LIVE UPDATES
Aktualitet

I vrau babain tek një bilardo/ Tre dekada hasmëri në Fier, zanafilla e përplasjes së “Ben Qimes” me “Sel Çamin”

Këtë personazh që njihet si biznesmen, thuajse askush nuk arrin ta dallojë si imazh. Sel Çami është përfolur nga opozita për implikim nëpër fushata në mbështetje të mazhorancës. Pavarësisht emrit që i peshon fortë, ky personazh nuk ka asnjë problem me drejtësinë.

13 Shtator 2022, 21:50 Nga k.m.
I vrau babain tek një bilardo/ Tre dekada hasmëri në Fier,
Sel Çami

Inside Story zbulon sot grupet e fuqishme që kanë komandën në Fier dhe hasmëritë e ashpra mes disa familjeve. Ekipi udhëtoi drejt lagjes 1 Maji në Fier, e njohur si “Mali i Çamëve”, pasi banorët aty janë kryesisht me origjinë nga kjo trevë shqiptare. Mes të fortëve që kanë bazën në atë lagje është edhe Renato Sali, i njohur si “Renato çami”.

Këtë personazh që njihet si biznesmen, thuajse askush nuk arrin ta dallojë si imazh. Ai është përfolur nga opozita për implikim nëpër fushata në mbështetje të mazhorancës. Pavarësisht emrit që i peshon fortë, ky personazh nuk ka asnjë problem me drejtësinë. Në të vetmen çështje që ka pasur për akuzën e vrasjes, është shpallur i pafajshëm. Ai nuk ka asnjë konflikt publik të njohur dhe operon si biznesmen i deklaruar në institucione.

Në Fier, nuk është vetëm vrasja e Demir Backës që ka trazuar ujërat mes të fortëve. Një bos i vjetër i zonës është rikthyer në liri së fundi. Selami Hasani, i njohur me nofkat “Sel çami” dhe “Seli i malit” ka lënë qelinë pas 11 vitesh burg për vrasje. Ai, njihet si armiku më i betuar i “Ben Qimes”, njeriut që sot qëndron në majat e piramidës në Fier. Baza e Sel Hasanit është në këtë zonë në lagjen 1 Maji në Fier.

“Nëse ka sot një organizatë në Shqipëri që është shumë e fuqishme, e paekspozuar, ajo padiskutim ndodhet në Fier, dhe nuk rendis dot nëse ka 1-sh, kur them e kanë në rang kombëtar padyshim ka hierarki, por gjëja më e mirë është që në Fier secili di peshën e vetë dhe respekton balancat, statusin e tij”, u shpreh Artan Hoxha.

Në fillim të viteve ’90, Sel Çami ishte ndër kapobandat më të rëndësishëm të Fierit. Arben Isufaj, kishte nisur të bënte shoqëri me të edhe pse “Ben Qimja” aso kohe njihej si djalë që qëndronte larg problemeve. Ai rridhte nga një familje e rregullt. Në fillim të vitit 1994 Ben

Qimja konfrontohet me Pirro Koçiun dhe dy kushërinj të tij me mbiemër Yzeiri që njiheshin si djemtë e “Sel Çamit”.

Babai i Arbenit, Enver Isufaj një njeri që gëzonte reputacion në zonë, angazhohet për zgjidhjen e konfliktit. Por, Enver Isufaj do të vritej në një bilardo në afërsi të banesës në zonën e Sheqit. Në vrasje, dyshohet se kishin marrë pjesë Pëllumb Yzeiraj dhe Vladimir Hasani, vëllai i Sel Çamit. Kjo, zbulohet nga dëshmia e Bledar Kastratit disa vite më vonë, kur ai së bashku me kushëririn e Ben Qimes ranë pre e një atentati.

“Juliani dhe familja e tij kishin hasmëri me të pandehurit Pëllumb Yzeiraj dhe Selami Hasani. Vëllai i të pandehurit Selami Hasani, Ladi, kishte vrarë xhaxhanë e tij Enver Isufi dhe në këtë vrasje kishte marrë pjesë edhe Pëllumb Yzeiraj”.

Kjo ngjarje, do të ishte pikënisje e një serie të gjatë hakmarrjeje mes familjes kosovare të Ben Qimes dhe familjes came të Selami Hasanit.

“Unë njoh dhe kam pasur nëpër duar komplet kontigjentin e trafiqeve aty, të drogës kuptohet, Familjet në Fier, problem kriminalitetit është i mbështetur e zhvilluar në bazë familjare”, u shpreh Dritan Zagani, ish-shef i antidrogës në Fier.

Pasi i vranë të atin, Arben Isufaj largohet jashtë. Nga viti 1994 deri në 1998 ai nuk u shfaq në Fier. Isufaj u shpërngul në Spanjë e më pas në Holandë dhe Itali duke krijuar lidhje të fuqishme në trafikun e kokainës. Ben Qimja u fuqizua shumë dhe u shndërrua në furnitorin kryesor të bandës së Aldo Bares në Itali, siç u zbulua nga përgjimet.

“Fierakët këtë synuan që të ishin grosistët, tregtarët e shumicës, që të kishin kontrollin dhe atë bënë. Ku duhej ta bënin me para e bënë me para, ku duhej aleancë lidhnin aleanca, kanë qenë ndër grupet më korrekte në botën e krimit”, u shpreh gazetari Artan Hoxha./TopChannel

sel Çami fier bandat e fierit renato sali

Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Shtator 2022, 21:15 k.m.

Aksident në Himarë, plagoset 65-vjeçari

Pamje nga aksidenti HIMARË- Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj