. K., 30 vjeç, banues në Kavajë dhe vijon puna për kapjen e tij. Nga hetimet paraprake rezulton se rreth orës 19:30, të datës 30.05.2025, në vendin e quajtur “Fllakë e Egër”, shtetasi K. K., duke lëvizur me automjetin tip “Ford Focus”, ka qëlluar me armë zjarri të dyshuar pistoletë, gjatë një parakalimi, drejt automjetit tip “Lancia”, në të cilin ndodhej shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë, shtetasi A. G. mbeti i plagosur, ndërsa dy të miturit 14 e 15-vjeç që udhëtonin me të nuk kanë pësuar lëndime.
Nga hetimet ka rezultuar se disa ditë më parë, shtetasi A. G., ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të shtetasit K. K., i cili ka pësuar dëmtime fizike jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.
plagosje ne durres
Aktualitet
31 Maj 2025, 10:59
N.F
Foto
KUKËS- Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në autostradën Kukës -Milot. Raporto...
Aktualitet
31 Maj 2025, 10:47
N.F
Foto
DURRËS- Autori i dyshuar i plagosjes së 36-vjeçarit, Arber Gorgeja është identifikuar disa orë pas ngjarjes. Ai&n...
Aktualitet
31 Maj 2025, 10:44
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona për veprën penale ...
Aktualitet
31 Maj 2025, 10:35
M.L
Foto ilustruese
FUSHË MILOT- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë-Milot ditën e sotme. Mësohet se një...
Aktualitet
31 Maj 2025, 10:04
N.F
Armet
SHIJAK- Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Shijak. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi në...
Aktualitet
31 Maj 2025, 09:29
N.F
Ivan Gashi para kishës në fshatin Brus
KOSOVË- Në një mëngjes pranveror në fshatin Brus, një burrë me flok&eum...
Aktualitet
31 Maj 2025, 09:14
N.F
Arrestimi
TIRANË- Një 43-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Mësohet se arrestimi i...
Aktualitet
31 Maj 2025, 09:01
M.L
Alexander Dobrindt
GJERMANI- Ministri i Brendshëm i Gjermanisë shpreson që Bashkimi Evropian të mund të arrijë një marr&...
Aktualitet
31 Maj 2025, 08:39
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Fundjava me rritjen e temperaturave dhe nisjes së pushimeve verore ka nisur të jape shenjat e para të...
Aktualitet
31 Maj 2025, 08:30
M.L
Foto ilustruese
VLORA- Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdhe...