LIVE UPDATES
Aktualitet

I “mban peng” skedën e vdekjes së babait, xhaxhai: Nuk ia jap nipit, kemi mosmarrëveshje

Prej asaj kohe Klajdi nuk ka mundur ta çregjistrojë të atin e ndjerë, pasi skedën e vdekjes bashkë me dokumentet e tjera e certifikatat e pronësisë ia ka vjedhur xhaxhai.

14 Shkurt 2024, 21:35 Nga r.ll
I “mban peng” skedën e vdekjes së babait, xhaxhai: Nuk ia
klajdi shaipi

VLORË- Jemi në lagjen Kushtrimi, në Vlorë, për denoncimin e zotit Klajdi Shaipi, i cili na tregon se babai i ka ndërruar jetë në 11 nëntor 2023. Prej asaj kohe Klajdi nuk ka mundur ta çregjistrojë të atin e ndjerë, pasi skedën e vdekjes bashkë me dokumentet e tjera e certifikatat e pronësisë ia ka vjedhur xhaxhai.

Ky i fundit as nuk ia jep djalit ato e as nuk shkon ta çregjistrojë të vëllain. Ky konflikt është çuar edhe në polici, ku xhaxhai ka pranuar që ka marrë skedën e vdekjes dhe nuk pranon t’ia japë nipit.

Klajdi Shaipi: Kur vdiq babai na morën në telefon. Erdhëm në Greqi, xhaxhai kishte ardhur më përpara. Sa erdhëm ne xhaxhai i kishte marrë ato letra, i kishte futur lart, ku jetonte babai në kat të tretë dhe na i kishte marrë. Kur vajtëm ne, ai tha që nuk i kishte marrë. Pasi i bëri ato, mori disa gjëra nga shtëpia; ka vjedhur derë alumini, ka vjedhur pompën, rakinë, nuk kishte turp për vëllain e vet.

Gazetarja: Kur thoni letrat, çfarë letrash konkretisht ka marrë?

Klajdi Shaipi: Letrat e tokës, letrat e shtëpisë që banojmë këtu, letrat e çregjistrimit…

Gazetarja: Kartelën e vdekjes?

Klajdi Shaipi: Edhe atë e ka marrë, të gjitha i ka marrë.

Gazetarja: Po nga e dini që i ka marrë ai të gjitha këto?

Klajdi Shaipi: I deklaroi në polici ai që i ka marrë letrat.

Gazetarja: I bëtë denoncim juve?

Klajdi Shaipi: Po.

Gazetarja: E çfarë thotë në momentin, pasi e ka pranuar në polici, çfarë thotë?

Klajdi Shaipi: Që nuk ka besim tek unë t’i lë letrat. Do i lë në shtet, kështu tha.

Në gjendjen civile nr. 4 na u konfirmua nga punonjësja e Gjendjes Civile, se i ndjeri Hasan Shaipi, rezulton i gjallë dhe kryefamiljar. Sipas saj, është detyrim çregjistrimi, për më tepër, që kanë kaluar më shumë se dy muaj nga vdekja. Për këtë problem takojmë Bajram Shaipin, vëllain e të ndjerit, xhaxhain e denoncuesit. Ai refuzon të jap shpjegime, se përse nuk ia jep nipit skedën e vdekjes, apo pse nuk e ka çregjistruar vëllain e ndjerë.

Gazetarja: Zoti Bajram, në “Stop” është drejtuar djali i vëllait tuaj të ndjerë, zotit Shaipi. Tani ai thotë që ju keni dokumentet pronave, kartelën e vdekjes të babait të tij, të vëllait tuaj. Ju e keni pranuar këtë në Policinë e Vlorës, përse nuk ia jepni letrat?

Bajram Shaipin: Për këtë ke ardhur ti? S’t’jap përgjigje ty unë.

Gazetarja: Pse?

Bajram Shaipin: S’kam dokumente, kush tha që kam dokumente.

Gazetarja: Me çfarë të drejte mbani kartelën e vdekjes së zotërisë?

Bajram Shaipin: Kush tha?

Gazetarja: E keni pranuar në polici.

Bajram Shaipin: Po mirë e kam pranuar se s’kam vajtur akoma, kur të vete unë do ta ashtu.

Gazetarja: Kur do shkosh?

Bajram Shaipin: Kur të shkoj unë, e di unë kur do shkoj.

Gazetarja: Sot vëllain që ka vdekur, e ke akoma gjallë në Gjendjen Civile.

Bajram Shaipin: E di shumë mirë.

Gazetarja: Po pra, këtë po flasim! Pse?

Bajram Shaipin: Se nuk kam pasur kohë të vete.

Gazetarja: Po përse nuk ia jep djalit?

Bajram Shaipin: Jo djalit s’ia jap unë, ashtu kemi mosmarrëveshjet. Janë muhabete të brendshme.

Në këto kushte, i kërkuam mjekut ligjor në Vlorë, që të lëshojë një dublikatë të vdekjes, në mënyrë që djali të bëjë çregjistrimin e më pas hapat e mëtejshëm për çelje trashëgime dhe kalimin e pasurive në emër të tij. /tvklan

vlore klajdi shaipi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj