22 Dhjetor 2024, 10:30
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një taksist 29-vjeçar është arrestuar nga policia pasi i ka vjedhur një shumë parash dhe telefona klientit. 29-vjeçari në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, ka marrë në taksinë e tij 20-vjeçarin me iniciale Xh.H, dhe gjatë udhëtimit, ka ndaluar mjetin në një rrugë të pabanuar në afërsi të lagjes së Çollakëve.
Pasi kanë ndaluar, taksisti i ka marrë me dhunë të riut një shumë parash dhe 2 aparate celularë dhe më pas e ka zbritur nga taksia dhe është larguar. Klienti ka kallëzuar vjedhjen në polici dhe më pas është bërë e mundur vënia në pranga e taksistit i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Finalizohet nga Komisariati Nr.1, operacioni policor i koduar “Night”.
I mori me dhunë një shumë parash dhe dy aparate celularë klientit në taksinë me të cilën po udhëtonte, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i taksisë.
Komisariati i Policisë Nr. 1, pas marrjes së kallëzimit nga një 20 vjeçar i cili kallëzoi se taksisti me të cilin udhëtonte në taksi i kishte marrë me dhunë një shumë parash dhe dy aparate celular, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit Nr.1, shtetasi A.P, 26 vjeç,
Ky shtetas, orët e para të ditës të mëngjesit të ditës së djeshme, ka marrë në taksinë që drejtonte shtetasin Xh.H, 20 vjeç, dhe gjatë udhëtimit, ka ndaluar mjetin në një rrugë të pabanuar në afërsi të lagjes së Çollakëve, dhe i ka marrë me dhunë shtetasit Xh.H një shumë parash dhe 2 aparate celularë dhe më pas e ka zbritur nga taksia dhe është larguar.
Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit A. P., 26 vjeç, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
vjedhje ne tirane operacioni night
Aktualitet
22 Dhjetor 2024, 10:13
ZH.LL
fluks emigrantesh
VLORË- Shqiptarët po rikthehen në atdhe për të kaluar festat e fundvitit. Mëngjesin e sotëm me tr...
Aktualitet
22 Dhjetor 2024, 08:44
r.ll
parashqevi simaku
SHBA- Këngëtarja legjendare e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku pas rikthimit të saj, ka nisur t'i kthehet bo...
Aktualitet
22 Dhjetor 2024, 07:55
r.ll
autori
KORÇË- Një bankë e nivelit të dytë ka qenë objektivi i një tentative grabitjeje mbrëmjen e djeshme n...
Aktualitet
22 Dhjetor 2024, 07:38
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat satelitor i internet, Starlink, ësht...
Aktualitet
22 Dhjetor 2024, 07:27
r.ll
altin dhe iliriana basha, erion veliaj
TIRANË- Sa më shumë kalon, aq më të qarta bëhen arsyet që shtyjnë shumë...
Aktualitet
22 Dhjetor 2024, 07:25
r.ll
TIRANË- Shumica e atyre që kanë diploma pasuniversitare dhe një punë që konsiderohet e mirë për tregun tonë nuk jan...
Aktualitet
22 Dhjetor 2024, 07:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kompanitë duhet të fusnin në kulturën e punës indeksimin e përvitshëm të pagave me inf...
Aktualitet
22 Dhjetor 2024, 07:15
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Depërtimi i masave ajrore të ftohta nga verilindja e kontinentit do të diktojnë kushtet e motit në ve...
Aktualitet
22 Dhjetor 2024, 00:02
I.A
Elton Ilirjani dhe Parashevi Simaku
SHBA- Ikona e muzikës shqiptare Parashevi Simaku është rikthyer në Festivalin e Këngës pa...
Aktualitet
21 Dhjetor 2024, 23:21
I.A
Foto Ilustruese
KORÇË- Një bankë është tentuar që të vidhet mbrëmjen e sotme në Korçë. M&eu...