25 Prill 2025, 22:17
Nga M.L
Policia
TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e sotme në Tiranë pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin që dhunoi punonjësen e OSHEE-së ditën e sotme në rrugën 'Artan Lenja', të largohej nga vendi i ngjarjes. Policia bën me dije se në pranga ka rënë personi me inicialet J.C, mbi të cilin rëndojnë veprat penale “përkrahja e autorit të krimit” dhe “moskallëzim krimi”. Mësohet se ky i fundit ka ndihmuar autorin e ngjarjes të largohej nga vendngjarja.
Ndërkohë policia vijon punën për kapjen dhe arrestimin e 38-vjeçarit për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Tiranë/ Ndihmoi autorin e ngjarjes së ndodhur ditën e sotme, të largohej nga vendi i ngjarjes, vihet në pranga 30-vjeçari. Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit që goditi me sende të forta punonjësen e Oshee-s, në lokalin në posedim të tij, në rrugën “Artan Lenja”. Sekuestrohet automjeti i 30-vjeçarit, me të cilin u largua autori.
Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në rrugën “Artan Lenja”, ku mbeti e dëmtuar me sende të forta shtetasja R. H., 37 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin J. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, shtetasin S. C., 38 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes.
Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 38-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
oshee
Aktualitet
25 Prill 2025, 22:19
Dojna Mema
Dojna Mema
TIRANA- Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto ditë. Si shtylla e familjes, si heroinë, si...
Aktualitet
25 Prill 2025, 22:13
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Në vitin 2018, Bashkia e Tiranës do të detyronte të gjithë ndërtuesit që dherat që d...
Aktualitet
25 Prill 2025, 22:12
Dom Mark Pashkja
Dom Mark Pashkja
TIRANA- Ka njerëz që hyjnë në histori me tituj. Dhe ka të tjerë që hyjnë në histori&hell...
Aktualitet
25 Prill 2025, 22:08
M.B
Foto nga emisioni
FIER- Fushata elektorale e këtij viti po zhvillohet më shumë në rrjetet sociale sesa në terren. Politikan&e...
Aktualitet
25 Prill 2025, 21:52
M.B
Foto ilustruese
VLORA- Një aksion nga Forcat Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë të ardhura nga Tirana, së bashk...
Aktualitet
25 Prill 2025, 21:31
M.L
Foto nga emisioni
DURRËS- Në fshatin Romanat në Durrës, Flora Gryka tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan s...
Aktualitet
25 Prill 2025, 21:25
M.L
Foto nga emisioni
FIER- Florian Zenunaj nga Fieri është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi trego...
Aktualitet
25 Prill 2025, 21:21
M.L
Foto nga emisioni
TIRANË- Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mj...
Aktualitet
25 Prill 2025, 21:15
M.L
Kristi Fufi
TIRANË- Para pak minutash ka ndodhur një përplasje me sende të forta ka ndodhur në Farkë të Tiranës. Po...
Aktualitet
25 Prill 2025, 20:34
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Të tjera detaje kanë dalë lidhur me përplasjen me sendet të forta të ndodhur në një ko...