Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Prokurori Ylli Pjeternikaj, ka kërkuar dënimin me nga 15 vite burg për Artan Kaçorrin, Albert Mollën, Ermal Tarazhin dhe Nikë Lleshin, si dhe 10 vite burg për personin me iniciale A. GJ. Duke qenë se iu është pranuar gjykimi i shkurtuar, atyre iu zbritet 1 e 3-a e dënimit.
LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 46.8 vite burg në total për 5 personat e vënë në akuzë për përdhunimin e një 15- vjeçareje në fshatin Tarazh të Mirditë.
Prokurori Ylli Pjeternikaj, ka kërkuar dënimin me nga 15 vite burg për Artan Kaçorrin, Albert Mollën, Ermal Tarazhin dhe Nikë Lleshin, si dhe 10 vite burg për personin me iniciale A. GJ. Duke qenë se iu është pranuar gjykimi i shkurtuar, atyre iu zbritet 1 e 3-a e dënimit.
Nga hetimet e kryera, organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se 5 personat kanë konsumuar elemente të veprës penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18-vjeç”. Tashmë do të jetë pala mbrojtëse, e cila do të paraqesë konkluzionet e saj dhe më pas trupa gjykuese, e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj, do të japë vendimin për 5 të pandehurit.
Pesë personat u arrestuan në muajin maj të 2021-it nga Policia, pas denoncimit të babait të një vajze 15-vjeçare, i cili pretendonte se përmes shantazhit, vajza e tij është përdhunuar me dhunë nga 5 personat. Babai i vajzës deklaroi se bashkëshortja i kishte gjetur një aparat telefonik celular vajzës së mitur dhe pasi kanë hapur celularin, kanë konstatuar se kishin disa komunikime telefonike në aplikacione të ndryshme me shtetasit në fjalë, duke krijuar bindje se vajza e saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me ta.
Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht dosjen hetimore të përdhunimit të 15-vjeçares në Mirditë ngjarje për të çilen prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 46,8 vite burg për 5 personat e akuzuar. Në intervistën e dhënë në prani të psikologes dhe nënës së saj, e mitura tregon se personi me të cilin ka kryer marrëdhënie seksuale për here të parë është Artan Kaçorri dhe personi i dytë Nik Lleshi. Ajo ishte së bashku me shoqet e saj duke shëtitur, ndërsa Artan Kaçorri e ka ndjekur me mjetin e tij dhe e mitura ka filluar të dalë me të.
Një ditë gjatë muajit janar të vitit 2021 ai ka shkuar te shkolla e saj dhe i ka dhënë një celular. Më pas janë takuar ditën e enjte të muajit janar . Sipas dëshmisë së vajzës ai i kishte thënë se do të dilte një ditë për të kaluar bukur, pa i treguar se çfarë do të bënin. Artan Kaçorri e dërgoi të miturën në një rrugë me pyll në zonën e Gziqit në Mirditë dhe në makinë nën presion ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Kaçorri, i ka thënë se nëse do i tregonte familjareve të saj do të kishte pune me të. Mirëpo kjo nuk ishte hera e vetme. Kaçorri ka kryer edhe herë tjetër marrëdhënie seksuale me të në zonën e Prosekut, po në automjetin e tij, duke e kërcënuar se dinte shumë gjëra për vajzën dhe se do iu tregonte të gjithëve nëse nuk do kryente sërish marrëdhënie seksuale.
Gjatë marrjes në pyetje, e mitura tregon se edhe Albert Molla ka përdorur të njëjtën metodë, nëpërmjet kërcënimit se do i publikonte video dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të në afërsi të banesës së saj. E njëjta histori përsëritet edhe me Adrian Gjikola, i cili duke e ditur se daja i tij ka kryer marrëdhënie me vajzën, e ka marrë në telefon dhe i ka thënë që ishte në dijeni dhe e ka marrë në telefon duke i bërë presion se nëse nuk do të kryente marrëdhënie me të, do iu tregonte të gjithëve. Ai ka shkuar në afërsi të banesës së saj dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Në të njëjtat rrethana ka kryer marrëdhënie me Nik Lleshi dhe Ermal Tarazhi.
Sipas vajzës Nik Lleshi e ka telefonuar dhe kërcënuar se do i publikonte video nëse nuk do e takonte. Ata janë takuar në afërsi të shkollës në vendin e quajtur mulliri, duke kryer marrëdhënie seksuale së bashku, ndërsa këtë episod e ka kryer edhe katër herë të tjera. Edhe Albert Molla ka përdorur të njëjtat rrethana, duke kryer marrëdhënie seksuale me të, pasi i kishte thënë se personat e tjerë i ka shokë. Gjithashtu edhe Ermal Tarazhi e ka telefonuar vajzën, duke i thënë se ka video për të dhe do ta publikonte. Në këto kushte ajo ka pranuar ta takojë dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me të.
Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje, motra e vajzës së mitur ka deklaruar se 15-vjeçarja i kishte treguar të gjithë veprimet që kanë kryer 5 personat. Sipas dosjes hetimore dëshmia e vajzës është provuar edhe përmes aktit të ekspertimit toksiko-ligjor, mjeko-ligjor dhe psikologjik që i është bërë vajzës. Ndërkohë nga zbardhja e komunikimeve përmes mesazheve në rrjetet sociale dhe platformat e tjera, ka rezultuar se dhe vetë mitura ka pasur komunikime me 5 personat.
Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe Adrian Gjikola u arrestuan në muajin maj 2021 nga policia, pas denoncimit babait të një vajze.
15-vjeçare i cili pretendonte se përmes shantazhit vajza e tij është përdhunuar me dhunë nga 5 personat. Ndërkohë vetë personat e arrestuar dhe familjarët e tyre i kanë mohuar në vazhdimësi akuzat, duke akuzuar familjaret e vajzës për inskenim me qëllim përfitimi dhe prishje të reputacionit të tyre. Ngjarje e cila ndodhi në fshatin Tarazh të Mirditës tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të Shqipërisë.
TIRANË- Policia e shtetit ka bërë bilancin e saj javor ku njofton se janë arrestuar 144 persona dhe 461 janë ndjekur penalisht&nb...
foto ilustruese SARANDË - Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë tunelit te ura e Kardhiqit, ku janë ...
Foto ilustruese TIRANË – Pas organizimit të finales së Ligës së Konferencave, Tirana do të organizojë sot “T...
Moti TIRANË- Territori i vendit tonë do të dominohet nga kthjellimet deri në mesditë ku mv pas priten kalime vranësirash t&eu...
Makina kundravajtje TIRANË- Një automjet i llojit “Ford Kuga” ka lëvizur kundravajtje në autostradën Tiranë-Elbas...
Familja Senia TIRANË- Drama në familjen Senia në lagjen “5 maji” në Elbasan nis në vitin 1998 kur Arturi asokohe vet&...
Bujar Nishani TIRANË- Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ndërroi jetë të shtunën në Gjerm...
Rrok Frroku dhe shpëtimi SHKODËR- Nënkomisari Rrok Frroku, 54 vjeç, ndërmori një operacion në zonat e thella të D...
Fqinja e familje Kola FUSHË ARRËZ- Fqinjët e familjes Kola, në të cilën humbën jetën këtë të premte...
Helikopteri KFOR TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bën me dije se helikopteri i KFOR-it t&e...