14 Shkurt 2024, 20:50
Nga r.ll
martin bardhi
TIRANË- Atentati i ndodhur pak ditë më parë në Kurbin, ku mbeti i vdekur 70-vjeçari Selam Brahimi, është ende pa një autor.
Emisioni “Në Shënjestër” trajtoi mbrëmjen e sotme këtë atentat ku shenjestra ishte Ardian Gjeloshi. Policia ka disa pista hetimore për rastin e midis tyre është edhe ajo e vrasjes së Martin Bardhit, 59-vjeçari, i cili u qëllua me breshëri automatiku, mëngjesin e datës 27 shtator 2023, në ambientet e lokalit të tij, në qendër të Rrëshenit. Nga kjo ngjarje, mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, të pranishëm në këtë moment, bashkë me të në të njëjtën tavolinë kafeneje.
Nuk dihet ende arsyet përse Ardian Gjeloshi, u thirr të dëshmojë lidhur mbi ekzekutimin e Martin Bardhit, por e vërteta është se ai është një nga personat që është marrë në pyetje lidhur mbi dijeninë që ai kishte lidhur mbi këtë ekzekutim.
“Lidhur mbi ekzekutimin me armë zjarri të shtetasit Martin Bardhi, ndodhur më 27 Shtator 2023, në lokalin e tij në qytetin e Rrëshenit, u pyet në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni në lidhje me rrethanat e ngjarjes edhe shtetasi, Ardian Marku (Gjeloshi). Por gjatë marrjes në pyetje, ai nuk dha ndonjë shpjegim me vlerë lidhur me rrethanat e ngjarjes, motivet apo autorët e veprës penale.
Arsyet se përse hetuesit morën në pyetje Ardian Gjeloshin për atentatin ndaj Martin Bardhit, mbeten të paqarta, ndërsa vrasja në Rrëshen po hetohet në vazhdën e sagës së gjakmarrjes mes dy fiseve Reçi e Gjini, që ka shkaktuar shumë viktima. Por kush e qëlloi Ardian Gjeloshin dhe çfarë mund t’i ketë shtyrë porositësit drejt ekzekutimit? A ka lidhje atentati ndaj tij me të shkuarën, apo me ngjarje të cilat shtrihen në kohë, dhe aty ku mendohet se ato janë të vjetra, pasurohen me krime dhe dinamika të reja. Që duket se e bëjnë edhe më komplekse, zbardhjen e atentateve, si edhe ky ndaj Ardian Gjeloshit, ku vetë personazhet e prekur, përpiqen të jenë hermetikë në dëshmitë e tyre. Duke zgjedhur më së shumti ‘omertan’, si një formë për të mbajtur larg problemet, por që ato kthehen edhe më gjakësore në kohë./BW
ardian gjeloshi
Aktualitet
14 Shkurt 2024, 20:45
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një atentat i ndodhur pak ditë më parë në një firmë ndërtimi tronditi Kurbinin. Ndon&e...
Aktualitet
14 Shkurt 2024, 20:28
r.ll
foto e burgut
ITALI- Një i burgosur shqiptar në burgun e Torinos është në grevë urie prej një muaji pasi kërkon t&e...
Aktualitet
14 Shkurt 2024, 20:08
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kur u pyet nga prokurori për 2414 metra katrorë shtesë në pallatin që kompania Salillari sh...
Aktualitet
14 Shkurt 2024, 19:29
r.ll
papa francesku dhe kardinali ernest simoni
VATIKAN- Kardinali shqiptar që duroi dekada burgime, tortura dhe punë të detyruar gjatë godi...
Aktualitet
14 Shkurt 2024, 19:08
r.ll
halil koka
DURRËS- Halil Koka u qëllua me thikë ditën e sotme në qytetin e Durrësit nga 35-vjeçari, Ilir Koçilj...
Aktualitet
14 Shkurt 2024, 18:55
r.ll
organizata studentore shqiptare
SHBA- Organizata më e re kulturore e universitetit Seton Hall, Organizata Studentore Shqiptare (ASO), ishte krenare q&...
Aktualitet
14 Shkurt 2024, 17:55
M.B
Foto ilustruese
KRUJË- Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme pranë një guroreje në...
Aktualitet
14 Shkurt 2024, 17:25
r.ll
ilir koçilja dhe halil koka
DURRËS- Një vrasje ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku u qëllua pë...
Aktualitet
14 Shkurt 2024, 16:23
M.B
Foto, arrestimi
TIRANA- Një 31-vjeçar me inicialet E. Q., është arrestuar në Tiranë nën akuzën se ka abuz...
Aktualitet
14 Shkurt 2024, 16:01
D.Azo
Foto ilustruese
TIRANA- Shkalla e mbulimit të vaksinimit të fëmijëve kundër fruthit dhe rubeolës ka shënuar rënie t...