5 Janar 2023, 15:16
Nga A.B
Dibran Hoxhaj dhe lokali ku ndodhi krimi
TIRANË- Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me sherrin që degradoi në vrasjen e 31-vjeçarit në një lokal nate në Prizren. Dëshmitarët që ishin ulur në tavolinë me viktimën Visart Cengun, si dhe Rufgen Shehun dhe Arben Basha, pohojnë se i riu nga Kukësi u vra nga “Kobra”, Dibran Hoxhaj për një birrë.
Pasi Cengu ndërroi jetë, Rufgan Shehu mbeti i plagosur dhe ndodhet te spitali i Traumës, personi i tretë Arben Basha arriti që të shpëtonte pa pasoja, pasi nuk e kapën plumbat. Një familjar i dy të rinjve që mbijetuan nga plumbat e “Kobrës” tregoi për '5pyetjet.al' të gjithë kronologjinë e ngjarjes së rëndë, bazuar te rrëfimi i djemve.
'Janë zënë për një faturë 100 Euro. Këta (tre djemtë) thoshin janë shumë. Këtu ka nisur sherri. Janë rrahur dhe ai “Kobra” doli pabesisht dhe i qëlloi. Ata nuk kanë qëndruar në lokalin “Kobra” për darkë, por pasi janë kthyer nga darka në një tjetër lokal kanë kaluar aty dhe kanë ndaluar për të pirë një birrë.
E pimë, s’e pimë ndonjë birrë, kot këmbëngulën. Qëndruan vetëm 5 minuta. Janë ngatërruar për faturën në fund. Janë zënë brenda dhe dolën për të ikur. Më pas ai (Kobra) i qëlloi pabesisht në momentin që po iknin. Përplasja ishte me personelin më pas “Kobra” i qëlloi te parkingu kur po iknin. Mbyllën dyert e makinës dhe tentuan të iknin, ai i ndoqi dhe i qëlloi. Nuk kanë pasur asnjë konflikt tjetër”, -tha familjari i dy personave që arritën që të shpëtonin.
Si ndodhi ngjarja e rëndë ?
Dibran Hoxhaj dhe pesë të tjerët u lanë në burg nga Gjykata, masë e dhënë një ditë më parë. I riu i njohur si ‘Kobra’ është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visart Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur. Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike.
dibran hoxhaj visart cengu
Aktualitet
5 Janar 2023, 15:09
A.B
Bashkia
POGRADEC- Dorëhiqet nga detyra, nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit. Bëhet fjalë për Johan Sterjon, vëlla...
Aktualitet
5 Janar 2023, 14:02
F.M
Mjekja Aurora Meta Dollenberg
TIRANË- Mjekja Aurora Meta Dollenberg ka komentuar situatën e infektimeve në Shqipëri dhe flusin e të...
Aktualitet
5 Janar 2023, 13:55
F.M
Pacientë
TIRANË- Mjekët shprehen se numri i qytetarëve që shkojnë në spitale për shkak të gripit e virozave t&...
Aktualitet
5 Janar 2023, 13:47
F.M
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj
TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u ka bërë t...
Aktualitet
5 Janar 2023, 13:27
A.B
Aksidenti
TIRANË- Edison Lazri është arrestuar nga policia pas aksidentit tragjik që ndodhi një natë më parë në...
Aktualitet
5 Janar 2023, 13:25
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Një i moshuar është gjetur në mes të rrugës në kryeqytet. Banorët kanë gjetur tru...
Aktualitet
5 Janar 2023, 13:22
F.M
Burg
LEZHË- Një i burgosur që e vuante dënimin në burgun e Shënkollit ka mbërritur i vdekur në urgjencën e spi...
Aktualitet
5 Janar 2023, 13:12
a.l
aksidenti
DIBËR- Aksidenti tragjik me 3 të vdekur dhe 4 të plagosur që u shënua mbrëmjen e djeshme në 'Rrugën ...
Aktualitet
5 Janar 2023, 13:05
F.M
Artan Simaku
TIRANË- Mjeku Artan Simaku u shpreh se momentalisht situata e gripit në vend është në situatën që ka qen&eu...
Aktualitet
5 Janar 2023, 12:37
I.A
Foto Ilustruese
DURRËS- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se një makinë me drejtues 41-vj...