6 Gusht 2024, 09:56
Nga r.ll
foto ilustruese
KONISPOL- Një krim në familje ka tronditur mëngjesin e sotëm Konispolin. 69-vjeçari, Hysen Islamaj gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij Shano Islamaj.
Pas kësaj i moshuari, është konfliktuar edhe me djalin e tij, Klemendin Islamaj. Ky i fundit e ka shtyrë të atin nga shkallët e banesës dhe si pasojë 69-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia ka shoqëruar në komisariat 40-vjeçarin, ndërsa po punon gjithashtu për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.
Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
krim ne familje ne konispol
Aktualitet
6 Gusht 2024, 09:53
r.ll
rregullorja
ITALI- Qendra e pritjes së emigrantëve në Lezhë pothuajse është gati dhe nga Italia konfirmohet se 20 gushi do je...
Aktualitet
6 Gusht 2024, 09:49
r.ll
qendra e pritjes ne gjader
ROMË-Testi i parë nga Inxhinierët Ushtarakë, për të hapur vetëm një pjesë të q...
Aktualitet
5 Gusht 2024, 22:42
I.A
Aksidenti
FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë. Mësohet se një mak...
Aktualitet
5 Gusht 2024, 16:48
S.B
foto ilustruese
STRUGË- Dy shqiptarë janë arrestuar në fshatin Veleshtë të Strugës. Mësohet se A.O 21 vje&cced...
Aktualitet
5 Gusht 2024, 15:50
I.A
Ëngjëllush Deliaj
VLORË- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike në Vlorë, ku një 70-vjeçar ka dh...
Aktualitet
5 Gusht 2024, 15:40
S.B
pamje nga ngjarja
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Paper, në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mësohet se ...
Aktualitet
5 Gusht 2024, 15:33
I.A
Foto Ilustruese
CËRRIK- Situata e zjarrit në fshatin Valas të Cërrikut është përkeqësuar mesditen e sotme. M&e...
Aktualitet
5 Gusht 2024, 15:18
S.B
foto ilustruese
HIMARË- Arrestohet një 25-vjeçar në Himarë. Bëhet me dije se F.B 25 vjeç nga Tirana, shiste doz...
Aktualitet
5 Gusht 2024, 14:36
r.ll
spak
TIRANË- SPAK ka dërguar letërporosi Francës dhe Belgjikës, ku ka kërkuar që të identifikohen kodet e apli...
Aktualitet
5 Gusht 2024, 13:57
S.B
paketat e sekuestruara
VLORË- Një 50-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se M.D 50 v...