16 Gusht 2022, 13:40
Nga A.B
Ylli Brahimi dhe Klisman Preci
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka marrë në dorë çështjen e atentatit të Milotit, ku mbeti i vrarë Klisman Preci dhe u plagos Ylli Brahimi. Prokuroria e Kurbinit e klasifikoi atë si një atentat të kryer nga një grup kriminal.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se dosja është tërhequr një javë më parë dhe veprimet po kryhen nga Prokurori i SPAK Altin Dumani. Sipas Lalës, SPAK po kalon në sitë të gjithë kundërshtarët e Ylli Brahimit që besohet se ishte shënjestër e atentatit. Bëhet fjalë për një grup shumë të fuqishëm kriminal në zonën e Laçit dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazareve në aktivitet e tyre kriminale kohëve të fundit.
Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë më 17 korrik.
Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por 108 plumba blindshpues arritën që u futen brenda mjetit. 28-vjeçari Preçi u qëllua i pari, në momentin që ka zbritur nga makina. Ai prej pak kohësh ishte punësuar si shofer nga Brahimi, ndaj dhe kujdesej për të në çdo moment. Pas tij, Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat. Preçi humbi jetën ndërsa Brahimi ndodhet ende i shtruar në spital. Para prokurorëve, Brahimi nuk ka dhënë asnjë detaj nga ngjajra e ndodhur.
klisman preci ylli brahimi spak
Aktualitet
16 Gusht 2022, 13:38
e.k
TIRANË- Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares së Elbasanit Zamira Vyshka dhe nuk e ka pranuar ankimimin e saj duke lën&e...
Aktualitet
16 Gusht 2022, 13:38
A.B
Ervis Martinaj
TIRANË- Prokuroria e Kurbinit ka regjistruar procedimin penal si një rrëmbim i mundshëm, pasi nuk ka asnjë t&e...
Aktualitet
16 Gusht 2022, 13:17
A.B
Policia Gjirokaster
GJIROKASTËR- Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar pasi ka kanosur një efektiv policie, teksa ky...
Aktualitet
16 Gusht 2022, 12:56
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Ndërkohë që Tirana dhe pjesa qëndrore e vendit është nën valën e temperaturave të...
Aktualitet
16 Gusht 2022, 12:43
A.B
Alket Islami
TIRANË- Alket Islami ka bërë të ditur se vija bregdetare është e mbushur plot, që nga Velipoja e deri n&eum...
Aktualitet
16 Gusht 2022, 12:31
A.B
Momenti kur jepet ndihma e pare
SARANDË-Mbrëmjen e djeshme, në shëtitoren e Sarandës iu dha ndihma e parë një turisteje ...
Aktualitet
16 Gusht 2022, 10:48
A.B
Policia
TIRANË- Një e mitur është raportuar e zhdukur në kryeqytet. Policia informon se 16-vjeçarja me inicialet E.K, ë...
Aktualitet
16 Gusht 2022, 10:47
A.B
Policia
TIRANË- Elinta Garo është arrestuar në flagrancë nga specialistët e qarkullimit rrugor. 29-vjeçarja, p&eu...
Aktualitet
16 Gusht 2022, 10:39
A.B
Morine
KUKËS- 53-vjeçari Blerim Bekqeli është arrestuar nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar....
Aktualitet
16 Gusht 2022, 10:28
A.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Aksidenti rrugor i cili la pas 3 persona të lënduar te 'Kodra e Diellit' në Tiranë u shkaktua ng...