5 Gusht 2024, 15:18
Nga S.B
foto ilustruese
HIMARË- Arrestohet një 25-vjeçar në Himarë. Bëhet me dije se F.B 25 vjeç nga Tirana, shiste doza kokaine dhe kanabisi në lokalet e natës së Himarës.
Mësohet se në dhomën e tij të hotelit u gjetën dhe sekuestruan 20 doza kokaine dhe disa doza kanabis. Me rastin do të merret Prokuroria Vlorë.
Njoftimi i Policisë:
Himarë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike.
Vihet në pranga një 25-vjeçar që shiste doza kokaine dhe cannabisi, në lokalet e natës.
Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine dhe cannabisi, që u gjetën në dhomën e tij të hotelit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, kanë organizuar dhe finalizuar operacinin policor të koduar “Parts 22”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronte ky shtetas, në Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën 20 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe disa doza lënde të dyshuar narkotike cannabis, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen, kryesisht në lokalet e natës, në zonën e Himarës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
himare kanabis kokaine
Aktualitet
5 Gusht 2024, 14:36
r.ll
spak
TIRANË- SPAK ka dërguar letërporosi Francës dhe Belgjikës, ku ka kërkuar që të identifikohen kodet e apli...
Aktualitet
5 Gusht 2024, 13:57
S.B
paketat e sekuestruara
VLORË- Një 50-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se M.D 50 v...
Aktualitet
5 Gusht 2024, 13:18
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Sëmundja virale “Ethet e Nilit” është rikthyer në vendin tonë pas 13 vitesh. Bë...
Aktualitet
5 Gusht 2024, 13:05
r.ll
altin qato
TIRANË- Drejtori i Policisë Rugore, Altin Qato i cili qëlloi me shpullë një të ri në autostradën Thuman&...
Aktualitet
5 Gusht 2024, 12:51
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim ditën e sotme lidhur me rastet e shantazhimit për dhëni...
Aktualitet
5 Gusht 2024, 12:36
S.B
foto ilustruese
BERAT- Një banor në fshatin Duhanas të Beratit, ka shkaktuar një zjarr i cili doli jashtë kontrollit. Më...
Aktualitet
5 Gusht 2024, 12:26
r.ll
zjarri
KUKËS- Një vatër zjarri është aktivizuar sot rrëzë malit të Gjallicës në Kukës.
Forcat e zj...
Aktualitet
5 Gusht 2024, 12:23
S.B
foto ilustruese
POGRADEC- Tre persona janë proceduar ditën e sotme në Pogradec. Mësohet se J.D 43 vjeç, M.Ç 38 vje&c...
Aktualitet
5 Gusht 2024, 12:07
r.ll
policia e kroces
KORÇË- Një 38-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi u kap në bulevardin ”Rep...
Aktualitet
5 Gusht 2024, 12:06
S.B
foto ilustruese
ELBASAN- Procedohet penalisht një 41-vjeçar në Elbasan. Mësohet se L.M nuk ka marrë masa për sigurimin...